Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Sa njerez te egjer ndaj vetes jemi. Presim momente trishtimi per te nxjerre jashte vetes gjithe mendimet dhe ndjenjat qe i akumulojme per kohe te tera dhe ne momente gezimi rrime e bejme sehir me ate se cfare kemi shkruar ne ate kohe. Rrime e "kenaqemi" me ate dell tonin qe kemi pasur per te shkruar ate se cfare kemi shkruar,pra ne menyre indirekte kenaqemi me vete trishtimin tone. Ka momente kur shterrin burimet e shprehimtarise dhe ne perseri nuk dorezohemi,por kerkojme nje stimul , nje input per te shkruar...,shkruar...,dhe inputi jo rastesisht eshte nje moment trishtimi dhe melankolie. Nuk e teproj po te them se deshira per te shkruar, per te fryre e derdhur qofte edhe per nje cast burimet e shterrezuara, te con ne nje vet-trishtim dhe vet-melankolizim.Kjo nuk eshte asgje tjeter vetem nje shenje crregullimi shpirteror dhe psikologjik. Eshte nje forme sadizimi qe te con ne nje degradim shpirteror dhe moral karshi vetes. Ka ca gjera qe duken kaq te parendesishme, por qe ne te vertete nuk jane. Ka ca gjera qe merren me lehte se c'duhet dhe kete e bejme vetem sepse duam te justifikojme disa veprimet tona sepse na bejne te ndihemi mire. Dikush justifikon tradhetine, dikush meshiren, dikush homoseksualitetin, dikush vrasjen , perdhunimin apo dicka tjeter. Por harrojme qe justifikimi ne vetvete nuk eshte asgje tjeter vecse nje mekanizem mbrojtes i ndryshkur ,qe na sherben per te mbajtur akoma ne ajer pasqyren e thyer te imazhit tone.....nejse....nuk qenkan ne forme sonte.
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|