diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Kerkoj brenda vetevetes gjurme hijesh qe ditet pa ty lene pas.
Ta kam thene shpirti im qe une jam i mbushur plot me difekte te cilat me kafshata iluzioni momenteve i jap nje kuptim.
Eshte iluzion vertet,dhe dua ta jetoj deri ne fund magjine e hidhur te saj.
Por mos kujto shpirti im se gjate ketyre momenteve ti nuk je lajtmotivi i diteve te mia,nuk je deshira per te jetuar me vrull pasionin.
Nuk do te mundja kurre te te falja indiferencen,sepse nuk mund te rri indiferent para asaj buzeqeshje ,para fjaleve edhe pa kuptim qe buza jote pertyp,para teje...
E kupton shpirti im qe edhe une kam momente qe luftoj me veteveten pa e ditur se kush jam ,cfar kerkoj,cfar me ben te jetoj me te njejtin intensitet momentet e pasionit dhe dhimbjes.
Ka momente shpirti im qe per veteveten jam i panjohur,jam abstrakt,jam...
Ndihem keq shpirti im vetem nga ideja se mund te te kem lenduar me qenien time indiferent pa dashur.
Ti e di sa nevoj kam per ty dhe ne mungesen tende luftoj me mallin ,me deshiren per te te pasur gjithmon prane meje si tatuazh ne shpirt .
Une e di se cfar ndiej shpirti im,por te lutem me jep mundesin per te te treguar qe ti per mua je agimi i buzeqeshjes,je e magjishme ,je engjelli pa krah qe me fal kenaqsine per te jetuar.
Shpirti im... asgje asgje.
Eshte me mire qe te mos degjosh fjalet e mia sepse ato jane mesuar te lindin keshtu.
Degjo zemren time ajo smundet kurre te te genjej,smundet sepse ajo nuk flet me fjale por me ndjenja...
Me fal shpirt nese... thjesht me fal per cdo gje.
Ps: Te kam shpirt...
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|