Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Entusiazem.Aspektativa.Valixhe.Njerez.Ushqime avionesh.Perqafime.Puthje.Doza hipokrizie te papara.Pluhur.Zhurme gjeneratoresh.Fjale meshkujsh te kondicionuar nga astinenca sociale e seksit"O yll,na shendrite qytetin,pa ktheje koken o goce,mos na injoro-Vallai cuno,as ti s'qenke keq nga pamja por per 100 leke s'arrij te kthej koken; aq kushton nje dry te ja vesh asaj goje,keshtu te pakten do kisha shancin te ngaterroja heshtjen me inteligjence"Mengjese te apasionuara ne breg te detit.Stakim i trurit nga thellesia njerezore; ha-ha e hi-hi,shoqeri qe ujit superficialitetin.Perkedhelje egoje.Mall.Deshira.Lodhje...kthim!

P.s.Ah Enya,histori e gjate

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Gusht 2007 00:18
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ah,mike,te kishe pare buzeqeshjen e tije te embel sahere qe merrte nje sms nga ti,ashtu i izoluar nga te tjeret,jam e sigurte qe s'do e lije kurre.Pranine tende e ndjeja edhepse ti nuk ishe,e kjo fale ndjenjes te tije.A s'eshte kjo nje gje e mrekullueshme?!Gjate atyre diteve u ktheva ne nje observatore e fshehur e reagimeve te tija ndaj sms-eve te tu.Ndoshta eshte momenti te ndihesh e dashuruar,shume te tjera ne vendin tend do ishin...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Gusht 2007 20:08
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Me vjen keq qe se more kohen per te me njohur mua. Ndjehem zemerthyer. Nuk deshiroja qe punet te shkonin ne kete menyre. Me duket se... Nxituam!! Gjate rruges dje duke pasqyruar per dramen qe ndodhi midis nesh mendova: "Asnjehere sdo gjej nje vajze me nje personalitet te tille." Ke qene shume e mire edhe ke bere shume per mua. Ishalla isha gabim. Ti je nje nga arsyet pse nuk kam deshire te lidhem emocionalisht me dike.

Lamtumire zemer!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Gusht 2007 22:08
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Gjate pushimeve te mia te fundit ne Shqiperi me habiste cdodite e me teper mungesa e ngrohtesise te njerezve ne publik,aq sa fillova te pyes veten nese keto njerez prekeshin/komunikonin ndonjehere...Fillova te ndihesha anormale per perqafimet,puthjet,bisedat gjate oreve te tera me partnerin ne nje plazh te Sarandes.Ku te dija une qe kjo siperfaqesi,e ndenjur ne te madh,ishte demek nje shprehje "mendjemadhesie" qe mbulonte pasigurite e tyre?!Institucioni i mendjemadhesise bark-boshe.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Shtator 2007 18:35
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

U zgjova sot e lumtur.Ndersa ndjeja takat e mia ne korridor,u trishtova.Ndoshta ishte nje nga heret e fundit qe do degjoja te njejten zhurme,ne te njejtin korridor...Ndoshta do ishte nje nga heret e fundit qe do mjaftonte te hapja nje dere dhe te perballesha me ngrohtesine e njerezve te cilet kane mbushur boshlleqet e mia shpirterore per aq shume kohe.Familja e dyte-siç e quajme tashme njeri-tjetrin.E vertete,ne shume raste,kemi qene shume me teper se nje familje.
Ula çantat qe kisha ne dore ne nje cep,tashme zhurmen e takave te mija se ndjeja me,tashme ndjeja doren time te bere grusht qe "trokiste" ne zyrat e tjera...e nje nga nje,gati ne forme te sinkronizuar dyert e hapen.Nje bote tjeter u hap per mua.Pa trokitur akoma ne dy dyert e fundit ndjej qe takat e mia tashme s'prekin me dyshemene;ai ishte kthyer nga pushimet ne Cape South.Sa me kishte munguar.Me pas perqafime,puthje e shaka pafund.
Fus çelesin ne zyren time,çdogje siç e kisha e braktisur heren e fundit.Sjell çantat brenda,nderkohe zyra ime ishte mbyshur me njerez qe kishin zene vend ku te kishin mundur.Eurot e mia te fundit kishin shkuar ne croissants,termuse me cokollate te ngrohte,leng frutash...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Shtator 2007 18:14
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Shtator 2007...

Ishte dita e fundit e gushtit,e premte 31.
Mu duk e veshtire te pranoja refuzimin tend qe te mos haje me.Ate dite ti as me goje nuk me fole me.Qendroje atje ne shtrat e heshtur,thuajse ne gjendje koma.
Duke te ledhatuar duart qe te flije e qete,kapa unazen tende ne njerin gisht dhe iu drejtova mamit qe rrinte ulur ne divanin tjeter: -`Unazen e nenes do e marr une.....nese ndodh ndonje gje....´
Ti qendroje atje e heshtur,nuk beje ze.I hape syte dhe me pe per here te fundit.Tu mbushen syte me lot,dhe me nje fuqi te jashtzakonshme(nuk e di ku e gjete forcen) me more doren dhe ma puthe.
Ishte takimi yne i fundit.
Dy dite para se te mbyllje syte perhere,mbi jastekun tend gjeta unazen qe te kerkova.Ti e kishe hequr,ishe stermunduar gjithe naten,qe une ta merrja dhuraten tende ne mengjes.Sot e kam ne dore ate unaze,skam per ta hequr me.
Mbasditen e 5 shtatorit ti mbylle syte,aq e qete.A thua vdekja nuk eshte aq e tmerrshme sa thone? Kisha frike nga vdekja,por ti me bere te forte.Flm qe me dhe mundesine te te qendroja prane deri ne fund.
Per dy muaj e tre dite ju humba te dy,por e di qe tani jeni bashke dhe me shikoni qe atje larte.Tani kam dy engjej mbrojtes qe mendojne per mua.
Ju dua shume.
Per gjyshin dhe gjyshen me te mire ne bote.
I perjetshem qofte kujtimi juaj!!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2007 19:13
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Eshte gje e mrekullueshme te ndjesh ngrohtesine prinderore dhe nga njerezit e njeriut qe dashuron. Ishte diçka qe para se te njihja ty e kisha konsideruar si te pamundur.
Me sjelle buzeqeshjen mamaja jote sahere qe ti e viziton pa mua e ajo,mbasi te pyet "pse me ke ardhur pa vajzen?", me merr ne cel. per te pyetur pse s'kam ardhur. Ose per heret qe me pyet nese je sjellur mire, ose per heret qe merr vesh qe po del pa mua e qe te thote te mos e besh. Eshte fantastike te kesh mbeshtetjen e tyre, te te trajtojne si vajzen qe s'kane pasur . Kam fituar dy prinder te tjere perveç te mive...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Tetor 2007 23:56
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Cmenduria ime, dashuria ime.
Krahu yt perreth ne syte e atyre qe mund te kishin spekuluar me dhjetra here mbi nje lidhje te mundeshme tonen, ishte bota mbeshtjellur per mua. Tashme atyre syve qe ndiqnin cdo levizje timen ose tenden, duke analizuar nese mund te ishte shenje dashurie apo thjeshte nje maredhenie profesionale, mund te ju tregoja qe une arrij ate qe dua. Mund te ju tregoja paaftesine e tyre per njohur ate buzeqeshjen speciale, aq diskrete, qe me drejtohej vetem mua sahere qe hyja ne nje ambient ku ishte dhe ti. Ate buzeqeshjen qe te hiqte gjithe barren e autoritetit qe te imponte pozita... Paaftesine e tyre per te kuptuar afersine time fizike ndersa ti po spjegoje gjera aq te ftohta. Aq afer sa arrija te te ndieja frymemarrjen, fragrancen.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 09/11/2007 ora 05:41

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2007 05:29
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bebushi!!!
mace e eger!!!

Regjistruar: 18/10/2007
Vendbanimi: ATJE...
Mesazhe: 76

Perse me sheh ashtu?

Sikur une te kem mekatuar ndaj teje?

perse?te lutem!!!

Po perse  me zhbiron me ata sy?

Oh te lutem,te lutem!

Mos!Oh jo!

Nuk dua

       nuk dua....

Nuk mundem jo,

       te mekatoj me ty

se pragu i mekates eshte i rende per mua

Dhe nuk mundem dot ta kaloj.

Se nuk dua,dua ,nuk dua,

nuk mundem jo!

__________________
genjeshtra qe vrau...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2007 21:50
bebushi!!! nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bebushi!!! Kliko këtu për të kontaktuar me bebushi!!! (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të bebushi!!!'t! Kërko mesazhe të tjera nga: bebushi!!! Shto bebushi!!! në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bebushi!!! në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Sot kam marre e-mailin me te bukur te jetes time. Dhe mbas gati 4 vjetesh bashke me mashkullin tim, ai vazhdon te me habise me variacionin qe sjell ne lidhjen tone,vazhdon te flirtoje me mua si te ishte ne hapat e para te njohjes, atehere kur duhet te zbulonim cdogje per nj-tj...E ai, vazhdon te me beje te pushoj se lexuari mbas cdo paragrafi qe te marr fryme thelle, te perpunoj ato qe sapo lexova, te shijoj ate ekstaz te momentit, te elaboroj ironine e nderthuar me embelsi...te perpij ate mendje aq te fuqishme.

Nuk kam qene asnjehere femer qe mund te shoqerohej me dike qe s'ishte ne gjendje te flirtonte, dashuronte cmendurisht, pa kufinj, me nje mendje pa limite, me nje 'bastard' te dores te pare qe eshte ne gjendje te beje boten te sillet rreth tije dhe meje, me nje mashkull charismatic, qe 'imponon' heshtje me bisedat e tija te mprehta ne nje rreth njerezish, nje mashkull i rrethuar nga femra por qe ngel mashkulli-i-NJE-femre...

E ne fund fare vazhdoj te pyes veten se cfare kam bere ne jete per te merituar kete njeri? E pergjigja e pyetjes vazhdon ende te ngelet enigme per mua...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 23/11/2007 ora 21:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Nëntor 2007 21:39
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.