unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958
|
Une e Ti, mike te perjetshme
Une e Ti, dy shpirtra binjake
Pse malli , dhimbja s’kane
force te flakin
vdekjen plake
qe krahet ka shtrire te te marre?
Une e Ti, kaq afer, kaq larg
Pse s’mundem dot te te ndihmoj
ndiej dhimbje tek te shoh te vuash
pse zerin s’mundem te ta degjoj?
pse s’mundem te te bej te qeshesh
te ngrihesh e sic cun te fershellesh
te ngasesh makinen si e e dehur
naten vone diskove te kercejme
Une e Ti, mike te perjetshme
pse s’mundemi kohes
limitet t’ja frenojme
te na gjejne bashke weekendet
enderrat , deshirat le ti vazhdojme..
cohu shoqja ime
vdekjen mike mos e bej
mos I zer bese fjaleve, pabesive
nje jete plot plane , po na prêt..
Une e Ti, mike te perjetshme
Une e Ti, dy shpirtra binjake
Te lutem Zot:
Nuk e duroj dot dhimbjen
Nga mikja ime mos me ndaj..
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|