Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re korres.jpg
Ky file është shkarkuar 87 herë.

Ka ndryshuar, oh sa te duash!
Nuk eshte me e njejta, e di, e ndjej!
E megjithate Jemi!

Nje foto ne kujtim te kujtimeve te se shkuares!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Maj 2011 19:38
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Thumbs up

‎''...dhe ndoshta kjo ish dashuria...e çakërdisur kuturu...për dreq me trembte largësia...dhe afërsia gjithashtu... ''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Qershor 2011 03:53
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Fjala

Yjet i përshkova sonte
në fijen e hollë t’fjalës
që ka marrë arratinë
e gojë po kërkon me gjet
dyerve t’hueja.

Malli me e dëgjue
zanin sensual e drithërus
t’vërtetës edhe nji herë
m’bani me i hap durt
thu se isha tu kërkue lëmoshë.

Unë isha e tepërt
e fjala m’rrite lirshëm
si teshë e marrun borxh
heshtja e pushtetshme
m’kishte zgurdullu sytë frikshëm.

19 prill 2011 ©

ps: Kjo poezi jam sonte. Sikur te mundohesha me mbledh mendimet e me i hedh ne vargje, do te dilte nje binjake e kesaj poezie.....Por nuk du nji binjake per heshtjen, Jo kurrsesi!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Qershor 2011 04:53
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Smile

Kam mësuar të buzëqesh mes lotëve
dhe lotët me një buzëqeshje t'i fshij.

Kam mësuar që nëse dëshiron të fitosh.
duhet tu bësh të besojnë të gjithëve që je i fortë.
Edhe nëse nuk je i fortë mundesh gjithmonë të arrish një fitore.

Kam mësuar që nëse humb duke luftuar
shija e humbjes është më pak e hidhur.

Kam mësuar që deri në frymëmarrjen e fundit,
ekziston mundësia për të bërë ende gjithçka.

Kam mësuar duke luftuar që jeta
është më e madhja mundësi që të jepet...
dhe fitorja ndaj saj...është e veshur me një buzëqeshje.

(Silvana Stremiz)

PS. I kam mesuar dhe mesoj çdo dite e me shume

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2011 00:42
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Kam mësuar të buzëqesh mes lotëve
dhe lotët me një buzëqeshje t'i fshij.

Kam mësuar që nëse dëshiron të fitosh.
duhet tu bësh të besojnë të gjithëve që je i fortë.
Edhe nëse nuk je i fortë mundesh gjithmonë të arrish një fitore.

Kam mësuar që nëse humb duke luftuar
shija e humbjes është më pak e hidhur.

Kam mësuar që deri në frymëmarrjen e fundit,
ekziston mundësia për të bërë ende gjithçka.

Kam mësuar duke luftuar që jeta
është më e madhja mundësi që të jepet...
dhe fitorja ndaj saj...është e veshur me një buzëqeshje.

(Silvana Stremiz)

PS. I kam mesuar dhe mesoj çdo dite e me shume

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2011 01:46
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

hej zemra mbaje veten njerzit smund te jen prezent s aher i don ti ,mundohu te qetsohehs shpirti pleas

rreshta shkruar vetes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2011 22:30
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

E dashur vete...

Pse dorezohesh tani?
Shtrengo dhembet,mbylli syte dhe ec ne rrugen tende.
Nuk jane lotet qe do te sjellin stuhine ne jeten tende.
Nuk jane lotet qe do te permbysin te sotshmen.

Nese nuk do ta shohesh boten,mbylli syte dhe mos e shiko.
Nese nuk do te te shohin te merzitur, buzeqesh gjithmone.

E dashur vete...
Zgjohu...merr jeten tende ne dore ...dhe fillo te ecesh rrugeve te reja.
Mos harro te kthehesh pas,per te marre me vete ate qe te duket me e mire.
Mos harro te hedhesh pas, ate qe nuk deshiron te marresh me vete.

E dashur vete...
Jemi vetem ne te dyja,si gjithmone...si perhere...ne lufte kundra te gjitha pengesave qe do te na dalin perpara.
Jemi te dyja duke mbajtur njera-tjetren,ne cdo renie nga shkallet e jetes.

E dashur vete...
Rifillo te buzeqeshesh....beje per mua...

E dashur vete...
Fillo te ecesh....duhet te ecesh...ke shume qellime perpara qe te presin...

E dashur vete...
Ngrihu e fillo te ecesh....!!

E dashur vete....
Mos harro Buzeqeshjen! ... Do te na duhet, rruges...! )

21.06.2011 © E.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Korrik 2011 22:52
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Leter vetes dhe atyre...!!!

Kaloi edhe një vit.
Tani kam të drejtë të shënoj edhe një vit më shumë në përshtypjet e mia për botën dhe njerëzit.
Kam të drejtë të them se i jetova në maksimum këto 365 ditë që shkuan.
Kaloi edhe një vit.
Një vit ndryshe, jo si gjithë të tjerët.
Një vit i mbushur me buzëqeshje dhe me njerëz të mrekullueshëm, që asnjeherë nuk më lejojnë të ndjehem vetëm, edhe pse kaq larg njerëzve që dua, larg familjes sime.
Një vit ku lotët shërbenin herë pas here, gjithmonë e më rrallë për të kthjelltuar shikimin tim, për të më hapur sytë që të shihja dhe vlerësoja gjithçka të bukur që më rrethonte.
Një vit ku si gjithmonë, humori im i mirë, më ndihmoi t'iu bëjë ballë shumë situatave, edhe të vështirave.
Një vit ku ndodhi kaq shumë, por edhe kaq pak.
Një vit gjatë së cilit listës së miqve të mi, iu shtuan shumë emra dhe shpirtra të tjerë.
Një vit që më tregoi se me stilin tim te jetës, të mbushur me optimizëm, me buzëqeshje dhe me dashuri për jetën do ia arrij të qëndroj me këmbë në tokë, edhe e fortë në themelet e mia, qofshin këto duke u tundur dhe provokuar, edhe nga tërmeti më i fortë.
E pra sot, po shënoj me shumë mirënjohje një vit tjetër, në jetën time, me gëzimin e pamatë, që mu lejua të jem e mikluara e fatit... e rrethuar nga kaq shumë dashuri dhe mirësi dhe mbi të gjitha ...e të mos ndjerit kurrë vetëm...as atëherë, kur vërtëtë kam qenë.
Nuk kam fjalë të falenderoj jetën, për gjithçka të mirë dhe të keqe që më ka dërguar në ditët e mia. I jam mirënjohëse për gjithçka.
Kam arritur të jem më e fortë, por edhe më e qeshur se më parë.
Kam arritur të njoh se kush vlen vërtëtë për mua dhe kujt duhet t'i mbyll derën në fytyrë.
Kam arritur të njoh miqtë e vërtëtë.
Kam arritur të kuptoj dhe besoj se mes miqve nuk ekzistojnë distanca,as kohore e as kilometrike.
Kam falenderuar çdo ditë e çdo natë jetën dhe Atë, për familjen e mrekullueshme që më ka falur, dhe për gjithë grimcat e dashurisë që më janë dhuruar.
Ndoshta e them shumë shpesh ''Faleminderit'' … por jam e lumtur vërtetë dhe e plotësuar me gjithçka kam.
Një vit më shumë, për të lënë gjurmën time, në sipërfaqen tënde botë.
Një vit më shumë ….dhe unë po prapë, njësoj...e njëjta....sepse Unë nuk mund të ndryshoj asnjëherë...!!!
Kjo jam unë! ♥

© E.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2011 22:13
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

wowwwwwwww eria je e mrekullueshme

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2011 22:21
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Re: Re: Leter vetes dhe atyre...!!!

Citim:
Po citoj ato që tha dylan

wowwwwwwww eria je e mrekullueshme

Faleminderit Dylan

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2011 22:27
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.