kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
- Do, s'do nuk po meson asgje. Je e denuar me pseudomesim.
Sot je nje kimere e mangut se ciles i eshte prere ushqimi, dje ishe e plotesuar, pasi cdo jave hapje sondazhe per ban, per njerzit.
Me e keqja eshte se, pikerisht ata, te cilet nuk jane fort te qarte se sa keq u ke bere, jane perseri viktima te mesazheve te tua private, lajka tek te cilat eshte e shkalles siperore, bashke me qarjen e krokodilit.
Kete gje e provove dhe me mua tani se fundi. - tha Berlini.
- Po mire, - nderhyri Madridi - juve thoni se ai tip qenka me nje gen teper hipokrit.
- Une do te shtoja - tha Roma - se ai tip nuk eshte aspak hipokrit, por nje makine e zhurmshme qe vetem demton.
- Jo - tha Praga - nuk eshte ashtu. Une e njoh mire, eshte e vertete ajo qe thote Roma dhe Berlini, por ne nje pike Roma e ka gabim, sepse ai tip vertet eshte me zhurme, por kjo zhurme eshte aq e madhe sa shkon deri tek veshet e shurdher e qe s'kane degjuar kurre, te cilet nuk kane ide se cfar eshte sinfonia, por pranojne si te bukur pikerisht zhurmen qe degjuan.
- Kjo quhet; zhurme nga humbetira, - tha Stokholmi.
- Sic duket - tha Moska - edhe kjo paska vleren e saj.
- Katakombet kane shijen e tyre, - tha Parisi,- ndryshe nuk do te zhvillohej dhe arti indigjen.
- Si thate? - nderhyri Lisbona - arti indigjen eshte me shume vlere per indigjenet dhe, ende nuk e kam kuptuar se, perse ka aq sukses e po perhapet kohet e fundit?
- Eshte fare e thjeshte, - tha Kopenhaga - sepse edhe indigjenet jane shtuar shume.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|