kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Citim: Po citoj ato që tha amor alucius
Sot kam marre e-mailin me te bukur te jetes time. Dhe mbas gati 4 vjetesh bashke me mashkullin tim, ai vazhdon te me habise me variacionin qe sjell ne lidhjen tone,vazhdon te flirtoje me mua si te ishte ne hapat e para te njohjes, atehere kur duhet te zbulonim cdogje per nj-tj...E ai, vazhdon te me beje te pushoj se lexuari mbas cdo paragrafi qe te marr fryme thelle, te perpunoj ato qe sapo lexova, te shijoj ate ekstaz te momentit, te elaboroj ironine e nderthuar me embelsi...te perpij ate mendje aq te fuqishme.
Nuk kam qene asnjehere femer qe mund te shoqerohej me dike qe s'ishte ne gjendje te flirtonte, dashuronte cmendurisht, pa kufinj, me nje mendje pa limite, me nje 'bastard' te dores te pare qe eshte ne gjendje te beje boten te sillet rreth tije dhe meje, me nje mashkull charismatic, qe 'imponon' heshtje me bisedat e tija te mprehta ne nje rreth njerezish, nje mashkull i rrethuar nga femra por qe ngel mashkulli-i-NJE-femre...
E ne fund fare vazhdoj te pyes veten se cfare kam bere ne jete per te merituar kete njeri? E pergjigja e pyetjes vazhdon ende te ngelet enigme per mua...
Je shume me fat Amor, se meshkujt rralle qellojne te jene kaq krijues dhe me variacione ne nje relation. Ti je nga ato qe e gezojne rralle kete lloj fati, mbasi djemkat mbeten gjithmone djemkat e mamakave , sado me floke te bardha te behen...
Te pergezoj dhe me behet shume qejfi, por nuk e mohoj qe me bere edhe pak xheloze , se une edhe mbas 25 vjet martese, me duhet akoma te krijoj vete, qe te sjell variacione ne marredhenjet tona thjesht per te kenaqur veten time, jo edhe aq partnerin tim . Partneri me duhet me shume se ne keto lloj variacionesh qe une krijoj nuk mund te shkoj dot vetem   e dashur.
E paci per jete kete dashuri dhe mirekuptim, i cili mbahet i gjalle vetem nepermjet ketyre variacioneve romantike te kendshme.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|