amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Njerezve dhe femrave u jane marre mendte nga hierarkia e rendesive ne jete. Prandaj u duket arritje qe te kene leke per te marre dike ne shtepi te punoje. Madje amori kujton se kjo i jep nje jete me cilesore ne familje. Ne fakt jane detajet e vogla qe perbejne nje familje, qofte dhe gatimi, deshira per te bere gjelle te mira, shpikje ne kuzhine, pazari ne kerkim te ushqimeve te hajrit, te firmes, ndarja mes proshutes X dhe proshutes Y. Fakti qe me nje lloj gjelle shkon nje lloj mozarelle, ndersa mbi nje pizza shkon nje tjeter. Ne fund dhe larja e eneve.
Jo, jo! Cilesia e jetes tende familjare rritet duke shkuar ne supermarket ose pastiçeri pasi ti me ato stereotipe familjare perkufizon cilesine dhe si pasoje gjen kenaqesi ne ato veprime por kjo nuk do thote qe familja ime mund te gjeje te njejten kenaqesi. Familja ime gjen kenaqesi ne perkufizime te tjera si psh. ne te qenit bashke ne dreke ose darke, ne te qenit pjese e problematikave te ndryshme te njeri-tjetrit, duke qene prezente ne momente te veçanta, ne te luajturen e nje loje shah, ne te shoqeruarin gjate jogging, ne te biseduarit mbi nje roman qe te ka lene pershtypje,... .
Une femijes tim mund t'i paguaj njeriun qe i i zgjedh dhe gatuan produktet me te mira dhe une si prind(i ardhshem)mund te zhvendos fokusin nga kalimi i kohes ne gatim ne kalimin e kohes duke biseduar per diten ose duke e ndihmuar te beje detyrat.
Ajo qe ti thua eshte e thjeshte: gatimi dhe larja eshte pjese e interaksioneve familjare qe rrisin koherencen por keto interaksione ne fjale a nuk kane te njejtin funksion si psh.zbukurimi i kopeshtit te shtepise? Une thjeshte kam zhvendosur fokusin ne diçka qe une si prind do beja me qejf; fundja dhe gatimi kur eshte i bere me pakenaqesi humbet funksionin social.
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Modifikuar nga amor alucius datë 03/10/2011 ora 20:54
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|