iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
"Mefisto" nga Klaus Man
Megjithese mbahet si libri me i mire i autorit s'arriti te me terhiqte. Kishte momente ku niveli emocional ne menyren e pershkrimit te historise rritej, por edhe keto momente ishin fare te shkurtra. Nuk arrita te kisha vertet interes per personazhin kryesor. Edhe pse vete autori kishte nje pikepamje gjykuese ndaj heroit te tij, ka gjeni te penes te cilet te bejne ta duash personazhin e tyre kryesor edhe kur ky personazh eshte egoist, cinik, depresiv, arrogant.... edhe ka pasur raste edhe kur ata kane kryer krime me vetedije te plote, gjakftohtesi edhe paramendim e serish ti ke dashur te gjendej nje menyre qe ta shpetonte heroin duar-njollosur te romanit.
Momentet ne te cilat ti vertet futeshe ne brendesi te shpritit te Hendrik (Hajnc) Hefgenit ishin ato kur ai gjendej ne prezencen e te dashures se tij me ngjyre Julietes. Edhe ne disa raste fare te shkurter, pothuajse nje fjali e vetme shfaqej personaliteti i tij i vertet ne prezencen e bashkeshortes se tij Barbares.
Edhe tema e luftes se dyte boterore, nazizmi edhe temerret ishin pershkruar si perciptazi. Deri ne momentin e fundit ti prisje qe historia te merrte nje thellesi ne pershkrim e te prekte tematiken e duhur edhe gjithemon autori e kishte humbur ate shans. Gjithesesi me pelqeu perfundimi... shprehja e fundit e Hendrikut, ankesa e tij ne preherin e nenes qe pakeza e papritur edhe ti kujtohesh se ne fund te fundit Hendriku s'ishte asgje me shume se nje aktor i zakonshem.
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|