shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Drejtesi do te thote zbatim i pa-anshem i ligjit. Askush nuk po ve ne dikutim kete. Ne po flasim per "si duhet te jete ligji" dhe jo "si duhet zbatuar ai" (kjo e dyta ka pergjigje evidente)
Une qe jam pro denimin kapital, nuk e kam fare per inat. Ky eshte nje supozim i padrejte. Une mendoj qe nje person qe vret per motive te dobeta, e humb te drejten e jetes ne shoqerine ku jetoj une. Keshtu e mendoj une.
Nuk diskutohet qe juristet bejne punen e vet aq mire sa munden, por ne ketu po flasim per mendimet tona. Mua mendimi nuk me ndryshon vetem pse nje jurist e mendon ndryshe nga une. Une kerkoj argumentin pse juristi e mendon ndryshe nga une.
Pra me c'kuptoj une, ti mendim tendin nuk ke. Ti thua qe meqe juristet me te mire kane nje mendim, po ashtu mendoj dhe une!!
Konkluzione te gabuara dhe te njeanshme.
Shkeputja e frazave per nje qellim te caktuar e humbet meriten e te dialoguarit ne nivel racional.
Kero jane metoda shume te njehura, per te shpelare trute e turmes.
Per temen dhe medyshjet(Pyetjet) e tua:
Kur flas per juriste, nuk kam parasysh nje ndjekje te verber qe mund t'ju bejme atyre ne rolin e turmes(crowd ne terminologjine filozofike). Ka nje tjeter kuptim fjala "jurist" qe une kam perdorur. Ata jane profesioniste ne fushen e ligjeve, ata ndjekin nga shume drejtime me te miren e mundeshme per nje vend.
Profesionist, eshte nje term shume i perdorur dhe ndoshta e ka humbur kuptimin, por po te jap nje shembull qe te kuptosh me mire(megjithse e di qe e merr vesh. Ideja eshte qe te te mbyll shtegun e keqinterpretimit te idese sime se e shoh qe paske talent qe te harrosh disa fjali dhe te shkeputesh disa te tjera)
Kur flasim per vendosjen e cmimit te nje malli, te gjithe kemi mesuar se vlera e nje malli eshte shuma e kostove te: lendes se pare, energjise se harxhuar per prodhimin e mallit, rroga e shitesit, cmimi i nderteses edisa vogelsira te tjera si transporti dhe moda.
Po te kerkosh ne fushen profesionale do te shohesh se ka qindra vellime me libra te shkruara se si manipulohet cmimi.
Pra juristet dhe sociologet ndjekin zhvillimet e nje kombi, tendencat e tij (orient oksident) kanunet e ligjet e brendeshme te cilat jane edhe freret e inateve mesjetare. Ata shohin qindra statistika, shembuj te jtere dhe mbasi diskutojne (ne nivel profesional) vendosin si eshte me emira per kombin ne nje etape te caktuar te zhvillimit te tij.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|