Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Citim: Po citoj ato që tha Katilesha
~ Ishte nji kohë kur ...
Ishte nji kohë kur
nata humbte gjurmët n'sytë e Tu,
Dita t'lindte buzëve e vesën e jetës
frynte përsipër ftyrës time.
Ishte nji kohë kur
zogjtë mësonin cicërimen nga fjalët tuja,
E lulet e pranverës mbinin nga farat e hapit tand.
Dashnia m'ngjante me nji ylber
që m'ishte vizatue n'xham,
E as avujt e acartë t'natës nuk ia zbehnin ngjyrat.
Ishte nji kohë kur
minutat i banim palë n'xhep,
E n'çarçafët e natës me lotët e amël shkruanim poezi.
Ishte nji kohë kur
nuk dinim ku ishte fillimi e fundi gjithçkaje,
e jeta zbrazej n'trotuarët e qytetit me krahë ëngjëlli.
Ishte nji kohë kur
mësova me shkru me sy.
E.
Ishte nje kohe qe mesova, ishte nje kohe qe mesova te puth me sy, ishte nje kohe qe lumturia ishte fajtore, s'kishte vend per mua, ishte koha qe me mesoi se ajo te heq e ajo te risjell prape, ishte kohe per tu rritur e kjo vere eshte kohe per te shijuar ...
per te mos e postuar andej nga muzika
http://www.youtube.com/watch?v=GhmH1JNNPbM
Kat sa frymezuese Shkodra me kto poezite e tua 
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|