yjori
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 69
|
Leter vetes (vazhdim)
E lashe letren mbi tavoline, u ngrita, mbusha nje filxhan kafe e u ula para dritares. Poshte ne rruge leviznin prapa xhamave te heshtur njerezit dhe makinat. Nje pellumb kish qendruar ne parvazin e ballkonit, me pa shkurt me syte e tij te rrumbullaket e pastaj fluturoi e ndaloi ne oxhakun e shtepise perballe. Pata ate ndjesine qe mund ta krahasosh me nje enderr te pare dy here: me dukej sikur po perjetoja perseri nje dite pranvere para dy vjetesh e u rrenqetha nga mendimi se mbase qe edhe i njejti pellumb, e ajo qe pasoi ishte pyetja nese vertet kishin kaluar dy vjet apo...
E njoh mire kete pike te vdekur. Venia ne dyshim e te vertetave me te thjeshta ka nje dimension paranoik, nga ana tjeter eshte pikerisht medyshja e dyshimi qe na shtyjne te thellojme njohjen. Ky lloj pohimi nenkupton mohimin ne vetvete: natyrisht edhe ky nje paradoks tjeter, pasi te njejten fraze mund ta perdoresh si argument per te vertetuar te kunderten. Merr nje te vertete te pranuar nga te gjithe, veri nje pikepyetje te madhe e nisu nga aksioma se te gjitha pergjigjet e mundshme jane te verteta: ky eshte plehu mbi te cilin lulezojne artet e filozofite. Mund te shkosh edhe me tej: cdo pergjigje e mundshme eshte nje e vertete potenciale te cilen sic thame mund ta vesh ne dyshim e keshtu me rradhe reaksion zinxhir derisa te linde meduza,bomba atomike, kucedra, partite, turmat a ku di une cfare lloj tjeter qenie shumekokeshe. Kjo lloj bardhezie eshte e mbarsur me te kunderten e saj ashtu sic eshte pergjigja binjaku i pyetjes: viktimat, individet, heronjte, profetet, udheheqesit etj. Jane te rralle njerezit qe dyshojne ne ate qe bejne. Nje artist pershembull qe ka krijuar nje veper e merr si te pranuar faktin qe hapi tjeter eshte publikimi i saj. Ndoshta ekziston edhe nje lloj tjeter krijuesi, ekzistenca e te cilit eshte e pavertetueshme pasi ai nuk le gjurme. Nese ne jemi ajsberge me shtate te tetat te zhytura ne uje apo vullkane te fjetur, nese nuk shohim vetem ate qe ndodh por edhe ate qe mund te kishte ndodhur apo ate qe ka ndodhur e qe nuk e dime, atehere ka shume te ngjare qe Juda, Neroni apo Stalini te kene qene foshnje te pafajshme krahasuar me potencialin e fqinjit tend ose pse jo, pikerisht me ty. Ti je djalli vete ndoshta, vetem se nuk te eshte dhene mundesia ose thesht nuk ka rene rasti, ashtu sic ka te ngjare qe te jesh gjeni universal ose vete Mesia. Nese nisemi nga teoria e kaosit sipas te ciles termeti shkaktohet nga fluturat eshte gjithashtu e mundshme qe ti ndonese je marangoz i thjeshte apo punon me turne ne fabrike, je fshatar, kasap, balerin a ku di une, te jesh njekohesisht edhe shefi i botes ne mos krijuesi vete. Te qenit shkaktar ka dicka blasfemike. Eshte me mire ta konsiderosh veten pasoje. Nese dergjesh ne shtrat, kjo me siguri se eshte prishur moti ose te kane pare shtrember e te kane bere magji. Bestytnia eshte ana tjeter e medaljes. Alternative tjeter arsyetimi teper e perhapur ne kohet tona moderne eshte te konsideruarit e vetes si shkakpasoje ose anasjelltas. Nese nuk ndihem mire e kam fajin vete; secili e ka jeten ne dore e fati eshte dicka qe e kemi vete ne dore, pak a shume si kovacet qe rrahin hekurin. Kjo nenkupton natyrisht ndarjen e vetes ne dy pjese, nje pjese qe shkakton e nje pjese pasoje, nje dore qe lan tjetren. Normalisht eshte kjo dora e arsyes, e cila ne disa raste kthehet ne grusht apo shuplake.
Po nese kthehemi ne fillese e perpiqemi te menjanojme gabimin qe perseritet, domethene shtrojme nje pyetje qe eshte njekohesisht edhe pergjigje, ose pergjigjemi me nje pyetje, ose as nuk pyesim e as nuk pergjigjemi, ose....Vura buzen ne gaz : nje bote memece.Ne fillim ishte fjala, ne fund heshtja. Po filloj vete i pari pra te eci mprapsht. Hapi i pare: Pergjigju vetem kur te te pyesin.Hapi i dyte: pergjigju me gjeste. I treti: Nxirr nga xhepi pusullen e parapergatitur „ Jam shurdhmemec i lindur. Ju lutem shkruani ate qe doni te me thoni!“. Pastaj me syze te erreta e symbyllur ne udhekryq, ku njerezit te ndihmojne te kalosh ne krahun tjeter...
Rrufita nje gllenjke kafe, ndeza nje cigare, vura muziken qe kisha degjuar edhe atehere, mbylla perdet, ndeza nje qiri, e vura mbi tavoline e tek shikoja flaken qe dridhej e kerciste e lashe veten te bjere ne rrjedhen e tingujve derisa pak nga pak humba vetedijen e kohes, te vendit e te identitetit. Fillova te tundem ngadale ne fillim e pastaj me shpejt, te rrotullohem ne ritem e nuk zgjati shume kur fola edhe fjalet e para me nje ze tjeter...(vijon)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|