Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Faleminderit Glaukus. 
Cdo gje ka ciklin e vet, me eshte dashur shume mund qe ta pranoj kete gje natyrshem sidomos kur po vjen per shume gjera dhe persona njekohesisht ne te njejten kohe. Kam luftuar qe te kete vetem vere, madje kam luftuar qe te mbetem deri tek vjeshta me nostalgjine qe ngjallin ngjyrat e saj te mrekullueshme, gjethet qe bien. Jam munduar qe t'i shpall dyluftim kohes qe mos me merrte me gjerat qe per mua ishin te dashura, te vyera, qe mos i mbulonte me pluhurin e vet te cuditshem, qe mos i largonte deri ne zbehje... por u dorezova. Qava me denesa, por u dorezova, ju dorezova kohes cuditerisht, dhe te papriturave qe ajo me rezervoi.....dhe I let go.... lashe te lira te gjitha gjerat qe i kisha mbajtur me ngulm, i kisha ushqyer me boten time me fantazine time, i kisha idealizuar ndoshta jashte realitetit te tyre. E teksa bej retrospektive tashme, e qete me ndjek nje buzeqeshje..... kam nje prehje ne vetvete..... deri diku tani eshte koha qe edhe une jam nga te gjitha anet e pergatitur t'u leshoj juve kujtimet e mia....... perjetimet e mia........ perhumbjet e mia....... fantazite e mia te neteve te gjata zgjuar....... juve thesareve te mi........ krijuesve dhe mbledhesve..... ose shtrydhesve...... juve lotet e mi..... ndjenjat e mia....... nje pjese times........... sado qe u perpoqa tani e ndiej dhe besoj se ne kete pike bini dakort me mua qe te pakten cdo gje e kam te natyrshme spontane........ qe jeni tashme pjese e te kaluares.... dhe qe mua po me pret nje fillim i ri, nje etape e re ne jeten time, nje pranvere e re, qe sigurisht do kete dhe ajo stinet e veta. Por ka ardhur koha qe te move on........ Jeta nuk eshte gje tjeter vetem nje konglomerat shkembimesh dhe ndihem mirenjohese per cdo sekonde qe kam perjetuar gjithe keto kohe ( s'mbaj mend se sa ).. sepse me kane dhuruar shume........ por ka ardhur koha qe te ec perpara dhe t'u mbart ne vetvete tashme ne nje trajte tjeter, jo ne ate qe keni qene te mesuara te jeni ne jeten time.......
Faleminderit per gjithshka.
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|