Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabllogramet për femrat, modën e Bllokun shqiptar

Teksa ecën teposhtë rrugëve të ”Bllokut”, zona më moderne e Tiranës, të lind dyshimi nëse je vërtet në një vend në zhvillim. Makinat e shtrenjta dhe veshjet e modës janë të rrejshme për syrin në fillim – por po ti shohësh nga afër kupton që nuk jnaë aq të shtrenjta, më shumë sesa farfuritëse e pompoze. Ndërsa moda ndjek trendet dhe stilet perëndimore, përshtatja e tyre në vend është interesante. Gratë menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre. Për gruan e re mesatare moda e përgjithshme konsiderohet ajo e kategorisë së klubeve të natës së e Hollivudit, ndërkohë që të rinjtë zgjedhin xhinse (mesatarisht i veshin një numër më të vogël se i tyri) dhe t-shirt të ngjitur pas trupit.

Megjithatë, në qytetet e vogla të periferisë ka një përzierje interesante të veshjeve të vjetra tradicionale me stilet e modës së fundit. Kjo ndodh zakonisht për shkak të boshllëqeve që ekzistojnë mes brezave, ku të vjetrit e një brezi janë mbërthyer pas traditës, ndërsa të rinjtë përpiqen të ndjekin modën “perëndimore” sa më shumë që të jetë e mundur (brenda kufijve zakonisht striktë të buxhetit të tyre).
E veshura mirë perceptohet si një shenjë e pasurisë, e kundërta me periudhën komuniste, kur shumica e njerëzve kishin vetëm pak veshje të cilat i mbanin për vite me rradhë. Tani shumë njerëz harxhojnë një sasi të mirë të parave për rroba në përpjekjet e tyre për të ndjekur një mënyrë jetese perëndimore.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2011 09:49
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabllogramet: Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!


“…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.

Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.

Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.

Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament. Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një ngjitës mbi plagë sesa një kurë.

Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të dështojnë…”

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2011 09:54
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabllogramet:

LAJME këqija në TVSH

Në të njëjtin kabllogram javor të 24-30 majit, 2008 mbi mediat, ambasada i kushton një kutiçkë të vogël TVSh-së.

TVSH, televizioni publik i Shqipërisë ka kaluar nën administrim të ri pas shkarkimit të ish-Drejtorit të vet, Lutfi Dervishi.

Stacioni mbahet për mungesë të teknologjisë moderne apo personelit të strukturuar, dhe është parë si një zëdhënës gazetaresk i Qeverisë. Nën Dervishin, programimi u bë disi më i balancuar nga plotësisht i fokusuar krah qeverisë që ishte, një ndryshim i mirëpritur nga shikuesit, duke u përqendruar më pak në pasqyrimin e aktiviteteve të qeverisë dhe më shumë në çështje të tilla si pasojat sociale dhe politike të shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec më 15 mars. Ndërsa audienca është rritur gjatë mandatit të Dervishit, ai filloi të marrë telefonata nga ministrat e qeverisë shqiptare që ankoheshin për mbulim të pafavorshëm. Përgjigja e Dervishit: ”Lajmet janë realiste.”






Kabllogrami me pullë të kuqe

Në kabllogramin me titullin “Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual” Ambasada i kushtoi vëmendje çështjes Pango.


Ai ka qenë Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në të kaluarën dhe profesor për shumë vjet, ku ai detyroi anëtarë të Fakultetit dhe studentë të tij për të punuar për fushatën e tij politike në vitin 2005, vit në të cilin ai
botoi librin e tij të trashë mbi psikologjinë, duke e kopjuar atë nga një libër tjetër (plagjiaturë) e ku ai përdori nxënësit për të bërë përkthimin nga gjuha angleze (…) dhe kishte një reputacion për agresione seksuale të paftuara ndaj studenteve femra (…)

… Pas gjithë sa është thënë dhe bërë, Pango vazhdon të jetë deputet i Parlamenti dhe është duke kërkuar për një punë tjetër. Kur çudia e ngjarjes së tij të zbehet, ai ndoshta do të përfundojë duke punuar përsëri në një universitet, dhe do të qëndrojë i përfshirë në politikë, si shumë figura të ngjashme politike të “turpëruara” si ai e kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri …

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2011 10:05
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Të akuzuarit e qeverisë Berisha


Ambasada Amerikane thjesht habitej: si ka mundësi që zyrtarë të akuzuar, apo me precendentë të padenjë për të qenë funksionarë të rëdësishëm u ishin besuar detyra të larta.

Dy vite pas tragjedisë së Gërdecit, ambasadori amerikan, Uidhërs, sipas kabllove të “Wikileaks” vërente se ish-ministri nuk ishte përgjigjur para drejtësisë.
Në rastin e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango shfletohej e shkuara e tij dhe pyetej se si kishte mundësi që ai ishte bërë ministër në qeverinë Berisha, edhe pse kishte patur pikëpyetje mbi integritetin moral dhe profesional.
Një tjetër drejtor vijonte punën në administratë, edhe pse në gjyq, ai akuzohej si urdhërues për tortura dhe zhdukje personash.

Ambasada amerikane ndalej këtu, por jo karriera e emrave të përmendur apo e të tjerëve zyrtarë që patën fate të ngjashme me ta. Dhe asnjëri nuk ishte fatkeq, sepse edhe pse të akuzuar, edhe pse me dosje korruptive në prokurori, edhe pse vizitorë të rregullt të gjyqeve dhe përballjes me akuzuesit, ata u ricikluan në qeveri nga kryeministri Berisha, në mos në ato poste që kishin, në vende më të mira. Ministrat u ribënë ministra, ose drejtorë të lartë dhe drejtorët mbajtën postet e tyre, ose në pozicione më të rëndësishme të qeverisjes.



-vijon-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2011 21:04
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Të akuzuarit e qeverisë Berisha




-Ministrat-

Të paktën tre ministra ishin të akuzuar publikisht për afera.

Fatmir Mediu ishte ministër i Mbrojtjes dhe njëri prej hartuesve të bazës ligjore për operimin dhe funksionimin e bazës së demontimit të municioneve në Gërdec të Tiranës, ku në 15 mars 2008, u vranë 26 njerëz, mbi 300 u plagosën dhe u shkaktuan dhjetra milionë euro dëme në bizneset familjare apo private. Mediu dha dorëheqjen në 19 mars 2008, duke marrë përsipër përgjegjësinë politike për tragjedinë. Por prej asaj dite ai nuk u përgjigj para drejtësisë, edhe pse prej tre vitesh vijon një proces gjyqësor. Atij iu hoq mandati i deputetit, por e rifitoi atë bashkë me imunitetin e hequr nga Kuvendi, pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Jo vetëm kaq. Në qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të dy viteve më parë, Mediu u emërua Ministër i Mjedisit dhe vijon të jetë një bashkëpunëtor i ngushtë politik i Berishës, si kryetar i Partisë Republikane.





Lulzim Basha ishte Ministër i Transporteve, kur në 2006 nisi rruga dhe tuneli Rrëshen-Kalimash, një investim që i ka kapërcyer 1 miliard eurot. Segmenti pa projekt dhe kosto fillestare iu besua konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka”, duke mënjanuar nga gara firma të tjera. Dosja e rrugës përfundoi në prokurori, dhe akuza konfirmoi një dëm prej rreth 220 milionë eurosh të shkaktuar nga vendimet abuzive
të ish-ministrit të MPPTT-së Basha. Por pas dorëheqjes së së ish-ministrit të jashtëm Mustafaj iu u emërua si kreu i diplomacisë. Gjatë kësaj kohe institucioni që drejtonte ishte pjesë e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e ujërave dhe të shelfit kontinental, ndërsa para zgjedhjeve të vitit 2009, Basha firmosi paktin detar, i cili u rrëzua në janar 2010 nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.

Por edhe pse vazhdonte gjyqin në shkallët e gjyqësorit, Basha u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë “Berisha 2” dhe falë procedurave arriti të mbyllë dosjen me prokurorinë për rrugën e Kombit. Ndërsa aktualisht, pas marrjes së mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, përmes një procesi të dyshimtë dhe me vendim të Kolegjit Zgjedhor dhe të KQZ-së, ai është bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit Berisha.




Ylli Pango, është një “fenomen” që i lë pa gojë amerikanët. Kabllogrami i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në mars 2009, pas skandalit seksual, tregonte atë që dinin shumë prej shqiptarëve, sigurisht edhe kryeministri Berisha për të shkuarën problematike të Pangos kur ishte pedagog dhe më pas ministër, si abuzues me postin dhe me fondet për OJF-në që drejtonte. Por megjithëse berisha e shkarkoi për 6 minuta ministrin, “syrgjynosja” e tij nuk zgjati shumë, edhe pse mallkimet më të zeza ishin bërë për të në sallën e kuvendit, kur unanimisht i ishte hequr mandati i deputetit. Në shkurt 2010 me propozim të kryeministrit Berisha Pango emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit (AKTI), fillimisht me 15 punonjës, e cila ka për mision që të vlerësojë, të financojë, të monitorojë dhe të administrojë programet dhe projektet në fushën e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri.


-vijon-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2011 21:08
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Të akuzuarit e qeverisë Berisha



Berisha ricikloi drejtorët e akuzuar për krim dhe korrupsion

Në 13 maj 2008, ish-ambasadori amerikan Uidhers informonte për akuzimin e Drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve Arben Sefgjini, nga prokuroria për rrëmbim torturim me pasoja të rënda, në kohën kur ishte drejtor i Shërbimit informativ Kombëtar në Tiranë dhe Berisha ishte president.
Edhe pse akuza dha masën arrest shtëpie, kryeministri Berisha nuk pranoi të largonte nga posti i drejtorit të tatimeve Sefgjinin edhe pse për diplomatin amerikan, refuzimi i kryeministrit ishte vendim i diskutueshëm politik dhe ai inkurajonte prokurorinë për të arrestuar Sefgjinin. Ndodhi e kundërta. Pas mbarimit të arrestit shtëpiak, Sefgjini emërohet nga Berisha, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Provës, instyitucion në vartësi të ministrisë së Drejtësisë, dhe që përgatit raporte vlerësimi para dhe pas gjykimit si dhe realizon mbikëqyrjen e të dënuarve me dënime alternative me qëllim mbrojtjen e interesave publike dhe parandalimin e kryerjes se veprave penale.

Ky gradim i tij bëhej edhe pse në gjykatë vijonin dëshmitë për rrëmbimin e Ziso Kristopulit, Avdyl Loshajt dhe Remzi Hoxhës dhe ku njëri prej të pandehurve, Avni Koldashi akuzonte Sefgjinin se e kishte urdhëruar ta merrte po në bisedë operative shtetasin shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, që ende rezulton i zhdukur, prej tetorit 1995.

Kur Prokuroria e Përgjithshme mbushi dosjen voluminoze të rrugës “Durrës-Kukës”, e sidomos për financimet në ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, bashkë me ministrin Basha ishin edhe zyrtarët e tjerë si Armand Teliti apo Andi Toma. I pari ishte zëvendësministër i Transporteve, gjatë kohës që u firmos ndërtimi i rrugës, ndërsa i dyti ishte drejtor Juridik. Pas mbylljes së dosjes për “procedura”, Teliti, u emërua drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, post që vijon ta mbajë edhe sot, ndërsa Toma, u bë drejtor në Drejtorinë e Rrugëve.




Drejtorë me “dosje”

Ambasada Amerikane nuk ka arritur t’i përfshijë të gjithë emrat e zyrtarëve të sotëm që ishin të akuzuarit të djeshëm.

Shumica drejtorë që sot veprojnë në emër të shtetit ligjor, por që mëse një dekadë më parë sulmonin shtetin, apo e braktisnin detyrën. Bie fjala gjeneral Agim Shehu. Ai ishte drejtor i Policisë së Shtetit në vitin 1997 dhe largimit nga vendi u akuzua për dezertim. Pas më shumë se 9 vitesh ekzil në Gjermani me statusin e azilantit, ish-zëvendës-ministri i Rendit dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë u rikthye në Tiranë pas ardhjes së Berishës në pushtet dhe në dhjetor 2006, Gjykata e Lartë pushoi akuzat ndaj tij dhe vendimin e Gjykatës Ushtarake të Apelit, që e kishte dënuar 8 vite burg me akuzat për “dezertim” dhe “dëmtim të armatimit”. Ai është prej dy vitesh drejtor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve.

Si puna e Shehut janë edhe shumë drejtorë që sot janë në funksione të rëndësishme në drejtori edhe pse emrat e tyre janë aktivë në dosjet e gjykatës për grushtin e shtetit dhe trazirat e 13-14 shtatorit 1998, me të cilat Berisha tentoi të vinte në pushtet me dhunë.





Kuliçaj, ish-truproja e Berishës që nuk preket nga askush

Zyrtari që gëzon mbrojtjen më të madhe nga kryeministri Berisha është ish-truproja e tij personale dhe sot zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.

I akuzuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, institucionet e BE-së në vendin tonë, ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Kuliçaj qëndronë në detyrë sepse shkarkimi i tij mund të bëhet vetëm nga Berisha. Ja çfarë thotë kabllogrami i Ambasadës Amerikane në Tiranë që mban datën 25 nëntor 2009:



“…Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me drejtorin e Inteligjencës, Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij. Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj. Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë ,e kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit…

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, or ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar. Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn. Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha, pasi ka qenë truproja i tij. Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt…”.




-vijon-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2011 21:16
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

6 deputetët e lidhur me krimin


Në një kabllogram të 13 gushtit 2009 të titulluar “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar”, Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgon Uashingtonit një informacion të detajuar për gjashtë deputetë shqiptarë të dyshuar si të lidhur me krimin e organizuar. Më poshtë pjesë nga kabllogrami:


“…Tom Doshi, një deputet i PS-së në Shkodër. Doshi, i përmendur në raportin e Qendrës për të Drejtat e Njeriut për sulmin fizik ndaj një gazetari në Hotel Sheraton, është një nga figurat kryesore që financon përpjekjet e Partisë Socialiste. Ai njihet si deputeti më i pasur, me një pasuri të deklaruar më të madhe se 15 milionë dollarë dhe i dyshuar për trafik narkotikësh. Doshi ishte në parlamentin e kaluar si deputet i PD-së dhe ndryshoi krah vetëm pak përpara zgjedhjeve.



Lefter Koka: Përfaqëson LSI-në në Durrës. Koka është një anëtar i atij që ndoshta është familja kriminale më e njohur në Shqipëri me lidhje me trafikun e narkotikëve, qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera ilegale.



Sokol Olldashi: Olldashi është momentalisht ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Deputet i PD-së nga Fieri dyshohet për kontrabandë mallrash dhe lëndësh narkotike. Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje.



Lulzim Basha: Sipas një burimi në PS, ministri i Jashtëm Basha, i cli përfaqëson PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij. Kushërinjtë e kriminelit premtuan se “do të organizonin” njerëzit në Elbasan që të mbështesnin Bashën. Krimineli u lirua më 29 qershor, një ditë pas zgjedhjeve.



Paulin Sterkaj: Deputeti 48-vjeçar i PD-së nga Shkodra është një ish-mundës profesionist me pak ose aspak edukim. Sterkaj ka qenë më parë në PS dhe është akuzuar nga një ish-shoku i tij se ka vrarë një politikan në Shkodër disa vjet më parë. Sterkaj pretendon se ka interesa biznesi në naftë, restorante dhe ndërtime, por shumë pak dihet për aktivitetin e tij.



Gramoz Ruçi: Deputet i PS-së dhe Sekretar i Përgjithshëm. Ruçi ka lidhje afatgjata me trafikantë narkotikësh dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA që nga viti 2005 pasi nuk ka të drejtë të marrë vizë të përhershme…”

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2011 21:20
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Vizio, ti kot ke humb rrugeve te Gjermanise, duke u ngritur perdite ne 4 te mengjesit i dendur ne kafe.

Shko ne Shqiperi vellai, kap nje pune tek PS-ja, sektori i propagandes. Je perfekt per ate pune, do jesh i lumtur.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2011 21:31
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Vizio, ti kot ke humb rrugeve te Gjermanise, duke u ngritur perdite ne 4 te mengjesit i dendur ne kafe.

Shko ne Shqiperi vellai, kap nje pune tek PS-ja, sektori i propagandes. Je perfekt per ate pune, do jesh i lumtur.





Jam me mire keshtu sic dhe ku jam.

Cfare bej, e bej thjeshte per "Hobby"



p.s. Dicka me vjen keq, dhe shume ama qe nuk kuptohet se; Nuk duhet te cilesohesh perkates i nje - ndonje Partie (as si kap perkatur dhe as do i perkas kurre), sepse "lufton" me shume nje tjeter!

Sipas bindjeve te mia, Partia dhe personave antare te saj te ciles, une i vihem hapur kundra me shume dhe, tashme, dihet nga Ju ketu (jo vetem Ju), e meriton.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2011 21:55
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Vizio, ti kot ke humb rrugeve te Gjermanise, duke u ngritur perdite ne 4 te mengjesit i dendur ne kafe.

Shko ne Shqiperi vellai, kap nje pune tek PS-ja, sektori i propagandes. Je perfekt per ate pune, do jesh i lumtur.

Une po te isha krytari i partise socialsite do dergoja agjenda ne gjermani ta rrembenin vizion qe te punonte per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 01:13
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.