shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Nuk jane paradokse. Jane propozicione te cilat kane vlere vertetesie. Pra mund te themi qe eshte e vertete ose e rreme.
Konkretisht:
Shprehja "rrethi s'ka cepa" eshte plotesisht e vertetueshme matematikisht. Mjafton te them qe "cepi" percaktohet si nje pike ku funksioni derivat nuk eshte i vazhdueshem.
Gjithashtu:
Mumja mund te kete syze, nqs nje studiues mumjesh cmendet per nje moment dhe i vendos syzet e tij nje mumje. Ne ate moment kemi nje mumje me syze.
Delfinet meshkuj kane penis (mund te debatohet ketu nese delfinet, si gjitare qe jane, futen tek peshqit).
Tek kali i detit, meshkujt jane ata qe behen me barre.
Ajo qe dua te them eshte qe per te gjitha frazat qe permende ti dhe une, mund te themi qe eshte e vertete ose e rreme, nuk jane paradokse.
Koncepti paradoks i referohet arsyetimit filozofik te ceshtjes, ndersa trajtimi jot ka te beje me shqyrtimin shkencor specifik.
Shqyrtimi matematik i mesiperm behet gjithmone sipas nje marreveshjeje paraprake, zaten kjo eshte nje metode e njohur ne math.
Por filozofija nuk i pranon keto menyra, sepse qellimi i saj eshte pikerisht shqyrtimi i shkencave te tjera dhe pergjithesimi i te dhenave te tyre.
tani nje e nga nje
Vendosja nga nje shkencetar sic thua ti e syzeve tek nje mumje, nuk e perjashton paradoksin, por e ben te vertete. Kushdo qe do ta shohe kete gje do te thote: Kjo eshte e pamundur, e padobi, paradoksale. Truri i njeriut perjashton te pamundurat.
Delfinet dhe kali i detit nuk jane peshq. I pari eshte delfin(gjitar) dhe i dyti kale deti, pra jo mashkull ne kuptimin biologjik, nenspecje.
Pra neqoftese "paradoksin" e perkufizojme si nje te vertete qe te con ne kontradiksion, pra nje situate kur e verteta te cudit atehere te gjitha rastet e mesiperme pikerisht te cojne tek ky konkluzion.
Ne math. ka shume paradokse te tilla, por ato lindin piperisht nga marreveshjet qe ne bejme paraprakisht. Jemi ne qe krijojme situatat paradoksale me menyrat iracionale te trajtimit te fenomeneve.
Dimensioni i katert, ose hapesira me "n" dimensione, qe per math eshte kaq e zakonshme, per filozofine eshte nje paradoks.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|