F_xhunior
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
PER MISHIN E DERRIT KJO.
Klasifikimi i gjërave në të lejuar dhe në të ndaluar, bëhet sipas urdhrit të All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh disa gjëra i bën hallall (të lejuara) e disa i bën haram (të ndaluara). Pra feja është provim, është një propozim dhe alternativë që u jepet njerëzve. All-llahu xh.sh që ti bëjë njerëzit e përshtatshëm për të hyrë në xhenet i kalon në provime të ndryshme. Për këtë arsye ka vendosur disa gjëra të lejuara e disa të ndaluara. Gjëja kryesore është bindja ndaj këtyre rregullave të cilët i ka vendosur All-llahu xh.sh për ne. Principet e vendosura nga All-llahu xh.sh kanë shumë dobi si për njeriun nga ana personale ashtu dhe nga ana e përbashkët për të gjithë njerëzit. Ndalimi i përdorimit të mishit të derrit është një nga ata urdhra të cilët janë të ndaluar pra haram. Kjo ndalesë në vetvete përmban shumë dobi, disa prej të cilave do ti trajtojmë më poshtë. Lëndët helmuese:
Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, pas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në të ardhmen e njeriut shkakton probleme shëndetësore. Kjo yndyrë që shëtit nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës.Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur (Sutoksin). Për tu hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat limfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo bëhet shkaka për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kjo sëmundje quhet (skrofuloz) që do të thotë “sëmundja e derrit”. Me avancimin e sëmundjes të gjitha gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, rritet temperatura, nisin dhimbjet dhe mbi të gjitha shfaqet një gjendje e rrezikshme ndaj shëndetit.
_________________________________
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|