erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Citim: Po citoj ato që tha dancenation
O Erzeni dukesh qarte qe je kundra sekteve kishtare,kundra fese se krishtere me sakt,megjithse shprehesh kundra.
Nuk ia vlen te dialogosh te tilla gjera,ku ne Shtetin tone nuk kane EKZISTUAR ndonjere.
Kaq kisha.
Ore i dashur se nuk kane ekzistuar te ne, shume mire...
por nuk do te thote qe ne sot, nuk duhet t'i denojme ngjarje te tilla, pavaresisht se ku ndodhin ato.
Nuk ka qene Jezusi apo vete Zoti ai qe ua keshilloje prifterinjve pedofiline... por ja qe prifterinjt po e ushtrojne ate...
Rreziku eshte konstant... nje fenomen i tille nuk ekzistonte me pare por ja qe eshte hapur aq shume sa qe iu ka dashur edhe Papes te nderhyje... posaçerisht me te drejtetn e "sekretit kishtar"
Dhe nga na tjeter, edhe sikur te ishin raste te izoluara, a mund ta imagjinosh ti o vella, jeten e atij femiu mbi te cilin nje FETAR ka abuzur????
Po sa jane ato qe nga turpi jane mbyllur ne tragjedine e tyre???
Nuk kam aspak urrejtje ndaj te krishtereve, gjithsecili ka drejten e vet, feja eshte çeshtje personale,
por mendimi im eshte se menyra me mire per te luftur kete fenomen te urryer ne gjirin e Kishes, eshte DENONCIMI i akteve te tilla, qe me kurre te mos perseriten.
Duhet te luftohet ky fenomen qe ne embrion e jo vetem pasojat e tij.
PSh.
Sot ne Europe , gati te gjitha vendet jane te nje mendimi per fene Muslimane.
Per arsye te ekstremizmit islamik (pasojat e te cilit te gjithe i dijme) kane hedhur tezen qe Imamet te pergatiten ne vendet europiane perkatese ku do te sherbejne.
Pikerisht kjo duhet bere... dhe jo t'u dergojme bomba e raketa ne emer te luftes kunder terrorizmit.
Luftimi i pasoja eshte menyra me e keqe per te luftuar nje fenomen.
Duhet gjetur dhe luftuar shkaqet qe çojne njerzit ne akte te tilla.
E njejta gje edhe per pedofiline ne gjirin e kishes. Sot, te gjitha qarqet kishtare me ne krye Papen, mundohen te minimizojne pasojat e ketij fenomeni te urryer duke imponuar "sekretin fetar" ose duke demshperblyer ne te holla viktimat, nje pjese te tyre, ata qe marrin guximin e tmerrshem te flasin.
Nuk eshte kjo lufta efikase.
Si ka mundesi qe kurre qarqet Kishtare nuk shtruan nje here pyetjen PERSE keta prifterinj ushtrojne pedofiline????
Dhe une personalisht do t'u kerkoja gjithseicilit ketu qe ka dijeni mbi rregullat e brendshme te Krishterimit,
KU E MBESHTET KISHA MURGJERINE????????????
Njeriu i pare ne toke, pati gruan e tij.....
Te gjithe profetet kane qene te martuar....
Pse atehere Kisha ua ndalon martesen!!!!!
A nuk eshte kjo nje arsye e forte qe shtyn prifterinjt drejt pedofilise??
ju le juve te gjykoni o posedues te mendjeje te kulluar.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|