heathcliff
i larguar.

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: brenda vuajtes.
Mesazhe: 555
|
Citim: Po citoj ato që tha Auberoni
El-Ninjo, krejt ne rregull, por, ke bere nje gabim logjik.
Eshte e vertete se makina pa kujdesje\mirembajtje do te shkatrrohet me kalimin e kohes. Ne kete perfundim kemi ardhur duke ditur faktet ne vijim:
- Njohim materialin prej te cilit eshte krijuar makina;
- Njohim forcat qe veprojne ne makine;
- Njohim kufijt, madhesine, lligjet dhe forcat qe e vejne ne veprim;
- Njohim rezistencen e makines;
- Te gjithe e kemi te njohur se si reagon makina ndaj zjarrit apo ujit etj;
- Njohim cdo gje rreth makines.
Pra, duke njohur makinen dhe cdo gje tjeter qe e rrethon, kemi ardhur tek ky perfundim.
Tash, nese deshiron te thuash te njejten gje, se universi do te shkatrohet nese Zoti nuk kujdeset per te, duhet te dish te pakten:
-Materialin prej te cilit eshte ndertuar universi;
-Duhet te dish se prej ku deri ku shtrihet universi;
-Duhet te njohesh forcat qe veprojne ne univers;
-Nuk duhet te harrosh se te gjitha ligjet e fizikes e fizikes (pervec te Ajnshtajnit) nuk vlejne sapo leshojme orbiten e tokes;
-Duhet te jesh i sigurt se Zoti ka aftesi te mirembaje universin dhe t'a riparoj;
-Qe te jesh i sigurt se Zoti ka aftesite e duhura, duhet ta njohesh Zotin. Pastaj po e marrim shembull se e njeh Zotin, mendoj se TI nuk je i kualifikuar te ia verifikosh aftesite e tije per mirembajtjen e universit.
Duke marre parasysh se asnjeren prej te lartecekurave nuk e permbush, pra; logjika e shendoshe kundershton pohimin tend si te pabaze sepse per gjera qe NUK i njeh, nuk mund te japesh mendime.
Nese je duke tentuar te thuash se vete ekzistenca e universit dhe e jona logjikisht nenkupton krijuesin i cili posedon te gjitha mjetet\dijen e duhur per te mbeshtetur tezen tende, pra, e ka krijuar, ka aftesi ta drejtoj dhe shkatrroj, prape, ky ngelet vetem nje pohim pamvarsisht nga mundi i kotë qe merr te na bindesh. Okay, as une dhe asnje frymor me dy kembe nuk e di pergjigjen e sakte edhepse edhe une lirisht mund te lansoj nje teori se universin e drejton nje qenie me 17 duar dhe 1 sy, dhe kjo 'teori' imja ndaj tendes do te ishte proporcionalisht e pamundur per t'a deshmuar.
dhe ketu gabon edhe ti i dashur auberon, sepse nuk eshte teoria e el-ninos se ekziton Zoti, ai e beson qe Zoti ekziston dhe per kete ka mjaft prova,,,, as une nuk mund ti them te gjitha, pse jo nuk di aq shume per kete,,, por me beri pershtypje menyra jote e e argumentuarit qe vazhdon ne gabimin e ain't, nuk e di por me duket se edhe here te tjere kam rastesisur te shkruaj per te njejten gje, dmth ne lidhje me Zotin,,,, tani si the ti se mund te ngresh nje hipoteze se universin e drejton nje qenie me 17 duar e nje sy a ca te duash ti,,, duhen edhe provat... dhe provat se ekziston nje Zot kane ardhur qe prej krijimit te gjithesise,,, un po permend vetem disa, permendej ne Ku'ran para 14 shekujsh, se Allahu eshte ai qe nuk i lejon ujerat te bashkohen,,, e kjo eshte e vertete pa dyshim por eshte vertetuar vetem ne shekullin e XX, gjithashtu fakti qe ekzistojne 7 qiej eshte permendur ne Kuran dhe pranuar nga shkenca, gjithashtu aty thuhet qarte, se padyshim Allahu do ti ringjalle te gjithe pa asnje ndryshim, madje dhe bulen e gishtit do ja beje secilit sic e ka pasur,,, dhe kushdo e di se krejt vone eshte kuptuar se shenjat e gishterinjve jane te vecante per sejcilin individ, e shume gjera te tjera jane thene ne kete liber, te verteta qe po vertetohen nga shkenca,,, dhe kjo ska asnje dyshim,,, sepse sikur te mos ishte Kur'ani nje liber i zbritur nga Allahu , atehere do te kishte qene e pamundur per Muhamedin a.s nje njeri i pashkolluar deri ne ate kohe te shkruante gjithe keto gjera te sakta kur s'kishte as shkence te mirfillte dhe asgje qe ne e marrim per granted ne ditet e sotme ne lidhje me teknologjine... pra ne dime disa gjera si te verteta sepse i kemi vertetuar.... por ata kane qene te shkruara ne te gjitha shpalljet... e duke qene keshtu, pra qe ne librat e shenjte perfshi ketu edhe Ungjillin, Zeburin e Teuratin jane vertetuar atehere si mund te dyshoje nje njeri me arsye se ka Nje Zot te Vetem e te Gjithepushtetshem, pasi ne te gjitha keto libra, perbri rreshtave ku jepen keto fakte te pakontestueshme , thuhet qarte se ka vetm nje Zot dhe ai qe nuk ka arsye e llogjike nuk e kupton jo se nuk ka fakte por sepse eshte i verber e i shurdher ndaj se vertetes qe nuk i shkon per shtat...
__________________
....i premtova vetes te mos hesht dhe heshtjes te mos flas.... s.o
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|