Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > C`po ndodh ne Kosove? Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

PRISHTINE (8 Mars) -Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ka dhene sot rreth ores 10:00 doreheqjen, pas akuzes se ngritur nga Gjykata e Hages per krime lufte. Ky fakt konfirmohet nga nje zyrtar i larte i qeverise se Kosove: "Po, kryeministri eshte informuar. Ndaj tij eshte ngritur padi nga Gjykata e Hages", deklaroi ai per agjencine e lajmeve Reuters. Sipas ketij zyrtari, Haradinaj do te niset neser drejt Hages duke mbajtur keshtu premtimin ne rast ngritjeje akuzash ndaj tij. Gjykata ka zhvilluar hetime lidhur me rolin e Haradinajt gjate luftes se vitit 1998-1999 ne Kosove, por deri tani nuk eshte bere e ditur asnje hollesi lidhur me to. Lajmi per urdher arrestin ndaj kryeministri te Kosoves eshte bere i ditur dje nga gazeta franceze " Le Monde". em/em (NEWS24/BalkanWeb)

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2005 18:01
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Arrow

verejtje

Citim:
Po citoj ato që tha honeybunny
per mendimin tim Kosova vec pune po i nxjerr jo vetem vetes po edhe ne!!!!!
Te rrine ore rehat se na merziten!
Kur i dogjen serbet u ankuan,tani qe po i djegin ata serbet prape ankohen,e duan edhe pavaresi!!!
E sikur te mos mjaftonte duan t'u japin mend edhe shqiptareve,qe ne te mos merremi me protesta po te ndihmojme ata etj!!!
Nese s'e kane vene re Kosova ka nje emer e territor te ndryshem nga SHQIPERIA!!!!!!





Them se je gabim ata deri dje
ishin te pambrojtur pastaj
jane njesoj si ne shqiptare

Dhe nuk eshte gabim te
japim pak mbeshtetje
per gjakun tone shiko
pak serbin e grekun
jane krejt ndryshe nga
njeri tjetri vecse kane
fene e njejte jane lidh
si mishi me kocken

pastaj per gjithe
shqiptaret e botes
shqiperia eshte nena
tek ne i kane syte te gjithe
por ne s,kena power per kete

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Mars 2005 18:27
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Ne mbremjen e 11 marsit ne Prishtine u degjuan dy eksplodime te fuqishme,

Ku , kush, si, pse, ????? shum pyetje pa pergjigjje, a e bene Shqipetaret e Kosoves kete,
nese po, Pse?
nese jo, kush???
Nuk ka ndonje arsye, per ta bere,
Dikush mund te thot se eshte bere per shkak te urdher arrestit ndaj Ramush Haradinajt, per mua nuk eshte arsye kjo, Tribunali i Hages eshte formuar per te miren e njerzimit, dhe deri me tani nuk kam degjuar te kete denuar njenjeri te pa fajshem, e nese eshte i pafajshem lirohet, dhe ai eshte dorezuar vete prandaj nuk ka nevoj qe dikush te bej Lufte ne Kosove, e aq me teper kur ai personalisht ka kerkuar gjak ftohtesi.

ne favor te kujt shkojne keto Eksplodime.??
sa duhet te provokohet situata.??

1.Ne muajin Shkurt te ketij viti erdhi Zotri Tadiq ne Kosove do me thene pak dite para Marsit dhe u shpreh ne menyren me provokuesene lidhje me statusin e Kosoves.
2.Ne muajin Mars publikohet urdher arresti ndaj Kryeministrit te Kosoves, (tani i kishte ardhe radha)
3. më 11.mars eksplodime ne kryeqytetin e Kosoves.

deri ku do te shpien keto gjera, kujt i konvenon edhe nje mars i pergjakur, kend (perveq Serbis ) e pengon Stabilizimi i gjendjes ne Kosove, A eshte Kosova nje laborator ku provohen metodat e dhunes psikike.??????

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Mars 2005 14:12
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE


Mos valle e kemi ne gjak ne SHqiptaret te djegim kishat ,xhamiat,vendet e shenjta,se keshtu ka thene Nexhmie Hoxha ,qe djegjen e instuticioneve fetare ne SHqiperi erdhi vete me deshiren e popullit,vete nga rinia......

Asnje vend ne bote nuk djeg kishat e xhamiat vetem populli SHqiptar......

Mos vete ZOTI na ka mallkuar.............



Jo i nderuar AIR-FORCE-ONE ato kisha qe u dogjen ne Kosove kishin nje prapavij te larget,
Nuk ishte populli shqipetar ai qe i dogji kishat, dhe as qe kishte dal ne rruge per ate pune. kishat i dogjen nje grup "muslimanesh" nga nje gjami e Pizrenit e njohur shum mire per propaganden e saj pro teroriste, dhe e finacuar pikrisht nga organizatat Teroiste Islamike.
Per djegjen e kishes ne Prishtine, mund te them vetem nje gje, Sherbimi Policore i Kosoves kishte aftesi ta parandalonte djegjen e asaj kishe pasi qe ata qe e dogjen ishin disa njerz te rrugeve qe ikin nga hija e tyre, mirpo ishte dikush qe u dha urdher te terhiqeshin dhe ne ate kohe nje pjestar i SHPK-se eshte plagosur nga njesia speciale Nderkombetar.
Pse u plagos Polici, nuk ishte as ne vijen e zjarrit, ishte pikrisht ne drejtim te kundert me turmen e njerzve, dhe njesise speciale. Prandaj edhe pse populli po e paguan qmimin per ate qe ka ndodh nuk ishte populli ai qe e beri kaosin e Marsit 2004.
Cfar ndodhi ne Mitrrovice ate kohe, te gjith e dime, kush nuk e din le ta kerkoj raportin e ICG dhe do te bindet se gjithqka ishte e planifikuar mire por nga kush.
NJe pjese e raportit te ICG.
Intelegjenca e KFOR-it Francez ne Mitrovice kishte nje "informate" qe thoshte se 5000 trupa te armatosur nga Drenica dhe 7000 nga dukagjini jan nisur ne drejtim te Mitrovices.......
KFOR-i francez "e gjen veheten " te pa pergaditur per nje situat te till dhe si mas mbrojtese, i lejon nje numer te konsiderueshem Paramilitaresh Serb qe te ngjiten ne Koder te Zveqanit dhe te kujdesen per Mitrovicen e Veriut.
Lind Pyetja se sa ishte e vertet kjo "Informate" nuk e di nese dikush mund ta besoj por jo edhe une. Sikur me te vertet te kishin qene 12000 trupa te armatosur duke shkuar ne drejtim te mitrovices, paramilitaret nuk do te kishin marr mundimin te ngjiteshin ne Koder te Zveqanit sepse nuk kishin man power ti benin ball dot, mirpo ishin te sigurt se ajo nuk ishte e vertet dhe ishte koha te alarmohej situata.
etj etj etj, shembuj te till nga Kosova jone e dashur ka per gjdo dite.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Mars 2005 14:34
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekësi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Në shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Citim:
Po citoj ato që tha honeybunny

a kemi pasur ndonje te mire ne nga Kosova????e mos harro se s'eshte faji i Shqiperise se Kosova eshte ne Serbi.



Hm tash me ra ne sy se cfar mbeturinash shkronjash ka prodhuar mendja yte moj goce e nivelit te ulet ekspozues.

Kush me je ti qe vlereson te miren dhe te keqen, me siguri se origjina yte eshte produkt sllav perzier me ortodoksizem ultraurrejtes ndaj shqiptareve apo ne kete rast Kosoves.

Nuk ia vlen te mirrem me nje njeri te races tende qe kultivon urrejtje biologjike ndaj Kosoves.

Ishin Kosovaret ne kohen kur Shqiperia ishte nen pushtetin totalitar qe shuemkujt i treguan per historiografine e Shqiperise e shuem gjera tjera, qe ty thjesht nuk te takojne t´i dish meqe kaq ta kap truri yt minor.

L.

__________________
"Ec me kohën"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Mars 2005 05:52
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Shtojzovalle Kliko këtu për të kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Shtojzovalle në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: KADARE: "SHQIPTARET T`U KERKOJNE FALJE SERBEVE"

Citim:
Po citoj ato që tha azurro
Me poshte po ju sjell pjesen e fundit te intervistes te z.Kadare dhene gazetes "Le Monde"e dates 6 Prille.

Pyetja: Si e shikoni tashme te ardhmen ne rajon?

--- Gjithmon kam perseritur te njejten gjeuhet te kihet besim tek populli i Ballkanit, i cili nuk duhet konsideruar vetem si poterexhi dhe i perbere nga njerez te ashper.Duhet hyre me shume ne ndergjegje dhe per kete une i referohem literatures antike mbi luften midis trojanve dhe grekeve. Per here te pare, eshte literatura greke ajo qe jep idene e pendimit, te vrasjes se ndergjegjes per krimet e kryera.
SHQIPETARET DUHET T`U KERKOJNE TE FALUR SERBEVE PER DHUNEN DHE DJEGIEN E KISHAVE,
pamvaresisht se ata, serbet, kurre nuk kane kerkuar te falur per krimet e tyre.Ne Ballkan te kerkosh te falur ka shume rendesi, nje pjese e tille eshte pjese e themelimit te psikologjise ballkanike Le te shpresojme akoma se te dy popujt mund te jetojne se bashku, sepse une kam besim tek populli i Ballkanit, pamvarsishte nga tere keto tragjedi.Der me sot ai ka treguar pjesen e keqe te fytyres, por, kur ai do te kete mundesi te tregoje pjesen tjeter te fytyres, ju do te shikoni qe populli i Ballkanit eshte ne gjendje per te bere shume gjera te bukura.

Kur e lexova nuk ju besova syve, jo sepse shqipetaret nuk duhet ti kerkojne falje nje kombi tjeter, por ne rastin konkret eshte nje paradoks qe shqiptaret e Kosoves tju kerkojne falje serbeve per disa kisha e manastire te shkatrruar,kur dihet se serbet shkatruan nje Kosove te tere.
---Ata u perpoqen te shuanin identitetin e nje kombi!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojnete falur!!!!?
---Ata vrane foshnjat ne djep dhe ju cane barkun me bajonet qindra grave shtatezena!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata shemben xhami dhe perdhosen vende te kultures se popullit Kosovar!?
Dhe shqiptaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata perdhenuan grate dhe motrat tona!?
Dhe perseri shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata rrafshuan nje Kosove te ter duke e kthyer ne rrenoje!?
Dhe perseri shqipetaret duhet te jene ata qe tju kerkojne te falur!!!!?
---Ata bene spastrimin me te madh etnik qe njeh njerzimi!?
Dhe shqipetare t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata pushkatuan pa gjyq me mijra burra,gra dhe femije!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne te falur!!!!?
---Ata vazhdojne edhe sote te mbajne penge me qindra shqipetare dhe te mos japin asnje informacion!?
Dhe shqipetaret t`iu kerkojne falje!!!!?
JO ZOTI KADARE.
Shqipetaret kane gjashte vjet qe nga renia e Miloshevicit qe presin t`iu kerkohet falje per vuajtjet dhe mjerimet qe ju solli ky regjim por deri tani nuk eshte bere njeri i gjalle.Perkundrazi si "shperblim"po kerkohet me cdo kushte shperberja e Kosoves duke perdorur metoda nga me te ndryshmet. Shqipetaret nuk i kan borrxh asnjeri dhe kur nuk i ke borxh njeri nuk ke pse kerkon falje.

Zoti Kadare:
Mos u prpiq t`iu kerkosh te tjereve te bejne, ate, qe se ke ber kurre ne jeten tende edhe pse ke qene fajtor.
Kosovaret e dine vet se cila eshte e mira ose e keqja e tyre.Por per nje gje jam i bindur qe ata nuk do te shkelin kurre mbi dinjitetin e fituar me gjak e sakrifica.


O Azzurro, ku e lexove kete gje ti lal?
Vertet ai karadaku ka thene ashtu?
Ca te bej se jam i lodhur sot...se e kam qefe shume edhe ate pseudo-shkrimtar.
Ne ate fjaline ku thote: sepse une kam besim tek popujt e Ballkanit, me vjen keq qe ky njeri i zvetenuar e mban hunden perpjete ende.
Neser ...se sot jam i lodhur o Karadak, qe njerez ke internuar e spiunuar.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Mars 2005 11:37
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mendoj qe nuk eshte turp te kerkosh falje per dhunen dhe shtepite e djegura. mire do ishte mos kishte ndodhur fare dhuna e marsit dhe mendoj qe qe te gjithe duhet ta denojme ate. dhe nese lexoni mire kadare flet per dhunen e marsit.......

nuk mund te ecim me llogjiken t'ju bejme juve ate qe na keni bere ne...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Mars 2005 19:58
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Aspak nuk eshte turp qe te kerkohet falje, mirpo nuk e di se kujt saktesisht duhet te i kerkohet falje, Kujt me teper se vehtes i shkaktuam deme me ate qe ndodhi, Askujt.
Prandaj mendoj se ne duhet te i kerkojm falje vehtes sone ne fillim qe u bem dore e dikujt tjeter, dhe me ate dore ai dikushi tjeter shkoi dhe e preku zjarrin, e kush u dogj , DORA.\
Mend per tjera here thuhet, dhe si duket kjo ka pas sukses, sepse me gjith ato provokime qe u bene kete vit, nuk u shkaktu asnje trazire e re , dhe per mendimin tim merite te veqant per parandalimin e trazirave kan shoqatat e dalura nga lufta, si :Miqet e TMK-së, shoqata e veteranve te Luftes dhe Shoqata e Invalideve te Luftes se UCK-së, te cilet pasi qe organizuan nje proteste paqesore per te kundershtuar Aktakuzen kunder Ramush Haradinajt, prap pas dy dite dolen dhe e anuluan kete proteste, me te vetemen arsye qe te mos keqperdorej nga ata qe e keqperdoren vitin e kaluar. Gjithashtu mendoj se nje merite te veqant ka vet Ramush Haradinaj i cili u dorezua Vullnetarisht dhe kerkoi qe te mos shkaktoheshin trazira.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Mars 2005 20:25
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

SOT NE PERVJETORIN E NGJARJEVE TE DHUNSHME TE 17 MARSIT

Sot mbushet nje vit nga ngjarjet e dhunshme te marsit te kaluar ku si pasoje humben jeten 22 persona nga te cilet 3 femije te mbytur ne lumin Ibra, 8 serb dhe 11 shqipetar.
Me gjithe punen e bere per te eleminuar keto pasoja vihen re shume mangesi. Nje nga keto mangesi qe eshte edhe me kryesorja eshte mosidentifikimi nga ana e policise vendore dhe sidomos asaje nderkombetare ii shkaktareve te vertet te kesaje perplasje nderetnike, ku ne menyre te vecant le per te deshiruar mos sqarimi i rastit te mbytjes se tre femijve shqipetar qe sherbeu edhe si preteks per trazirat.
Ngjarjet e marsit sollen nje perkeqsim te mardhenjeve nderetnike dhe krijuan paragjikime si ne opinjonin e brendeshem ashtu edhe ne ate te jashtmin se nuk mund te kete paqe dhe jetese te perbashket midis shqiptarve dhe serbeve te kosoves.
Policia e UNMIK-ut ka humbur besushmerine ne komunitetin shqipetar mbas mbylljes se dosjes se tre femijve te mbytur ne fshatin Caber pa dhene asnje version te sakte per arsyen e mbytjes dhe cilet ishin shkaktaret qe shkaktuan kete tragjedi. Ky veprim ka bere qe te humbas besimi ne drejtesine nderkombetare. Gjithashtu policia e UNMIK-ut nuk ka zbardhur ose nuk ka dashur te zbardhe menyren e ekzekutimit te viktimave te marsit dhe fajtoret ne vend qe te viheshin para drejtesise livadhisin te lire dhe te pa trazuar. Perderisa drejtesia te mos zbatohet dhe pergjegjsit e vertet te mos denohen drejtesia nderkombetare le vend dhe krijon kushte per riciklimin e dhunes dhe perseritje e skenarve te para me pare.
Gjate kesaje perjudhe nje vjecare kane ndodhur disa ngjarje te rendesishme sic ishin zgjedhjet e lira dhe demokratike, qe dhe, me gjithe perpjekjen e serbeve per ti sabotuar ato, populli i Kosoves i tregoje botes kulturen e vertet demokratike qe e karakterizon dhe vendosmerine e tije per nje Kosove demokratike dhe te lire ku populli eshte i lire te vendos per fatet e tije duan apo zduan serbet dhe te tjere qe u mbajne ison.
Evenimenti i dyte me i rendesishem ishte aktepadija e Gjykates se Hages ndaj Kryeministrit te Kosoves z. Ramush Haredinaj me akuzen me absurde qe mund te ekzistoj ate te krimeve te luftes kunder njerezimit. Kjo tregoje qe Gjykata e Hages jo vetem qe eshte nje institucion i politizuar por qe punon edhe per interesa te caktuar.
(nuk eshte rastesi qe z.Karla Delponte eshte nje italo-franceze dhe qe per fat te keq po te shikosh jane keto dy shtete qe jane mbrojtsit me te flakte te Beogradit)
Me kete veprim te gjykates, Beogradi je arriti qellimit per te vene shenje e "barazise" midis ushtrise pushtuse te Milloshevicit dhe asaje te UCK. E gjithe kjo farse eshte nje pazar i flliqur midis Beogradit dhe Hages. Beogradi mendoje se me aktpadijen kunder Hajredinajt do te arrinte qe me nje gure te vriste dy zoqe, te krijonte situacione destabilizuse per ti treguar botes se kosova nuk eshte e afte te vetqeveriset, dhe te thoshte se kosoven e qeverrisin njerez qe kane kryer krime. Ata kurrsesi nuk mendonin se Haredinaj do te vetdorzohej ne Hage duke dhene dorheqe nga posti i Kryeministrit dhe nuk e moren ne konsiderat qe Hajredinaj me largpamsine e tije dhe ndjenjen e lart patriotike dhe qytetare do te kryente nje veprim te tille sa fisnik edhe burrerore duke ju djegur serbeve kartat ne dore. Te njejtin shembull ndoqi edhe populli i Kosove duke ju shmangur provokimeve dhe rremujrave te pa nevojshme ku u vu re nje ndjenje e lart qytetarie edhe pse u ofendua dhe u poshterua nga te ashtuquajturit organe te drejtesise te Hages ku i vune shenjen e barazis midis gjakatarit dhe viktimave.
Me gjithe keto situata vazhdon te jete e ndjeshme ku nje rol te vecant ka mos zgjidhja e statusit perfundimtar te Kosoves ku mbetet problemi kryesore i krizave te kaluara dhe burim i mundeshem i krizave teardhsheme.
Qe gjendja e sigurise ne Kosove eshte e ndere flet edhe rasti i para dy ditesh ku persona me qellime keqdashse destabilizuse per Kosoven nepermjet nje akti terrorist u munduan te asgjesonin Presidentin e Kosoves z. Ibrahim Rrugova.
Me gjithe perpjekjet e serbeve per ta destabilizuar Kosoven ata sdo te arrine kurre nje gje te tille sepse Kosova tani ka zot ,dhe zoti i vertet ne Kosove eshte populli i saje heroik qe su perkul asnje here. Duan apo zduan serbet e ardhmja e Kosoves eshte PAMVARSIA.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2005 11:05
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

nje qudi e radhes

Dje kish anje infomacion se Serbet e Graqanices ne shenje proteste (nuk e di se per cfar) apo inmemorium, bllokuan rrugen qe te shpie per ne graqanice e cila edhe lidh me Gjilanin.

Sot kam kerkuar ne Internet dhe nuk kam gjet as nje lajm ne lidhje me kete ngjarje. Te njejten ngjarje edhe mbrem nuk e kam degjuar te potencohet ne televizion, me perjashtim te nje shoku qe me tha se e kish degjuar.
"nese dikush ka ndonje lajm ju lutem postojeni"

Me duket se me cdo kusht serbia po mundohet ta destabilizoj Kosoven mirpo deri me tani nuk ka pasur as edhe nje sukses.

ndersa nje qudi tjeter eshte se sulmete fundit ne prishtine, dhe disa komunikata jan shafqur ne internet jan marr per siper nga nje ushtri e re e quajtur USHTRIA SHQIPETARE.
keto komunikata mund te lexohen ne faqen:
http://www.kosova.de/index/forum/index.html

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2005 14:15
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të X-File Kliko këtu për të kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: X-File Shto X-File në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto X-File në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:55 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > C`po ndodh ne Kosove?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.