Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Po fergoj patate.
Hm...Duke qendruar prane stufes, mbi taven qe po fergohen patatet: Ne nje dore pjaten ku do fus patatet e ferguara, ne doren tjeter piruni me te cilin po i nxjerr nga tigani, ne cep te buzeve cigarja, tymi i te ciles me shkon direkt ne syrin e majte. E mbyll syrin e majte se po me djeg nga tymi i cigares, largohem pak nga stufa qe te mos bjeri hiri i cigares mbi tigan. Nxjerr disa patate nga tigani, lej pjaten mbi tavoline, shkund cigaren dhe e vej ne cepin e djathte te buzes, marr pjaten, tymi i cigares tani me shkon ne syrin e djathte, e mbyll ate sy dhe mundohem te shikoj me syrin e majte megjithse nuk i ka kaluar mire "djegia" qe pesoji nga tymi i cigares, me ne fund arrij te nxjerr patatet te gjitha nga tigani. Leje pjaten mbi tavoline dhe marr cigaren nga buza, shpetova syrin e djathte, largoj tiganin nga vatra e stufes dhe mbyll stufen, shkun cigaren dhe vij perprara pc-se. Me ne fund po arrij ta pije cigaren rehat! Hm...rehat!? Ajo ishte ne fund sepse e shumta iku-u dogj ne buze kur po nxirrja patatet!!!! 
...Tani, po ndes nje cigare tjeter, ta shijoj sa te ftohen patatet 
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|