Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Ka disa lloje lamtumirash. Ka nga ato lamtumira me faret e te cilave mbjellim pemen e se tashmes ,sepse e ardhmja eshte shume e guximshme per t'u premtuar. Mjafton edhe 1 dite per te permbledhur ne nje kartoline urimi trajektoren e nje jete te tere brenda 1 viti. Gjithcka merr nje tjeter kuptim kur ky vit te ka vene perpara sprovave te atilla qe te kane rritur me shume ,qe te kane pjekur me shume dhe qe te kane bere ta duash veten me shume. Viti qe po shkon me ka dhuruar plot emocione ,ndjenja, dashuri,paqe , miqesi dhe realizime deshirash. Me takon mua tani t'i bej dhurata vitit 2009-te. ! E rendesishme eshte qe po e pres me padurim dollin e mesnates, fishekzjarret qe do te pervelojne qiellin,henen dhe yjet nga nxehtesia e tyre nga ngarkesa e deshirave dhe emocioneve dhe me pas ate lodhjen qe ndjen nga mengjesi ku te duket e pabesueshme qe ke mundur te sfidosh dhe te fitosh mbi vrapin e kohes. Oret ikin ,por koha jo. Ate po,qe mundesh ta kapesh ne gracke,mjafton qe te besosh ne vetevte qe e arrin edhe kete si cdo gje qe ke arritur deri tani....Dollite e mesnates, ajo puthje aq e pritshme dhe aq e ethshme akrepash sikur dy trupa qe dashurohen , jane nje deshmi e kohes se zene ne gracke. Pikerisht brenda asaj puthitjeje njerezit ndertojne dhe thurin fatet e tyre te se nesermes.
Happy New Year!!
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|