Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Endrra
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

                    Mall
 
Mu qep qerpiku, lotin s’ma nxë syri,
Mallin e djegur e hapa sa një det.
Një fluturz krahëbardhë s’di si hyri
Dhe mur më mur flatron e  krahët vret.
 
A mos nga larg më vjen dhe rri në erë
Ky shpirti yt, që s’gjen dot qetësi?
Si ta kërkoj një ëndërzë të prerë
Ç’kam adhuruar si ta gjej tani?
 
Si të shtrij vargun dimrit dritëdredhur.
Të shuaj zjarrin që më djeg në gji.
Vall’ ku ta gjej një fjalëzë të zgjedhur
Të djeg një qiell për ty…me poezi?
 
DXP     ..................25/7/20077:00PM

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Korrik 2007 16:01
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Korrik 2007 19:08
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bleta punetore Kliko këtu për të kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bleta punetore në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Faleminderit Bleta

.
 
....Kujtimesh u përhumba
 
Kujtimesh u përhumba sypafjetur;
Kërkova faqendezur gjer në skaj.
Mes udhësh e mëdyshjesh veç kam mbetur,
Si breshka që tërheq shtëpin e saj.
 
Vështroj dhe syr’ i veshur më venitet
Si qielli midis avujsh tutje rrjedh
Dhe s’di si fshihet jeta nëpër vitet…
…Si vitet jeta heshtur po mi vjedh.
 
Kujtimeve u shtriva, që të gjeja,
Diçka që më përket e dot s’e marr;
Si reve flakëron e vdes rrufeja
Si bryma shkrin e thahet përmbi varr.
 
As gjeta as dhe mora diç të vyer,
Çka shkoi tutje. kurrë s’ka të kthyer. 
  
                           Gusht 2007  Sot ne mengjes

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Gusht 2007 17:59
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Unhappy

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
 
Faleminderit Bleta

.
 
....Kujtimesh u përhumba
 
Kujtimesh u përhumba sypafjetur;
Kërkova faqendezur gjer në skaj.
Mes udhësh e mëdyshjesh veç kam mbetur,
Si breshka që tërheq shtëpin e saj.
 
Vështroj dhe syr’ i veshur më venitet
Si qielli midis avujsh tutje rrjedh
Dhe s’di si fshihet jeta nëpër vitet…
…Si vitet jeta heshtur po mi vjedh.
 
Kujtimeve u shtriva, që të gjeja,
Diçka që më përket e dot s’e marr;
Si reve flakëron e vdes rrufeja
Si bryma shkrin e thahet përmbi varr.
 
As gjeta as dhe mora diç të vyer,
Çka shkoi tutje. kurrë s’ka të kthyer. 
  
                           Gusht 2007  Sot ne mengjes

DXP

Ka edhe dite te neserme DXP

Te nesermen te gjithe e presim duke qeshur..

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Gusht 2007 22:57
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

PER TY

Per ty do lija gjithcka
do braktisja cdo gje te shtrenjte
per ty do beja marrezira e mekate
per puthjet e tua do vdisja e do ringjallesha
Per ty do zgjohesha ne mengjes
e do prisja qe te vinte nata
per ty do qaja e do qeshja perseri
do te falja gjithcka dhe jeten time
qe ti te me falje pak dashuri.
Per ty ,per ne ,per dashurine tone
une kerkoj ,luftoj perseri e perseri
per ty per ty ....
por a ekziston me te vertete ti?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Gusht 2007 00:36
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
PER TY

Per ty do lija gjithcka
do braktisja cdo gje te shtrenjte
per ty do beja marrezira e mekate
per puthjet e tua do vdisja e do ringjallesha
Per ty do zgjohesha ne mengjes
e do prisja qe te vinte nata
per ty do qaja e do qeshja perseri
do te falja gjithcka dhe jeten time
qe ti te me falje pak dashuri.
Per ty ,per ne ,per dashurine tone
une kerkoj ,luftoj perseri e perseri
per ty per ty ....
por a ekziston me te vertete ti?

Faleminderit bjonde per nderhyrjen me nje poezi qe do ta qyaja hiperbolike. te gjitha vargjet jane shkruan ne shkallen e cuditshme dhe aq te bukur te adhurimit. E lexova me vemendje disa here dhe ke kujdes u prtpoqa qe te hyja me boten e poetit apo te heroit poetik.

keto lloj poezish idhullatore te japin pershtypjen e dedikimeve religioze qe jane aq te shpeshta ne kohen e sotme. E kam pare nje tip te tille njehere ne nje site kristiane dhe me beri pershtypje frymezimi i tejskajshem.

 Teknikisht, ve re, se edhe duke perdorur vargun e lire, i cili eshte ne fakt shume i veshtire per keto lloj poezish Liriko-religioze, ti arrin qe te transmetosh idete e tua edhe pse figurat letrare jane shume te pakta, pa perjashtuar nje hiperboleske tramondane (jo hiperbole-mos e ngaterroni) qe pershkon te gjithe poezine.

Urime dhe mirseardhe

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Gusht 2007 23:17
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Pershendetje Mister -DXP te falenderoj per mundimin qe ke marre te lexosh gjerat qe une shkruaj se ndoshta te thuash poezi eshte nje fjale e madhe jane thjesht fjale qe qysh ne moshe te vogel kerkoj ti bej vargje .
Nganjeher keto vargje jane te bukura (mua me pelqejne ) nganjeher nuk te japin asgje kur i lexon(ndoshta te tjeret nuk arrijne t ekuptojne ate qe dua te them ) por mua me pelqen ti shkruaj ndoshta per te lehtesuar veten o te shpreh ate qe ndiej ato momente.
Me thoje qe eshte nje poezi idhullatore dhe ke te drejte atij qe i kushtohej e shihja te tille ate kohe sa per figurat letrare ndoshta nuk do te gjendej figure qe te krahasoja ate qe ndieja ndoshta do ishte pak cdo gje .
Sa per ate thenien "do vdisja e do ringjalleshe " eshte nje varg qe ate kohe e mendoja si loje fjalesh por me vone jo me vone kuptova se dhe vargjet nje dite mund te duken nje koncidence ejetes tende .Ndoshta nje tjeter poezi mud te shpjegoje me mire fjalet qe t ekam shkruar
Ciao dhe pershendetje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Gusht 2007 14:00
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

        Haiku
...
 
.
 
 Frymën e mbajta
 
Frymën e mbajta,
Ndala dhe zemrën time...
...Hënën të puthja.
 
DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Gusht 2007 05:24
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
        Haiku
...
 
.
 
 Frymën e mbajta
 
Frymën e mbajta,
Ndala dhe zemrën time...
...Hënën të puthja.
 
DXP

haiku rralle me godet.

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shtator 2007 18:14
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bleta punetore Kliko këtu për të kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bleta punetore në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

haiku rralle me godet.

Te pershendes, Bleta puntore. 

        .Puth hënën
 
Magjepsur ec natës së vdekur
I vetëm si kukudh.
Më gjunjë ulur buzë pellgu,
Në buzë hënën puth.
 
Pse dridhesh mike faqet prishur,
Nga unë, a vetiu?
Në muzg kjo hënë ç’më ka grishur,
Si ujqit ndjell veriu.
 
Vështroj në pellg qiellin e larë,
As ujk e as kukudh,
Dhe qesh me vete si i marrë,
Dhe prapë…hënën puth.

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shtator 2007 07:15
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Endrra

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.