Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha mashtroi për Gërdecin !!!
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Gerdeci nuk besoj se eshte faj personal….. por nje plage kombetare. Berisha eshte “viktima” e rradhes (edhe pse po behet ca si shume viktime kohet e fundit).
Faji kryesor eshte mospasja e SHTETIT. Nuk ka ligjislacion. Edhe ai qe eshte nuk respektohet. Mbizoteron mentaliteti I moszbatimit te ligjit. Askush nuk denohet per te. Dhe ky mentalitet po trashegohet brez pas brezi. Gje qe te ben pessimist se gjerat do rregullohen. Sa ministra, djem te rinj, ka ne qeveri? Shume. Dhe ata jane nga me te akuzuarit per korrupsion. Milioner ne moshen 30 vjecare me rroge??????? Mah…. .
Nuk me ben shume pershtypje fakti se po bejne leke me shitjen e armeve. Ne gjithe boten eshte biznes i piset (bazuar ne korrupsion), do jete edhe tek ne. Po se mor njeri nuk mjaftohesh thjesht me ate tangentin qe merr po duhet te marresh edhe jete njerezish? Te shkaktosh tragjedi?
Pak male ka shqiperia ku ti mund te kryesh ate operacion, dhe ne rastin me te keq….. do levizesh ca gure nga vendi? Pse duhet ta besh ne mes te Tiranes? Si mund te lejosh hapjen e nje fabrike pa permbushur detyrimet ligjore? (nqs ka te tilla) Atehere ata qe kane firmosur duhet te shkojne ne burg. Nuk ka rendesi nese jane thjesht vegla qe kane zbatuar urdherat. Qe ai tjetri qe do i zevendesoje neser, te mendohet dy here para se te firmose.
Perse shteti duhet te paguaje 20 mln dollare per demet? Eshte fajtor? Edhe nese eshte pse duhet te paguajne taksapaguesit e thjeshte se dikush atje larte nuk di te beje punen? Le te paguaje fajtori.(personi). Vete biznesi duke qene i permasave te tilla duhet te ishte i siguruar. Ti marrin leket Delijorgjit dhe te paguajne demet. Pse duhet ti nxjerrin nga buxheti i shtetit?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Mars 2008 18:27
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Beh, pergjegjes per magazinim ishte kunati i Berishes...

Megjithese do thuash ti faji eshte personal. Cudi te mbetet faji personale kur mal-esori ne fjale eshte kthyer nga Anglia dhe ka gjetur pune ne nivele shteterore fill pas ardhjes ne pushtet te Berishes ne 2005. Me siguri do jene koincidence gjithe keto fakte po he...



Jam më se i sigurt se janë koensideca.
Biles edhe prezenca e Shkëlzen Berishës në shumë ambiente me korrupsion dhe me pare të pista është koencidencë.

Një gjë më bën përshtypje:
Para nja ca javësh Doktorri në parlament i kallëzoi një deputeti të opozitës gjithë biografinë e fisit të këtij të fundit, në mënyrë shumë të hollësishme,
biles dhe sa vizita ishin bërë tek prostituat Moldave.
Besoj se informacionet duhet të vinin nga Shërbimet sekrete të cilat Doktorri ma do mendja i kontrollon me dorë të ashpër.
Dhe tani Zotnia dmth Doktorri nuk ka pas idenë se ku ka qënë dhe cfarë ka bënë i biri i tij.
Sikur mban pak erë kjo mesele.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Mars 2008 22:12
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Ore BERISHA MBAN 9 CELULAR QE INFORMOHET CDO DITE ,NUK I KALON ASGJE ATIJ KA VULLNET TE HEKURTE DOKTORRI ,PO TE SHPRESOJME QE TA SHFRYTEZOJ PER MIREN E POPULLIT ...

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Mars 2008 22:15
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Beh, pergjegjes per magazinim ishte kunati i Berishes...

Megjithese do thuash ti faji eshte personal. Cudi te mbetet faji personale kur mal-esori ne fjale eshte kthyer nga Anglia dhe ka gjetur pune ne nivele shteterore fill pas ardhjes ne pushtet te Berishes ne 2005. Me siguri do jene koincidence gjithe keto fakte po he...





Besoj se e ke degjuar gabim doktorrin;ai tha se e kunata ish divorcuar me baxhanakun dhe kish emigruar pa burrin ne Mbreterine e Bashkuar dhe mbas disa viteve ish kthyer ne Albania dhe ishin bashkuar perseri. Si thua ti Fajtori nuk duhen vendosur njerez konfident ne vende ku fitohet me shumice?.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Mars 2008 22:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Si ore te mos vihen.

I kisha degjuar histori te tilla por si vija rendesi ne fillim. Njerez pa shkolle te kthyer nga jashte per tu bere drejtore dhe koordinatore. Po rendesi ka te jene te klanit tend, se ndryshe ku do i gjeje leket Berisha (por jo vetem ai) per te paguar konsulencen e firmes amerikane qe kishte dhe Gorge Bushi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Mars 2008 02:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Ka leke Berisha ai keshilltarit Tom Ridge i dha 400 mi dollare ,pse nuk ra rasti te jemi dhe ne si Berisha,mos qaj hallin Fajtor ku do gjel leket ,po qaj hallin tone si te bojme na i leke per na udhetim ......

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Mars 2008 18:49
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

NYT: Skandali i furnizimit me armë të ushtrisë Afgane, nën mbrojtjen amerikane

....

Gazeta ndërkombëtare New York Times ka publikuar sot një raport prej 13 faqesh mbi skemën e furnizimit me armë të ushtrisë Afgane nga Shqipëria.


Më poshtë do të publikojmë të plotë këtë raport, mbi të cilin kanë investiguar 7 gazetarë të kësaj gazete.



Shpërthimi i një depoje armatimi në Shqipëri, u bë shkas për të hedhur dritë mbi problemet e municioneve dhe skemën e furnizimit të ushtrisë afgane.




Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria Afgane u bë e varur nga ushtria amerikane, dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al Qaedas dhe Talebanëve.



Por për të armatosur forcat Afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar.



Me një kontratë nga SHBA, të vlefshme 300 milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë.



Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e New York Times ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë Amerikanë dhe Afganë.



Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist, dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshem per jeten e njerzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë.



Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve.



Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është rregjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri.



Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga ‘The Times’, Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë se armët ishin Hungareze dhe jo kineze.



Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje.



Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zv/kolonel Afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966.



“Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar” – tha koloneli, Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm, dhe shumë më pak i sigurtë.



AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Është një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bush-it, dhe strategjisë së tij së luftës.



Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë AEY, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumeta konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se ‘Ushtria’ nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar shumë të paqartë me pak kufizime.


Pas pezullimit të punës, AEY është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme.


Z. Diveroli në një intervistë të shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për mashtrime: “Unë e di se kompania ime bën çdo gjë shumë mirë”- tha ai.


Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. “AEY është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet” – tha ai.


Pyetjet në drejtim të tij, ai ja dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: “Ndërkohë që AEY po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për tu ulur në diskutime për detaje”.


Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë AEY, as Z. Diveroli as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e USA.


Por atij mund ti lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë.


Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.



Një kompani e vogël amerikane ndërton një biznes global


Një djalosh i ri, 25- vjeçar, David M. Packouz, ishte zv/president në kompaninë AEY, dhe është licencuar si masazhit.


Në muajin Janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuar nga municionet e pasigurta që sillte për ta AEY, kanë kontaktuar ‘Army’s Rock Island Arsenal”, në Illinois, dhe kërkuan përfundimin e kontratës me AEY. Komandot që shërbenin në ‘Army Sustainment Command,’ pasi u takuan me përfaqësues të AEY në fund të Shkurtit, thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që vinin për në luftë, për shkak të standardit që ato kishin.



Por menjëherë pas takimit, AEY dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milionë fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga departamenti i sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. “Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra se si ai municion u soll këtu” – tha kolonel Johnson.


Shumë zyrtarë thanë se problemi mund të ishte shmangur nëse Ushtria amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktonin.


Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e AEY-së që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta miliardë dollarë. Z. Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit.



Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë se si Z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-tat, dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare.


“Shumica prej nesh ngrejnë pyetjen, Si ja kanë arritur të futen në këtë biznes?”- tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.



Një kompani ambicioze


Kryengritjet e rebelëve Afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia Amerikane që trajnon dhe mbështet forcat Afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni tek Komanda e logjistikës së Ushtrisë.


Porosia ishte për 53 tipe të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotgani, murtajë, tanke e shumë të tjera. Si fillim forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë.



AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për tu futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të fendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.



Michael Diveroli, i jati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli, ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY.



Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve.



I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, Botach Tactical, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar- Kochba Botach.



Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për Botach Tactical. Ndërkohë Z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy si Michaeli dhe Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete.



“Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi” – tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për Botach? Kur mund ta bëjmë vet këtë punë”.



Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane.



Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit.



Në vitin 2005, kur Z. Diveroli u bë president i AEY-së, në moshën 19 vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, boma, bateri për makinat X-ray- për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.

Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42 –vjeçar që furnizonte AEY në Afganistan.


Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë.


Dy zyrtarë amerikanë të përfshinë në kontratën e Bagdatit thanë se AEY krijoi menjëherë një reputacion të keq. “Ata nuk ishin të besueshëm, dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm”- tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.


Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri te jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtjen e tij në “Dade Country Circuit Court”.




Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrdhëniet e saj me Z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.



Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. “Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë”. Herë të tjera, sipas saj, Z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare”.



Gruaja ka deklaruar në gjykatë se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia.



Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. “Unë jam Presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim” – shkruajti ai në gjyqin e datës 8 Dhjetor, 2005. “Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin pasi unë jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj ç’është e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe paisje luftarake”.



Vështirësitë e Z. Diveroli filluan kur AEY po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë.



Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë “e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë”.



Dëshmitarët kanë thënë në polici se Z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë; por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë.



Në datën 21 dhjetor, 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinëe tij pasi Z. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojen e parkingut.



Sipas policisë, sherri filloi pasi roja refuzoi ti jepte Z. Diveroli çelsat e tij dhe Z. Diveroli hyri në garazh për ti marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se Z. Diveroli dhe Z. Packouz të dy kanë qëlluar mbi rojen; policia kishte fotografuar burrin, mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij.



Kur policia kërkoi Z. Diveroli, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditlindja e tij ishte një ditë më parë.



“Mua nuk më duhet më kjo patentë” – tha ai në polici. “Tani jam 21 vjeç”.



Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe fallcifikim dokumentesh.



Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anullohej.


(Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, Z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në Maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi).


Një i afërm pagoi Z. Diveroli për 1000 dollarë si garanci pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit për konkretizohej.


Që të pranohej, sipas ligjit kompania duhej të ishte një “kontraktor i përgjegjshëm”, dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze.


Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, ‘Banc of America Investment Services’ në Miami lëshoi për Z. Diveroli një letër ku vërtetohej se kompania e tij kishte para ‘cash’ të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se AEY kishte në llogari 5,469,668.95 dollarë.


AEY e fitoi kontratën në Janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën AEY, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: “Oferta e AEY ishte më e mira për qeverinë”.



Armatimet e bllokut Lindor


Si Ushtria Amerikane (Army) ashtu edhe AEY i kanë mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale, dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, për çfarë çmimi dhe sasie.


Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Europë. Raporti tregonte se AEY merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Ceke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë.


Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit.


Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me AEY nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve.


Kur SHBA ose NATO blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin.


Standardet janë të ndara sipas armatimeve pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe eksplozivët degradojnë, dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit – lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj – përshpejtojnë ndryshkjen duke i bërë municionet më pak të sigurta.


Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij; dhe test rregjistrohet.


Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10 vjeçare, sipas Peter Courney –Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s.


Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë AEY, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria amerikane (Army) shkruajti kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë ‘të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim”.


Se çfarë do të thotë kjo nuk mund të përcaktohet. Një zyrat në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë.


“Nuk është kërkuar asnjë testim, dhe nuk ka limit vjetërsie” – tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. “Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-së, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion” .


Kur blihej ky municion, Z. Hutchison tha se, Ushtria kufizohej nga standardet që vinte “klienti”- dmth njësia e Ushtrisë në Afganistan. Dhe sipas tij, “klienti” nuk kishte vënë as kritere vjetërsie as testime për municionin.


Me këto standarde të paqarta në dorë, AEY e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon ti bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasira të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970.


Cilësia e rezervave të armatimeve ndyshon shumë, tha William D. G Hunt, një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij të paktën 90% e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40 vjeçare.


“Nëse do të kërkohej një raport unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit” – tha ai.


Kjo firmë e vogël amerikane e cila u fut në këtë biznes global nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depua shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi.





Para se kontraktorët eUshtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet Shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2,000 ton municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan të shtetit.


Një Program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 ton municion të vjetruar. SHBA kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetëra, që janë ekzaktësisht municionet që AEY bleu nga Shqipëria.


Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishkëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i AEY mori 1000 fishekë për ti asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eksportit në kohën e shitjes.


Sipas të dhënave, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listës së paketimit daton në vitin 1960.


Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike- sipas standardit ushtark të paketimit që mbron municionet nga lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.




__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2008 12:44
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Hmmm, nuk e di ca thote artikulli mesiper ....se eshte shtate kilometra dhe nuk kam kohe e durim ta lexoj,..... po nje gje qe po anashkalohet me Gerdecin eshte se ....... te gjithe jane fokusuar pas "kontrabandes" se armeve..... . Nga ato qe lexova nje dite behej fjale per shifra... 150 mije Euro, 200 mije euro, ngarkesa..... me e madhja ishte 1.2 mln ne mos gaboj. Me keto lloj shifrash.... ata zoterinjte qe merren me armet .... fshijne menderen.
Ajo qe po kalohet si ne hije eshte fakti se per asgjesimin e armeve ne Shqiperi jane akorduar (sic eshte thene ne media) shuma reth......... 40 mln Euro. Dhe ky eshte lek i paster cuna e goca..... .Po asnje nuk po investigon se kush i ka marre keto leke..... .Si jane shpenzuar, cfare eshte bere me to.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2008 16:44
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nese te huajt japin 40 mln euro keto hyjne ne arkat e shtetit se sben. Tjeter pune pastaj se mund te behen makinacione per te futur firmat e klanit vetjak. Pra, kush i ka marre dihet. Pyetja mund te jete "Si i ka shpenzuar?".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2008 17:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nese te huajt japin 40 mln euro keto hyjne ne arkat e shtetit se sben. Tjeter pune pastaj se mund te behen makinacione per te futur firmat e klanit vetjak. Pra, kush i ka marre dihet. Pyetja mund te jete "Si i ka shpenzuar?".


40 mln jane per t'u tenderuar, jo per buxhetin. Po tender 40mln nuk eshte pak. Lek i paster..... qe ka edhe benefite te tjera si shitja e skrapit (tunxhit apo cfare eshte). Kush e ka marre kete tender? si eshte bere prokurimi?..... Qe ketu duhet te filloje hetimi ......... per te dale pastaj tek shperthimi, kontrabanda etj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Mars 2008 23:36
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:50 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha mashtroi për Gërdecin !!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.