amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Ne menyren me absolute po,nese duam te evoluojme ne nje shoqeri te zhvilluar atehere besoj qe duhet te pranojme gjera te tilla.
Une kam pasur dhe vazhdoj te kem kontakte direkte me te rinj holebi, dhe mund te them qe jane fantastike.Nje nga shoket e mi me te ngushte te grupit eshte homo dhe poashtu kam dhe nje shoqe tjeter qe eshte lesbi.Kam nje respekt te jashtezakonshem per ate shokun , qe ne diten e pare te shkolles na beri te ditur bindjet tija seksuale.
Ka patur dhe veshtiresi nga disa cuna te klases qe per mua ishin te ceket,por nuk eshte turperuar asnjehere per kete.Madje me te atin nga dita qe mori vesh per kete,kane plasur grindje te tmerreshme.Eshte fantastike menyra qe te bejne te ndihesh kur je ne prezencen e tyre,nese te japin nje perqafim nuk mund te kerkosh asgje te keqe prapa.
Mund te them qe kam pasur fat qe kam qene ne kontakt me to sepse mendoj qe me kane zgjeruar horizontin e tye menduarit mbi kete ceshtje.
Perpara se ti njihja dhe une kisha te njejtat paragjykime si disa nga ju ketu,por kjo vinte tjeshte nga injoranca qe kisha ne lidhje me kete to.
Mundohuni te zgjeroni njohurite tuaja mbi to,duke pasur parasysh faktin qe ato kane lindur ne ate forme dhe nuk eshte qe vendosin vete mbi bindjet e tyre seksuale.
Ju pershendes,
Amor
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|