Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 16/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846
|
Po meqe na ka mberthyer vala poetike.. po bej dhe une sikur..
Ty të dua më fort se natyrën,
Se natyra e gjallë je vetë,
E lirisë ti je shëmbëlltyrë,
Por pa ty dhe liria më vret.
Ty të dua aq fort i shkujdesur,
Sa rrëpira më duket si shteg.
Të pamundurën askush s'e ka prekur,
Dashuria ime e prek.
Ty të dua, të dal'ku të dalë,
Dhe kur pi dhe kur bëhem brutal,
Ty të dua dhe as bëhet fjalë,
Përmbi egon e shenjtë do dal.
Ty të dua më fort se Shekspirin,
Se të dheut këtë bukuri,
Se muzikën pa fund të efirit,
Se muzikë e libër je ti.
Ty të dua më fort se lavdinë
Që kaloi e atë që po vjen,
Se të ndryshkurën perandorinë,
Mëmëdhe s'ësht'ajo,por ti je.
Je fatkeqe? S'pranon ti mëshirë?
Lodhe Zotin me lutjet e tua.
Ty të dua përmbi lumturinë,
Më fort se dashurinë të dua.
E. Eftushenko
Ne fakt kjo me ka pelqyer shume vertete.
__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|