agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Citim: Po citoj ato që tha Sy_jeshilja
Patjeter, ta spjegon sycka ty per se behet fjale
Libri fillon me nje telefonate qe i behet nje profesori te Hawardit , i cili merret me studimin e shenjave dhe simboleve te lashta fetare. Nje shkencetar eshte gjetur i vdekur, i damkosur ne gjoks me nje simbol shume te vecante dhe te rralle, simbol i cili perfaqeson nje grup te vjeter shume-vjecar, mjaft i fuqishem, i cili mendohej se ishte zhdukur me kohe. Ketu fillon misteri dhe zbulimi i intrigave . Eshte shume interesant fakti se si autori pershkruan sa i implikuar eshte Vatikani ne gjithe kete hisori.
Pershkruhet lufta mije-vjecare midis shkences dhe fese, permenden figura historike qe ne kohen e Galileut dhe Berninit , dhe perfundon me ngjarjet e fundit te zhvilluara ne Vatikan.
Eshte liber shume terheqes, dhe pershkrimi i ngjarjeve eshte mahnites.
Edhe te ky, edhe te Kodi i Da Vincit, mua m'u desh te hap google, dhe te kerkoj per disa fakte qe permenden ne liber, thjesht per t'i vertetuar. Kam ngelur me goje hapur nga ato qe kam lexuar. Ose Dan Brown ka shume fantazi per te perputhur faktet reale me imagjinaten e tij, ose do kete me patjeter dicka te vertet ne ato qe thuhen ne liber.
Kjo organizata e fshehte quhej " Te Perndriturit", ne anglisht " The Illuminati". Shume njerez ne bote as e kane idene qe kane pas ezistuar, por lexova ne internet qe paska dicka te vertete ne gjithe kete mesele.
Megjithate , e vertete apo jo, eshte liber qe te ve trurin ne levizje.
Po te shikosh me vemendje nje dollarsh-in (1 $ ), shef disa simbole te cuditshme, qe skane te bejne fare me shtetin amerikan .
S'me kishte rene kurre ne sy dicka e tille.
Nejse nesje, se u zgjata shume, me pak fjale mua me pelqeu si liber. Misteri me terheq shume . Te rekomandoj ta lexosh
Pershendetje Sy_ jeshile
Jam e te njetit mendim me ju.. mbi te gjitha per librin "Kodi i Da Vincit"
Jam habitur se si Dan Brown perputh aq mire faktet reale me imagjinaten...!
(sigurisht do kete diçka te vertet qe neve nuk na lejohet ta dime)..
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|