ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008
|
Mbas deshtimit te trete per te ndezur makinen u prish ne fytyre. Jashte ishte ftohte bile dhe brenda makines mund te shihje frymen kur shnderrohej ne avuj. Kur me ne fund u degjua zhurma e motorit tek rikthehej serisht ne jete prej andej ku shkonin te gjitha mekanizmat mekanike kur "jepnin shpirt" sa nuk kerceu nga gezimi. Pak si ne faj mbasi kishte kthyer edhe nje here prej vendit te prehjes se perjetshme "vogelushen e tij" lemoi kroskotin dhe puthi timonin, por shpejt u kujtua qe ngrohesi kishte dy jave qe nuk punonte me dhe nje vale mallkimesh rrembeu gjithcka. Mbasi mallkoi makinen, mekaniket e Hondas, fatin e tij, kohen e keqe, deboren, veten qe po dilte ne ate ore, meterologet dhe kozmosin se bashku me te gjitha ligjet e tij sikur u qetesua disi. Ndezi radion dhe kthehu koken dhe nje here sikur ti thoshte shtepise dhe krevatit te ngrohte te ndalonin kengen e sirenave qe po e tundonte shume per tu rikthyer ne krahet (ose me sakte carcafet dhe bataniet) e tij. Ktheu timonin dhe shkeli gazin.
Debora binte floke floke dhe rruga ishte komplet bosh. Dicka speciale falej edhe pamjes me te rendomte nga bukuria e shtrojes se debores. Tani edhe nqs plaku iviti te ri do te parkonte sliten e tij bashke me dhuratat, zilkat dhe 12 dreret e tij (aq duhet te ishin) para ndonje karburanti per te blere ndonje pakete cigaresh nuk do te cuditej hic. Me cfare do te paguante? Ky mendim e ngacmoi se tepermi dhe shpejt e shpejt filloi te imagjinoje nje visa credid card ku me shkronja te vogla shkruhej "Santa Klaus". Por ky mendim u hodh poshte mbasi arsyetoi qe per te patur nje te tille duhej nje leter njoftimi, certifikate lindjeje, pashaporte, social sevcurity nr (sigurisht qe duhet te ishte amerikan) dhe padyshim CIA apo ndonje agjensi tjeter do ta kishte rekrutuar. Mendo nje person qe ne nje nate te vetme mund te hyje ne cdo shtepi prej oxhakut. Spiuni perfekt nuk mund te lihej pa u shfrytezuar. Cuditerisht ideja e santes spiun ju duk goxha interesante dhe shpejt filloi ta imagjinoje me nje kostum te zi dhe papion si puna e James Bond-it. "Klaus" tha me ze bass "santa klaus!" Dhe filloi te zgerdhihej me veten.
Ktheu makinen dhe parkoi. Hyri brenda duke ferkuar duar pas njera tjetres dhe duke I hukitur. Ajri I ngrohte e beri te ndjehej mire. Veshi perparsen dhe pa nga vajza e re qe kishte filluar pune atje. Shikimet ju kryqezuan te dyve dhe ajo I buzeqeshi. Uli koken shpejt dhe I skuqur ne fytyre filloi te numeroje parate ne kase.
"Kam per te mbetur I virgjer gjithe jeten" mendoi dhe mbylli kasen gjithe inat.
"Boy!" Gati sa nuk I bertiti nje gruaje te shendoshe qe ju afrua e cila e zene ne befasi po e shikonte e hutuar. "Ingmetalboy. Cfare mund te bej per ju sot?
__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|