Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Top Channel (rikthehet) Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 3.33.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

persh mayday

Heren e pare kam lexuar kete teme pa i kushtuar shume vemendje postimeve, ndersa sot ve re se qeka nje nga temat me interesante ne forumin horizont, ndersa me vjen keq qe arsyet teknike e pasken shkurtuar letren tende.

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 01:47
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Me gjithe nderimin per respektimin e kohes se harxhuara nga personat qe kane shkruar ne mesazhet e fundit, mund te them se nuk kane thene ndonje gje te vlere.

Mayday ben shume mire qe tregon prapaskenat sepse keto na bejne te shohim me qarte nepermjegullen qe rrethon ambjentin shqiptar, politik, mediatik, apo arsimor.

Nga ato qe ai ka shkruar une kam nxjerre shume mesime dhe kam kthjelluar mendime. Mayday duket qe eshte njeri i pjekur dhe profesionist. Ate qe ka thene e ka faktuar dhe e ka mbeshtetur.

Ne kete forum nuk nxitet hakmarrja personale por po flasim per gjera ku perfshihemi te gjithe, per profesionalitetin dhe prapaskenat e fushave me kryesore te shperndarjes se kultures dhe informacionit. Natyrisht ka persona qe preken nga keto fakte, por, nuk jemi ne por ata persona qe preken qe duhet te edukohen me transparencen dhe me pergjegjesine qe duhet te kene per veprimet e tyre dashakeqe ne mbulimin e se vertetes dhe ne mbytjen e informacionit te lire.

Profesioni i gazetarit eshte i shenjte sepse eshte ai qe me zotesine e tij duhet t'i tregoje popullit te verteten dhe te analizoje padrejtesite dhe parregullsite e sistemit qeverises dhe ta drejtoje ate drejt zgjidhjes se problemeve. Gazetareve tane u mungon ne shumicen e rasteve profesionaliteti por qe tu mungoje edhe sinqeriteti kjo eshte dicka qe nuk u duhet falur.

Ne njefare menyre edhe ky forum eshte nje media. Por ne ndryshim me median komerciale ketu diskutimi eshte i lire dhe anonim. Kjo gje i jep akoma me shume vlera realiteti dhe perfshin problemet me te mprehta pa friken e censures dhe te hakmarrjes se te prekurve.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 04:12
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
krisha manjolia
Anetar i ri

Regjistruar: 27/01/2004
Vendbanimi: Kryeqytet
Mesazhe: 1

sqarim...per te gjithe replikuesit e mi

fteses per te thene anen tjeter te gjerave po i pergjigjem me shume dashamiresi, duke nenvizuar se une nuk jam Z Aldo...
ka ca gjera ende te pasqaruara ne theniet e mayday, lidhur me trajtimin e tij nga punedhenesit(me gjithe nderhyrjen e asaj gruas). qe ne ate periudhe kur atij ju ofrua pune ne prove me stafin e ff jane marre dhe dhjete te tjere paralelisht me te. ku secilit i binte qe ne periudhen e proves te sillte apo te zbardhte nje teme ne tre kater dite. aq e di une qe punoj ne tch qe kerkon nje teme ne fiks fare te behet ne menyren profesionale te gazetarit me te gjitha faktet dhe zerat pro dhe kunder asaj ceshtjeje. di qe te gjitha temat e mayday kane qene te pergjysmuara, qofte per shkak te nderhyrjeve qofte per shkak te zvarritjeve te tij per shkaqe te tjera... dashamiresise se tij per te denoncuar fakte pao mardhenie pune pas kuintave me eproret e tij, une i kunderviem. shumica juaj me sa shof jeni jashte shqiperise dhe besoj se te gjithe ju e keni pare mentalitetin e njerezve me te vertet kapitaliste atje te ju, gjithmone ne mardhenie pune. nuk e di se sa prej jush punoni atje ku jeni, por kam pershtypjen se ligjet mbi mardheniet e punes atja japin shanse te pafund qe cdonjeri te mund te rehabilitohet aty ku e ka vendin apo ku e perballon volumin e punes. nuk me duket normale qe te vish ne pune ne oren 11 te drekes te kercasesh e te ikesh ne oren 2 duke u mjaftuar me ca telefonate apo xhiro me makine e PUNEDHENESIT deri tek institucioni perkates e pastaj te pretendosh qe nuk ke hapsire te besh pune, nuk ke kameraman, apo te te japin urher qe nuk ke per ta bere kete teme.
une jam gazetar dhe di nje gje te sigurte se per te thene nje gje te "rende, te rrezikshme me pasoje koken, te veshtire te komplikuar" ka njeqind deri ne miliona variante... them variante dhe jo menyra, pasi kjo e funidt eshte vetem nje dmth te vereteten, ndersa variante ka ... mund ta fillosh me folje, me mbiemer me gjeagjeze etc dmth je i lire ne pafundesi duke e veshur te vereten me cfare rrobash don ti, per te thene nje te veretete te ngushte...

nje pyejte kam per ata qe jane jashte shtetit...

si jane te ndertuara raportet punedhenes punemarres aty ne vendet tuaja,? gjithsesi nuk besoj se ka afate 2 mujore per te bere nje teme, apo pritje te gjata per te ardhur ne mbledhje, apo pretendime per rroge kur nuk ke prodhaur asgje??? nuk me duket se mayday ka harxhuar aq shume energji per te bere nje telefon te alb telekomi mbi ceshtjen ne fjale, apo per te marre dokumentat nga dora e dikujt tjeter qe i kishte siguruar???

pershendetje revolucionare.

PS: tch nuk ka arritur majat dhe nuk ka per ti arritur as per 100 vjet, jo se nuk duan apo se nuk kane njerez thjesht nuk i lene dhe ky eshte problemi sipas mendimit tim. ka shume pavaresi per te qene i lire ne Shqiperi dhe kjo eshte teme per diskutim ku une ju ftoj

__________________
jam teper i vogel per tu bere i madh... dhe teper i madh perte qene dikush!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 18:51
krisha manjolia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të krisha manjolia Kliko këtu për të kontaktuar me krisha manjolia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: krisha manjolia Shto krisha manjolia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto krisha manjolia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Persh krisha, zoti Aldo apo kushdo qofshi. Pak rendesi ka emri kur ne rastin konkret i rendesishem per tu diskutuar eshte fenomeni.

Vura re ne postimin tend se flisnit per nje gazetar qe kishte nderruar rreth 12-13 vende pune, une nuk e di se cfare pozicioni ka patur may-day ne keto media te tjera, por nuk besoj se eshte normale qe nje person te levize brenda 2 vjetesh edhe me shume sesa aq, sidomos kur ky mobilitet eshte i justifikuar me levizje ne karriere, apo vende me optimale pune.

Mbase ne TCH mund te jene mbi 380 persona te cilet punojne edhe sakrifikojne per te qene me afer publikut, per te projektuar nje format te ri te ekranit i cili tashme pas ligjit per piraterine eshte i tejmbushur me emisione ku mbllacisin politikanet, por une desha te di sa prej tyre jane te siguruar? Dhe te mos harrojme sa prej tyre jane siguruar me page reale.

Gjithashtu te hedhesh ne rruge nje gazetar, te cilit nuk i ke dhene as pagen nuk me duket nje veprim i drejte, sidomos atehere kur ekzistojne masa pershkalluse penalitesh si heqje dite pune, largim te perkohshem etj. A u ndoqen keto masa shtrengimi nga ana e ketij stafi ndaj ketij personi dhe nqs nuk jane ndjekur a ishte keqdashje, apo nje praktike rutine pune e juaja ?

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 19:10
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

E vleresoj guximin tuaj!

Pershendetje Edmond!

E lexova postimin tuaj, i njoh te gjitha keto qe ju shprehni, jane prapaskenat e perhershme prapa kuintave mediatike, mgjth te pergezoj per guximin. Sy kemi te gjithe te shohim, por kur vjen momenti i te berit publik stepemi,.... Jam e bindur se me gazetare si Ju, ka per te ndryshuar imazhi i ketij brezi jo-profesional dhe medioker.
Te uroj Fat, dhe te vleresoj per vlerat qe po i jep Forumit.

Me respekt Mona

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2004 17:26
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Gjithashtu edhe une bashkohem me mendimin e Mones.

Faktet tregojne qarte se ne anen e kujt rendson peshorja e drejtesise dhe e ndershmerise. Nuk eshte se ne u besojme symbyllurazi atyre qe thote Mayday por duke i krahasuar me eksperiencat tona dhe me nje fije llogjike kuptohet fare lehte se kush eshte se duhet te ule koken perpara ndershmerise dhe profesionalitetit.

Kjo nuk ul aspak punen e Topit thjeshte ben transparente probleme qe ndodhin ne te gjithe mediat shqiptare dhe krijojne idene e drejte te rrjetit informatik ne Shqiperi qe eshte ne nivel shume te ulet. Duke shtuar ketu edhe politizimin e organeve te medias dhe interesat e rendomta te padroneve, edhe preferencat e tyre epshore, dalim ne perfundimin se niveli eshte nentoke. Per fat ka edhe shume gazetare apo punonjes te tjere qe dalin jashte mediokritetit dhe i japin gazetarise shqiptare dinjitetin dhe karakteristikat e mira per te cilat u jemi mirenjohes.

Ju uroj suksese Mayday dhe shpresoj qe te ecni sa me shume, jo ne karrieren me kompromise por ne rrugen e profesionalitetit. Jeni i ri dhe keni shume rruge perpara, heret a vone ky sistem i peshtire do te shkulet nga rrenjet. te siguroj qe nuk do te mbeten ne Histori as kacaket as servilet dhe as kompromisaxhinjt sepse ata nuk kane nje fytyre dhe nje karakter. Ata e ndryshojne sa here qe nderrojne padron apo interesa.

P.s. Mayday njoh shume prej emrave te permendura nga ju dhe mund te te garantoj nga ana ime qe ke thene vetem te verteten. Duke filluar qe nga Olimbia apo Ferdinandi e Gjergji te Ballkanit e deri tek Bar "Venezia", disko Krokodili dhe Juveniljat e Topit.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 00:43
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
TetoVa_ReBel
Anetar i ri

Regjistruar: 30/01/2004
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 1

topi eshte top fare

Top channel eshte me i mire ne te gjithe hapsiren shqiptare dhe kush dyshon gabon ,he pra se ishte mesuar KLANI te kete konkurent si SHIJAKTV;BBF;......

__________________
Punes qe ke per sote,shtyje sa me gjate

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 00:52
TetoVa_ReBel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të TetoVa_ReBel Kliko këtu për të kontaktuar me TetoVa_ReBel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: TetoVa_ReBel Shto TetoVa_ReBel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto TetoVa_ReBel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Fajtori!
Ne nuk kemi gje ne dore. Madje une jam ai qe them se sado te shfryhemi kunder tyre ata "te tjeret" kane ne dore gjithcka dhe ndoshta po te lexonin shkrimet tona do te buzeqeshnin me qesendi. Pra nuk nxehem aspak, thjeshte po diskutojme mbi te drejten e nje njeriu ne bazen e mendimeve tona personale.

Une nuk i quajta te gjithe njerezit ashtu. pls Fajtori mos me keqkupto. Quajta ata qe i permbushin keto kritere. Quajta "Kompromisaxhinj" per te mos quajtuar "ku..." ata vajzat qe bekan Orgji (sipas fjaleve te mayday).

Quajta servile ata qe bejne cfare u thone shefat duke mohuar te verteten.

Quajta kacake per te mos quajtur Kriminele ata qe kane vrare me dhjetera vete e qe jane arrestuar nga prokuroria e cila u ka bllokuar edhe aktivitetet.

Ndaj ju lutem nuk dua qe te pergjithesohet ajo qe une percaktoj per nje kategori te caktuar. U heq kapelen profesionisteve sepse i kam si shembuj per te perparuar. por nuk mund te kem shembull ata qe me servirin antivlerat. Ndoshta cfare eshte per mua Antivlere per dike tjeter eshte dhunti dhe vlere. Secili nga ne ka te drejte te zgjedhe anen dhe kahun e perkrahjes. Nuk dua te behem monoton duke thene gjithmone se ky eshte vetem mendimi im.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2004 16:59
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pas dy dite mungese kjo teme u rikthye ku ishte, pa mesazhet e MayDay.

Kerkesa per ti fshire erdhi nga vete MayDay dhe duhet te them se nuk ishte kollaj te vendosnim fshirjen e tyre. Nga shume vizitore kjo teme u cilesua si me e mira ne forum keto dite. Stafi e mendon po ashtu, por kunder deshires sone, duhet te respektojme autorin e vete shkrimeve, i cili sigurisht qe ka aresye serioze per te kerkuar fshirjen.

Te them te drejten keto 24 ore jam gjendur per here te pare ne dilemen e ruajtjes se lirise vs autorit te shkrimeve. Por fakti qendron se shume persona ishin dakort te fshijme mesazhet e MayDay, edhe pse secili per aresye te ndryshme.

Ketu dolen detaje te sakta mbi gjera qe mund te kene ndodhur ne ambjente te ndryshme qe nga ato te TopChannelit deri tek ato te kryeministrit Nano. Heqja e tyre me vret ne ndergjegje si mua dhe pjese te tjera te stafit te forumit, te cilet besojne ne lirine e ketyre faqeve. Per here te pare rruga e Forumit Horizont u kryqezua me autostradat e realitetit. Nga njera ane ata qe shkruajne ketu mesuan te jene te kujdesshem kur shkruajne. Ne fund te fundit kur akuzat behen shume te renda (dhe personale) shkrimet ne forum mund te perbejne provat e desinformimit para ndonje trupi gjykues. Jo me kot pas mesazhit te fundit te MayDay i bera thirrje paleve te ruajne ku eshte e mundur privacy-n dhe gjakftohtesine.

Sidoqofte stafi i forumit deshiron te lere nje mesazh ne fund te kesaj meseleje:
Forumi Horizont ka qene dhe do te mbetet i lire; respekton si lirine e shkrimit ashtu dhe rezerven ndaj ofendimeve publike te personazheve publike shqiptare. Aq me shume respekton mendimin e autorit te shkrimeve kur duhen marre vendime te rendesishme.
Do na vinte sinqerisht keq nese problemet e hasura ne kete teme mbyllin rrugen e atyre qe kerkojne transparence; nese tremben zerat e rinj qe mund te ndihmojne ne krijimin e nje ambjenti JOmedioker; nese interpretohen fshirjet e kesaj teme si dhune e njeanshme; nese FH konsiderohet pjese e struktures klanore qe ekzston ne Shqiperi.
----------------
Nga ana tjeter Forumi Horizont do te kundershtoje deri ne fund perdorimin e dhunes fizike, si forme kriminale e mbylljes se gojes. Forca (e madhe ose e vogel) e ketij forumi do te perplaset si dallge oqeani nese MayDay gjen telashe te shendetit dhe jetes. Te gjitha materialet e fshira (dhe te tjera akoma) do te ri-publikohen ne nje rast te tille.
----------------

Ftoj te gjithe te implikuarit te ruajne gjakftohtesine dhe te mos bien ne banalitetin e forces fizike dhe psikologjike. Ajo qe ndodhi ishte nje gabim i pallogaritur, ku dikush hodhi hapin me te madh se shkalla, duke postuar edhe informacione demtuese me shume sesa informative.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shkurt 2004 05:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Hehe

Si gjithmon realiteti shqiptar

Me kercenime edhe influencohet si gjithmone!!

Cfare e ben Topchannel me te pavarur nga te tjerat ose anasjelltas??

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shkurt 2004 11:03
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Top Channel (rikthehet)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.