Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem Vlerësimi i Temës: 7 votime, mesatarja 4.71.
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Armiku Im


Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shtator 2008 13:33
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Poezite i vendosni ne shqip, per gjuhet e tjera ka nen forume perkatese. Flm

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Gusht 2009 17:47
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Poezi dhe vepra letrare te autoreve te ndryshem

Neper kende te frikshme te trurit tim, te kruspullosur dhe te zhveshur, flene femijet ekstravagant te fantazise sime, flene neper te turbulluarit cepa te trurit, te kruspullosur dhe te zhveshur, duke pritur ne heshtje qe Arti tu japi shikimin e fjaleve, dhe te mund ti paraqes me dhjetevjecar ne skenen e botes.
Fekondohet , si qumeshti i dashurise se Mizeries, dhe ju ngjan atyre prinderve qe krijojne me shume femije nga cmund te ushqejne, Muza ime percepton dhe shfaqet ne faltoren misterioze te kokes, populluar nga krijime pa numra, per te cilat as aktiviteti im dhe as gjithe vitet qe me ngelen per te jetuar nuk mjaftojne per tu dhene forme.
Dhe ketu, brenda, te zhveshur dhe te deformuar, te kthyer dhe te perzier ne nje konfuzion te pa pershkrueshem, i ndiej ndonje here te acarohen dhe te jetojne me nje jete te erret dhe te huaj,shembelltyra te atyre shikimeve qe vlojne dhe tendosen ne nje ankth te perjetshem, brenda vragave te tokes sime, pa takuar forza te mjaftueshme per te dal ne siperfaqe dhe per tu shnderuar, ne puthjen e diellit, ne lule dhe fruta.
Me mua ikin, te destinuar te vdesin me mua, pa mundur qe prej tyre te mbetet fytyre tjeter pervec asaj qe le nje enderr ne mesnate, qe ne mengjez nuk mund te kujtohet.Ne disa raste, dhe para kesaj ideje te tmershme, zgjohet tek ta instikti i jetes, dhe duke u shqetsuar per te tmerrshmen , edhe pse te qete dhe te lengesht, kerkojne nje shteg nga ku mund te dalin ne drite nga erresirat ku jetojne.Por ,AJ,qe mes botes se ideve dhe formes ekziston nje gremine, dhe prej saj vetem fjala mund te shpetoje, dhe fjale, e turpshme dhe dembele , qe nuk deshiron te perdori forcen e saj per ti shpetuar . Memec, te erret dhe te pafuqishem, pas luftes se kote kthehen dhe bien ne brazden e udhes qe kishin, ashtu si bien gjethet e verdha mbasi pushon era.
Keto veprime te femijeve rebel te imagjinates shpjegojne disa nga ethet e mia; ato jane shkaku, te panjohura nga shkenca, i shperthimeve dhe i pakurajos sime. Dhe keshtu, edhe pse keq, vij duke jetuar deri ketu, duke kaluar neper indiferencen e kesaj furtune te heshtur ne koken time. Keshtu jetoj; por te gjitha gjerat kane nje fund, dhe ne fund jam une qe vendos pikat mbi i.
Ne aagjumesi dhe ne fantazi vazhdojne te krijojne mostra. Krijimet e tyre, ju ngjajne bimeve rakitike, godasin per te shfaqur ekzistencen e tyre fantastike, duke shtyre atomet e kujteses si ne nje loje me token sterile.E nevojshme eshte tju hapesh rruge ujrave me te thella , qe shkaterruan digen, duke rritur prurjen e tyre te gjalle perdite.
Ikni tani; ikni dhe jetoni te vetmen jete qe mund tju jap! Inteligjenca ime do tju ushqej mjatueshem qe te mund te jeni konkret. Do tju vesh edhe pse me zhele, mjaftueshem do jete qe te mos turperohet lakuriqesia juaj. Une do doja te shtroja per cdo njerin nga ju nje strof te mrekullueshme mbushur me shprehje te embla, ne te cilen te mund tju rrethoja me krenari, si ne nje veshje te purpurte. Une do doja te mund te gdhendja strofen qe ju duhet te keni, njesoj si te gdhend nje kupe prej ari ne te cilen do ruhet nje parfum i shtrenjte. Me shume eshte e pamundur!
Mjaft me, kam nevoje te pushoj; kam nevoje, ne te njejten menyre sic trupi per gjakun qe kalon neper vena duke shtyre fort, te shplodh trupin, nga mbajtja e kaq shume absurdeve.
Jeni, te dorzuar ketu, si ylli i mjegulluar qe shenon kalimin e nje komete te panjohur; si atomet e humbura ne nje bote ne embrion qe shperndan ne ajer vdekjen perpara se Krijuesi te kete mundur te shqiptoje Fiat Lux (Le te behet Drita) qe ndan qartesine nga hijet.
Nuk dua qe ne netet e mia pa endrra te ktheheni duke me kaluar perpara syve, ne nje zhvillim ekstravagant, duke me kerkuar me gjeste dhe perdredhje pse ju nxorra ne jeten reale, nga skuta ku jetonit te ngjajshem me fantazmat pa lidhje.Nuk dua qe me prishjen e kesaj harpe te vjeter te humbasin edhe notat e mohuara qe kishte.Dua te merrem pak me boten qe me rrethon, nese mundem, te ndaj syte e kesaj bote qe kam brenda ne koke. Me kushton pune te di cfare gjerash kam enderruar dhe cilat me kane ndodhur; dhembshurite e mia ndahen mes fantazmash te imagjinates dhe personazheve real; kujtesa me sjell emra femrash dhe data e dite qe nuk kane ekzituar pervecse ne mendjen time. Me e sakte eshte te mbyll nje here e pergjithmone peshtjellimet qe kam ne koke.
Nese te vdesesh eshte te flesh, dua te fle ne paqe ne netet e Vdekjes, pa ardhur ju, qe te jeni makthi im , duke me mallkuar qe ju kam denuar me asgje perpara se te lindni. Ju duhet te ikni, me pas, nga bota, ne te cilen kontakt i saj ishit dhe te rrini ne nje komo ku te tregoni per qenien qe takuat ne nje shpirt qe kaloi ne toke me gezimet dhe dhimbjet e tij, shpresat dhe luftrat qe beri.


Nje here, shume shpejt do jete, duhet te bej gati canten per udhetimin e madh; nga njera ore ne tjetren mund te ndaj shpirtin nga materia ime per ta vendosur ne vende me te pastra. Nuk dua, kur kjo te ndodhi, tju marr me vete, si ekuipazh shumengjyresh te nje shitesi endacak ne nje anije, apo si thesarin e fshehur dhe apo si zhelet qe ka mbledhur fantazia ime ne trurin e bute.

Gustavo Adolfo Bécquer

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Prill 2010 20:05
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Prostitutat e qytetit të madh Bardhyl Londo

Si do t’ia bëjmë për një flirt sonte, sepse
për dashuri as që bëhet fjalë. Në hollin e hotelit Kosmos
prostitutat presin në radhë. Gjunjë zbuluar nëpër kolltukë
të gatëshme të fusin mes gjunjëve qytetin e madh.

Jashtë dritat e makinave bien mbi dëborën e pistë.
Rrugët e qytetit ndotin me llumëtirë menstracionesh.
Menopauza kurrë s’do ta shterpojë këtë qytet.
Vetëm vetmij qenka e tmerrshme në këtë qytet të zhurmshëm.
Madje vetmia me kurvat pranë më e zezë është
se vetë varri. Vetëm vetminë ka të madhe ky qytet.
Vetë është aq i vogël sa futet në shalët e një prostitute.
Por si do t’ia bëjmë për një flirt sonte sepse
për dashuri as që bëhet fjalë.

Vetminë vrite me kurvën e parë.
Nesër do të lindë një qytet i madh si ky.
Sepse vetëm nga flirtet, kurrë nga dashuritë,
kanë lindur qytet e mëdha.

__________________
.

Modifikuar nga AngelDevil datë 25/09/2010 ora 00:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Shtator 2010 13:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Prostitutat e qytetit të madh Bardhyl Londo

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Si do t’ia bëjmë për një flirt sonte, sepse
për dashuri as që bëhet fjalë. Në hollin e hotelit Kosmos
prostitutat presin në radhë. Gjunjëzbuluar nëpër kolltukë
të gatëshme të fusin mes gjunjëve qytetin e madh.

Jashtë dritat e makinave bien mbi dëborën e pistë.
Rrugët e qytetitndotin me llumëtirë menustracionesh.
Menopauza kurrë s’do ta shterpojë këtë qytet.
Vetëm vetmiaqenka e tmerrëshme në këtë qytet të zhurmshëm.
Madjevetmia me kurvat pranë më e zezë është
se vetë varri. Vetëm vetminë ka të madhe ky qytet.
Vetë është aq i vogël sa futet në shalët e një prostitute.
Por si do t’ia bëjmë për një flirt sonte sepse
për dashuri as që bëhet fjalë.


Vetminë vrite me kurvën e parë.
Nesër do të lindë një qytet i madh si ky.
Sepse vetëm nga flirtet, kurrë nga dashuritë,
kanë lindur qytet e mëdha.



 

Pjesa e pare eshte shume e bukur, vertet e fuqishme, packa se e pamoralshme. Ndoshta bota eshte e tille.

Diku eshte nje fjale "menustracionesh". Gabim, apo lajthitje. E autorit, apo kushedi sesi ka mbetur?

Jo per gje por kam pare tek nje tjeter autor qe ne vend qe te thote"  "reanimacion"

thote: "Raminacion".

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Shtator 2010 19:44
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Amon kush m'ka hy mu sot.


__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Shtator 2010 23:02
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Prostitutat e qytetit të madh Bardhyl Londo

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


 


Diku eshte nje fjale "menustracionesh". Gabim, apo lajthitje. E autorit, apo kushedi sesi ka mbetur?

Jo per gje por kam pare tek nje tjeter autor qe ne vend qe te thote"  "reanimacion"

thote: "Raminacion".



eshte lajthitje e imja qe nuk e redaktova tekstin kur e postova ... skuzmi ke te drejte

bajdheuej si ma ke komshijen thuaji te leje pak dhe per ne

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shtator 2010 00:29
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Timo Flloko


Timo Flloko ka lindur në Pejë më 26 prill 1948. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.
Kete rradhe ai prezantohet me nje liber me poezi te titulluar Rob i Manive nga dhe jane shkeputur poezite me poshte:

*********

URA

Golden Gate
ura e Brooklyn-it
urat mbi lumin Siene
urat e Nilit,
ura e Bunes
urat e Drinit
Ura me e sigurt?
Ura e dashurise,
varur ne perin e dyshimit...!


SYTE

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.


PEJA

Vendlindjes

Peje,
ne ije te Bjeshkeve te Namuna
qe si pleq te moçem
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojne…

zhuritur,
Gryka e Rugoves.
Lart malet shpinat shtrijne,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lote ujevarash,
syte e kalimtareve nginj…

Ka rrjedhur koha lume,
por shtrati i malit s’eshte thare.
Nga padurimi klith:
Me ke pritur heret,
po vij!
Gryka zerin e perpin…
Me peshtjell nje ere, me mpin.
Nderem ne ajri,
dhe me merr harrimi…

Peje,
vendlindja ime,
ne zgrip te pikellimit!...

Peje 1990

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2010 17:48
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

PRES

U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!

Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!

Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!

Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…

************************************

ROB I MANIVE

I perzura komplekset nga vetja:
Inferioritetin
e nisa te parin…
Ik prej meje, dil
kjo bote eshte e ashper per ty
maniak depresiv
ne kopshtet çehoviane shko
shkarko fobite
s’ke strehim ne trurin tim
S’te lodhi perulja
ndjesite diabolike?
Sa here i marr ere nje luleje
druaj se pas shpine
thika me ngulet…!

Supersticionet
gra te pabesa
i degdisa
ne manastirin e harreses!
Ritualet i vara ne kremastare
dal nga preferenca prej kohesh
I hoqa qafe lajkat, pa kortezi
Madame Pandehma – modus
jashte modes!
Grimcat e te perditshmes therrasin:
Nje dite do te te vrasim

Lojera parandjenjash sajojne numrat fatal
mezi c’presin te varem…?
Zbraza raftet e trurit nga kotesite
perzura dhe endrrat!
Kur u shfaq ai, deliri i madheshtise
kaloresi i gamiles, me krye ne hava!
“Jeto madheshtine, me derdellit
kthehu ne vetedije
bota eshte e ngushte
s’ka vend as per hijet…!
Gezo marrine, gjigand!”
me shkund deliranti
E ndoqa pas
askund s’gjeta
per te nje kafaz!

Por, ne mund e stermund
tinezisht nje dite
e shpura delirin ne kopshtin zoologjik
kureshtareve t’ua fal
si gjest filantropik!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2010 17:50
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Eshte poet i dobet, jo vetem ne vargune  e lire, por edhe ne bejtet gjashterrokeshe.

Ja dhe ketu:

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.


Boh! Cudi e madhe. Poezi demek. shohin shihen fshehin fshihen. Pash zotin o milet qe ... nejse aktor i madh, poet kot fare.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2010 19:40
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Bota e librit > Poezi te autoreve te ndryshem

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.