Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Citim: Po citoj ato që tha Isra
........................................................................................................................... eh, si kalojne ditet, javet, muajt, vitet...sa cudi, edhe pse nuk eshte aspak cudi. Pse kaq antagoniste me veten time une xhanem!..Jo per gje, por kur i bej nje retrospektive jetes sime, ose me mire gjendjeve te mia shpirterore neper muaj ose vite jane kaq te ndryshme amplitudat e tyre (sic thote dhe Klodel), sa vertet habitem sesi munda te jem ne kete gjendje qe jam sot. Jo se nuk e kisha imagjinuar ndonjehere, por te pakten me dukej e larget, shume e larget, ndonjehere edhe me frikesonin mendimet se nuk do te ndodhte kurre nje ndryshim i tille ne qenien time, te brishte, te dobet emocionalisht, pothuajse te paafte per te perballuar sprovat e kesaj bote, por ja qe njeriu i kaloka te gjitha, madje dhe kthehet neper te njejtat qorsokake neper te cilat me mire te vdiste sesa te kalonte serish, por ja qe ndodhin, asgje nuk eshte e parashikueshme, Zoti eshte ai qe i di gjendjet tona te veshtira, ai na meson ti durojme, ti kalojme dhe te falenderojme per ate eksperience sado e hidhur te kete qene, dhe e ngushellohemi me faktin se ka edhe me keq.......
Mos jam e paqarte? Jo, une e kuptoj shume mire se cfare po ndjej e shkruaj. Kjo ka rendesi, ditar i logel, logel, pse valle te gjitha gjerat sot me duken te vogla, te lehta, te brishta, te pasigurta, ndoshta sepse vete qenia brenda barkut tim me le te mendoj keshtu.....
Sa cudi te ndjesh instiktin e memesise, edhe kur fle kam frike se mos e vras nga levizjet e mia te rrufeshme ne shtrat, sa dhe im shoq trembet kur une nderroj anen.. " :Moj ti, me thote, me zgjove me ate rrotullimin tend prej rrufeje"..Eh, tani jo me, po mesohem te leviz ngadale, ngadale.. (shpeshhere me ndodh ngaqe me dhemb mesi)..
Eh, keshtu, bebushi im eshte brenda meje dhe ne fakt mua nuk me duket se jam shtatzane, sepse barku edhe pse prej 3 muajsh, eshte akoma i vogel....edhe bota me duket e vogel, e vogel, pervec KRIJUESIT te qenies sime te vogel, qe eshte i ipaimagjinueshem i MADH, I MADH....
............
Vetvetiu buzeqesh kur lexoj keto rresha te shkruara me shume dashuri , dhembshuri dhe ndjenje. Besome se edhe une ndihem si ne parajse kur nje femije 3 vjecar , me floke kacurrele, me sy blu te kthjellet si qielli dhe me buze te kuqe si nje luleshtrydhe , me shkelmon , me puth ne hund,sy,gushe dhe me ferkon koken kur i them se me dhemb. Dhe kur mban fytyren e tij mes duarve te tua, te duket sikur ke gjithe pafajsine dhe pastertine e gjithe botes ne pellemben e dores tende dhe vetvetiu "shmangesh",sepse ti ke siper supeve "sfumimet" e "kuntureve te pafajsise" qe t'u "gerryen"nga jeta.......Ah , femijet jane kaq magjike!
ps; Isra te uroj ne shtatzani sa me te mbare dhe te qete. Lexoji femijes tend perralla, mesoje me zerin e embel te nenes se tij dhe fali vetem dashuri.
Kat
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|