Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Gjergj Kastriot Skenderbeu > Skenderbeu Qenka Grek????????? Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 2.00.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Re: Ne shkencetari dhe historiani greki

Citim:

Po e mbylim per sonte dhe ne artikulin tjeter do te flasim per nje tjeter greki sume e madhe.Populi i Rusias genjeshtari.
Ne do tregojme ne bota se Vladimiros Ilicidhis Leninos ishte greki i ini.
Falenderojm krietari jone zotin
Pushtis Maskaraidhis Janullatos
Ne anetari jemi
Satrapis Karagjozis Sapunidhis
Ikarios Baltas Gjolidhis
Efakaristo !



HAHAHAHAHAHAHA.............qirios Konti........edhe une grek jam ......apo tin agjia Fieri...................dhe kur thone ta paparia i helines qe eshte grek Skenderaqis i ka vdek nena asaj pune

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Janar 2005 23:45
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Luarasi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/07/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 84

Re: Do t'ju tregoj per P........

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Eshte dikush qe emri i fillon me germen P... por nuk mund ta permend ketu emrin e tij te vertete sepse nuk kam leje nga ai.
Qe thoni ju edhe P....shkoi ne Greqi kur sapo u hapen kufijte.
Me pare kishte simpati te madhe per greket.
Ne ate kohe P...ishte rreth 40 vjec, a me shume.
Ishte nje familje patriotesh,gjyshi i tij kishte luftuar shume per ceshtje patriotike.( perseri emrin e gjyshit nuk mund ta permend)
Pra...edhe P...shkoi ne Greqi me enderra te bukura.
Andej nga fshatrat veriore te Greqise u gjend edhe P...si shume shqiptare qe kaluan kufirin ne ate kohe.
Diku ne nje shesh hahahahaha sa gallate qe ka........
...pra diku ne nje shesh P...shikon nje statuje te madhe gati si monument dhe, ze koken me duar.
Nuk po i besonte syve.
Hahahahahahahahaha shikon mbiemrin e tij por me mbaresat esos ,isis apo idhi...nuk me kujtohet.
Me pas lexon emrin e heroit ne ate statuje............
A e dini se kush ishte hahahahahahahahahahahahahahahahahaha
.......ishte gjyshi i tij hahahahahahaha !
Nxehet P....dhe cfar ben ?
Me nje here hyp mbi gurin e madh ku qendronte statuja dhe fillon e flet .
- Ej...o popull ju ktu...ky burri ktu nuk e ka emrin ashtu sic ja kan shkrujte tek pllaka. Por e ka.............- dhe thote mbiemrin e tij - ju genjejne juve o popull.Ta dini mire se ky burri ktu eshte gjyshi im.Nuk ka pune ai me Greqine,por juve ju rrejne o njerez.Pse ndodh pra kjo padrejtesi.....
P ......foli nja 10 minuta dhe me pas vjen policia e arrestojne hahahahah dhe pasi e rrahen ne polici ,qe aty e ne Kakavi direkt e cuan.
Tani P....eshte armiku numur 1 i grekeve.
Kam s'kam pa. Por te te vjedhin gjyshin kete vetem greket e bejne.
Ju flisni per Skenderbeun hahaha, greket kan vjedh gjyshin e P....



hahahhahahaha
Nga kjo ndodhi kishte dale nje drame me nje stil tragjikomedi te vertete, sidomos kur i implikon greket. Kontinenti shkruaje skripten dhe çoja Vudi Alenit, se me te verte qenka ndodhi e hatashme.

__________________
Çmimi i lirisë është me i ulet se i roberisë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Mars 2005 02:30
Luarasi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Luarasi Kliko këtu për të kontaktuar me Luarasi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Luarasi Shto Luarasi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Luarasi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Re: Do t'ju tregoj per P........

Citim:
Po citoj ato që tha Luarasi


hahahhahahaha
Nga kjo ndodhi kishte dale nje drame me nje stil tragjikomedi te vertete, sidomos kur i implikon greket. Kontinenti shkruaje skripten dhe çoja Vudi Alenit, se me te verte qenka ndodhi e hatashme.


Luarasi....hahahahahahaha....sa kam qeshur kur e mora vesht, sepse un e njoh ate djale.Tani ai jeton ne Austri,por nuk kam autorizimin e tij qe te permend emrin ketu.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Mars 2005 10:32
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Luarasi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/07/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 84

Re: Re: Re: Do t'ju tregoj per P........

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Luarasi....hahahahahahaha....sa kam qeshur kur e mora vesht, sepse un e njoh ate djale.Tani ai jeton ne Austri,por nuk kam autorizimin e tij qe te permend emrin ketu.



Se shpejti duhet te pakten dale libri "Si ma vodhen gjyshin?!?" hahahahhahaa. U tregova disa shokeve te mi per kete ndodhi, pika si su ra duke qeshur.

__________________
Çmimi i lirisë është me i ulet se i roberisë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2005 01:06
Luarasi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Luarasi Kliko këtu për të kontaktuar me Luarasi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Luarasi Shto Luarasi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Luarasi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Re: Re: Re: Do t'ju tregoj per P........

Citim:
Po citoj ato që tha Luarasi


Se shpejti duhet te pakten dale libri "Si ma vodhen gjyshin?!?" hahahahhahaa. U tregova disa shokeve te mi per kete ndodhi, pika si su ra duke qeshur.


Hahahahahahaha...je i modh lal.
Qeshin ata qeshin, por, P..... hongri dru se...kur majti fjalimin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Mars 2005 10:21
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
King Gentius
Anetar i ri

Regjistruar: 05/02/2005
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 6

Skenderbeu qenka grek!

O me karagjoza se greket nuk ka. Para disa ditesh nje grek me tha qe prapashtesa -ioti ne fjalen Kastrioti tregon qe eshte fjale e formuar prej gjuhes greke dhe se fjala kastro domethen keshtjelle ne greqisht, DMTH SKENDERBEU QENKA GREK.


Problemi qe nuk zgjidhte dot greku eshte se mbiemri Kastrioti mund te gjendet shpesh here midis italianeve, amerikaneve the latino-amerikaneve, DMTH CDO PERSON NE PLANET ME EMRIN KASTRIOTI QENKA GREK ahahahahahahahahh

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Mars 2005 11:10
King Gentius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të King Gentius Kliko këtu për të kontaktuar me King Gentius (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të King Gentius't! Kërko mesazhe të tjera nga: King Gentius Shto King Gentius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto King Gentius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Luarasi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/07/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 84

Re: Skenderbeu qenka grek!

Citim:
Po citoj ato që tha King Gentius
Para disa ditesh nje grek me tha qe prapashtesa -ioti ne fjalen Kastrioti tregon qe eshte fjale e formuar prej gjuhes greke dhe se fjala kastro domethen keshtjelle ne greqisht, DMTH SKENDERBEU QENKA GREK.



Mos e tha kete Ahristoja ne ezboard forum?!

__________________
Çmimi i lirisë është me i ulet se i roberisë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Mars 2005 23:35
Luarasi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Luarasi Kliko këtu për të kontaktuar me Luarasi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Luarasi Shto Luarasi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Luarasi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Lajme nga Reportazhe

Grekët i japin “dyshtetësinë” heroit tonë, Skënderbeut


Autori i Lajmit: Anastas Kondo
Qejfi paguhet. Këtë e di kushdo. Por ka edhe qejf që nuk ka të paguar. Qejfi, apo siç thonë ndryshe anglezët, hobi im për të parë muzeumet dhe qendrat arkeologjike sa herë dhe kudo ku kam mundësi, këtë pranverë u shpërblye për disa vjet harxhime e mundime. Më në fund në Muzeun Historik Kombëtar të Greqisë, në Athinë, hasa Skënderbeun! Po, po një portret të mrekullueshëm të tij. Herën e parë kur e pashë u preka, e u hutova si çdo shqiptar kur në një vend tjetër, gjen qoftë edhe një nishan nga mëmëdheu. Në sallën e parë (A) të muzeut në rrugën Stadhiu, te monumenti i madh i Kolokotronit nuk gjeta një nishan Shqipërie, por vetë atë dhe paçka se nuk kishte matrikullin apo numrin e vet të ekspozimit(siç ka çdo eksponat a objekt tjetër muzeor), ishte pikërisht ai, themeluesi i kombit shqiptar. Heroi ynë, që më uronte mirëseardhjen. Nga xhami i dritares së hapur përbri tij shihja lulet e limonit të oborrit të muzeut që sillnin tek unë në sallë aromën e këndshme aq të njohur. Është një portret i një bukurie të rrallë. Ekspresiv te Zoti! Ciceronja e muzeut sqaronte turistët për objektet e tjera të sallës, takëmet navale të Lepantit(1571), që ishte humbja e parë e madhe e turqve dhe fillimi i mbarimit të Perandorisë Osmane. Ajo flet për gjithçka, që ka salla, por për Skënderbeun asnjë fjalë! Turistët japonezë tek-tuk ndalojnë dhe te portreti i Skënderbeut, por nuk pyesin as interesohen për të. Dhe as Skënderbeu për ta. Portreti i punuar me dorë të sigurtë mjeshtri, i hedhur në kanavacë me bojra vaji, me mjekër të bardhë në gri, me beretën e njohur ala fiorentine të aristokracisë evropiano-perëndimore të Mesjetës, me sytë e thellë dhe hundën si të shqiponjës, sheh diku tutje larg nga ditët tona. Në pjesën e sipërme djathtas brenda portretit me vështirësi shquhen e lexohen disa shkronja latine: “Georgious Castrioti Vs Scanderbecus”. E pyes cicëronin pse nuk ka asnjë numër katalogu a numër objekti për portretin “Nuk e di”, -më thotë ajo shkurt me keqardhje dhe me mëdyshje shton: “Pyesni në drejtori, ju lutem!” Dhe vazhdon më tej punën e saj rutinë. Japonezët me aparatet e tyre të përkryer fotografojnë tablonë e madhe detare të Lepantit dhe përkrenaret e helmetat, parsmoret e shpatat që me siguri u kujtojnë takëmet luftarake të samurajve, gjyshërve të tyre, kurse unë marr guximin të fotografoj Skënderbeun. Them guximin, sepse nuk jam fotograf dhe të fotografosh një portret të tillë duhen patjetër aparate e ndriçues të vërtetë. Më vonë pyeta sa kushtonte një riprodhim profesional i tij dhe më thanë 40 dollarë. Çmim jo për xhepin tim, nejse... Portreti i qetë më pozon, por prozhektorët dhe llambat e forta të ndriçimit të stendave të pengojnë. Tani e kuptoj mirë pse lejohet të fotografosh në këtë muze. Me një ndriçim të tillë verbues, zor se mund të bësh kartolina a album tëndin, që të konkurojnë muzeun. As mos e ço në mendje një ide si kjo!
“Është Skënderbeu”, -i them cicerones, gati sikur t’i them është Perëndia. Ajo më ndjek disi e habitur tek fotografoj.
“E di”, më përgjigjet ajo dhe pastaj instiktivisht e papritmas pyet, “Edhe ju shqiptar jeni?” Natyrisht që unë do ta pohoja me krenari të qenit shqiptar, për më tepër që Skënderbeu, i cili më rrinte mbi kokë më mbushte me kurajo si të qe engjëlli im mbrojtës. “Aha, çudi, e kuptova”, ma kthen ajo me një mënyrë shprehëse midis mëshirës dhe përçmimit. Gati sikur më qante hallin. “Burrë i mirë i shkreti, por ç’e do, qenka shqiptar!” Ç’kuptoi vallë ajo dhe çfarë çudie ka këtu? Ndoshta për të shqiptari në muze është një anekdodë e re, si ajo që tani thuhet shpesh në Athinë, “A ke parë shqiptar pa armë? Po,vetëm në Mars!” Gati sikur thotë “A ke parë shqiptar në muze?!” Kisha shumë pyetje për t’i bërë cicerones, por e pata të qartë, ndjeva që ajo zor se do të më sqaronte. Ajo iku me grupin e japonezëve, ndërsa unë po e bezdisja në punën e saj.
Doja të dija se kush është autori i portretit? Për cilin piktor bëhet fjalë? Kujt shekulli a viti i takon? Në ç’vend dhe në ç’kushte ka punuar? Si u gjend në këtë muze të historisë së Greqisë, heroi kombëtar i Shqipërisë? Është origjinal apo kopje? Ç’përmasa ka? Ç’numër objekti? Kush e solli këtu, e shumë e shumë pyetje të tjera si këto.
Portreti i Athinës për njohuritë që kam unë, më kujton portretin shkodran të Skënderbeut, që ruhej deri në dhjetë vjet më parë në familjen e njohur Curani, të cilin ma paraqiti asokohe studjuesi i letrave Mikel Prenushi, portret për të cilin kam shkruar. Ky variant, është i njëjti model, por më i madh se ai që kisha parë në Shkodër. Vetvetiu të shkon mendja se athinjoti, si dhe shkodrani, mund të jenë kopje të portretit skënderbegas të Donatelos, të shek.XV. Në mos qofshin dhe kopje të njëri-tjetrit. Thuhet që portreti fiorentinas i Donatelit ruhet në galerinë Mediçi në Firence. Them “thuhet” sepse askush nga ata, që e përmend nuk thotë kurrë, nëse e ka parë me sytë e tij. Shumë e përmendin, asnjë se ka parë! Madje për habinë time as Noli ynë i madh në “Historinë e Skënderbeut”, nuk e përmend fare këtë portret, që qënka bashkëkohës i vetë Skënderbeut. Me siguri dhe ai si unë nuk ka qenë në Firence, përndryshe pse të mos ligjëronte për të? Sidoqë të jetë puna, përderisa kemi parë dy të tillë (vëllezër siamezë), në këtë anë të Adriatikut, lind e drejta të hamendësoj që portreti i Athinës dhe ai i Shkodrës mund të jenë kopje të një origjinali më të lashtë, ndoshta të modelit italian, në mos qoftë dhe e kundërta. Për ta vërtetuar moshën e vërtetë të tyre, duhen bërë analizat në metodën e karbonit.Po hajde bëje dhe kush t’i bëjë? Duke i njohur mirë dy portretet, atë të Shkodrës dhe tani dhe të Athinës, kam krijuar përshtypjen se në gjysmën e parë të shekullit të kala-ur(XIX), kur Ballkani po i tregonte munxët Turqisë, në prag të Rilindjes Ballkanike, ndërkohë që u krijuan shtetet e para të pavarura, ka të ngjarë të ketë patur një ikonografi të tërë të Skën-derbeut. Si me thënë një Skën-derbejadë. Në ka hero të luftrave çlirimtare antiturke që i mugnon aurola e shenjtit të Ballkanit, është ai. Dhe kush më shumë se Skënderbeu e meriton këtë shenjtërim? Por, mesa duket, edhe sot e kësaj dite ata që shënjtërojnë të pavdekshmit, për shenjtorët shqiptarë mezi kujtohen ose nuk kujtohen fare! Pyetjet që më lindën, donin përgjigje dhe këto i përcolla në drejtorinë e muzeut. Më 17 mars, kur Vlora ngrihej në këmbë dhe Shqipëria dridhej, të nesërmen e kërkesës sime në ish sallën e Parlamentit të Greqisë, sot pjesë e muzeut, bëhej promovimi i librit “Udhëheqësi i Fundit”, i Jorgo Lianit, ish ministër i Kulturës dhe Sporteve. Teksa dëgjoja zërat e njohur të komentatorëve të shkathët të kanaleve kryesore televizive greke, si Evangjelis, Papanikolan e Kuik, që diskutonin për librin, unë në zyrën e madhe përballë sallës së ish parlamentit bisedoja qetë me punonjësen shkencore të muzeut (jo cicëronen e japonezëve), zonjën e aftë të Historisë, Evthimia Papasporu Karadhimitru. Matanë gazetarët diskutonin për “Udhëheqësin e Fundit” të Greqisë, Papandreun. Unë me zonjën fisnike, tepër korrekte dhe të gatëshme për çdo sqarim, kuvendonim për Udhëheqësin e Parë (dhe uroj nga zemra jo të fundit), të shqiptarëve, Skënderbeun! Të dhënat e zonjës Evthimije janë të sakta e të përmbledhura si të dhëna kompiuteri të evidentuara dhe të klasiifikuata me seriozitetin e një muzeu të vërtetë. Për portretin e Skënderbeut informacioni përkatës ishte: “Numri i regjistrimit të objektit muzeal është 789. Objekti, Portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut; Përmasat, 0,60x0,50m. Pikturë kavaleti me bojëra vaji në kanavacë. Është dhuruar nga Dhim.K.Vasiliu. Ka hyrë në muze në janar të vitit 1891”. Në pjesën e sipërme djathtas ka mbishkrimin: GEORGIOUS CASTRIOTI VS SCANDERBECUS, me siguri dhuruar nga Dh.K.Vasiliu, menjëherë shkon mendja te ndonjë amator grek i pasur e i mënçur, a tek ndonjë arvanitas i kamur e i përgjëruar. E vetmja gjë e sigurtë për moshën e tij ishte që portretin ia kanë dhruar Muzeut një shekull e pak më parë. I shfaq zonjës Evthimije hamendjet e mia për portretin, ato që sapo i lexuat pak më lart, pra që ai mund të jetë kopje e origjinalit të pretenduar fiorentin, se ka ngajrë që në shekullin e shkuar të ketë patur një “modë” a ikonografi të vërtetë për Skënderbeun, duke marrë shkas nga ky portret kaq i bukur i Athinës, që bashkë me vëllain e vet shkodran janë vetë i dytë e tjera. Tani është radha e zonjës greke të muzeut të mbajë shënime. Më falenderon për informacionet (hamendësimet e mia), që do t’ia shtojë dosjes biografike të portretit. I premtova se do t’i dërgoja edhe shkrimin për të. Zonja e njeh mirë Skënderbeun dhe jo vetëm portretin e tij në dallim për vëmendjen dhe përkujdesjen e saj. Këmbyem numrat e telefonave (për çdo rast, thotë ajo) dhe bëmë të ndaheshim. Në këtë çast, kur ajo më përcolli deri tek shkallët, e gjer jashtë muzeut, unë e pyeta gati si naiv, me një dinakëri shqiptari:
“Zonja ime, po çdo Skënderbeu në muzeun e Historisë së Greqisë?” Ajo nuk u habit. As hutim nuk pati, por shpejt e pamëdyshje, kur unë i papërgatitur prisja të më tregojë se Skënderbeu patjetër është vorioepiriot, ashtu siç janë vetëshpallur shumica e shqiptarëve sot në Greqi, se vetë Skënderbeu në të djeshmen e largët e pat pohuar “se sipas kronikave tona jemi epiriotë”, zonja greke ma kthen “si ç’do në muzeun tonë? Po Skënderbeu është mik i madh i Greqisë dhe pioneri i lirisë së Ballkanit. Ai që i pari, që ndezi luftën kundër Turqisë”. E falenderova zonjën dhe pashë Skënderbeun duke përsëritur fjalët e Nolit: “Është kampion i lirisë...” dhe i Kristianizmit, -shton ajo, duke më kujtuar thënien e Papës e të Nolit që dukej sheshit se e kishte qëmtuar mirë. Në sallën e madhe të ish-parlamentit të parë të Greqisë përballë, atje ku u dëgjua kjo thënie e famshme e deputetit arvanitas “kështu dua!”, vazhdon diskutimin i librit “Udhëheqësi i Fundit”, i Greqisë. Unë largohem e iki për t’u kthyer prapë te Udhëheqësi i Parë i shqiptarëve, që shpresoj e dua të mos jetë i vetmi dhe i fundit, Skënderbeu!


Data e Publikimit: 16/03/2005

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Mars 2005 08:45
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 22/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

ca behet ketu mer jahu?????
ca na qeka kjo prape
skenderbeu grek???
e ketyre ja u q*** R**** mor se une i dija qe ishin budallenj por jo edhe kaq
hajde perralle hajde qe paskan bo grekerit.

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Maj 2005 21:51
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amstel Kliko këtu për të kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Amstel Shto Amstel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amstel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Skenderbeu

Baba ishte serb, moma nga Berati. Sundonin shqiperine e mesme.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2005 03:11
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Amici di Nessuno Vizito faqen personale të Amici di Nessuno't! Kërko mesazhe të tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Amici di Nessuno në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Gjergj Kastriot Skenderbeu > Skenderbeu Qenka Grek?????????

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.