Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Nuk di nga ta drejtoj vemendjen! Fjaleve qe me ne fund kane gjetur nje shteg per t’u shprehur apo deshires time ngulmuese per te heshtur?
Fjale dhe heshtje. Heshtje dhe lot. Lot dhe pikepyetese qe te godasin koken! Nyje gjerash te shtrira ne kohe te ndryshme qe kerkojne te vajisen , te zgjidhen me spontanitetin e deshires se mire dhe euforike. Kokfortet dhe krenaret nuk jane per “zgjidhje nyjsh” , ato jane per pompozitete fjalesh dhe gjestesh qe tentojne te te shpien ne tunele dritshkurter .
Cili eshte hapi I rralles? Cila eshte heshtja e rralles? Cila fjale pret rrallen te futet ne morsen e ndrydhjes dhe nyjve te kokekrisurve qe bejne fli ndjenjen, pak rendesi ka ne eshte dashuri apo jo. Dashuria nuk eshte qellimi, dashuria eshte fundi , eshte pika qe te ve kapakun persiper dhe te indukton “detyrime” te tjera....
Vazhdoj te jem midis fjaleve qe duan te “flasin” dhe vetes qe do te heshte. Dilema ndihet, trullosja dhe cudia po ashtu. Ujrat e trazuara kane prishur pakez kornizimin strikt te imazhit te piktures qe kisha ndertuar ne mendje. Kjo gje me shqeteson per momentin , por thelle-thelle brenda meje e di qe keshtu eshte me mire. Do mjaftoje nje gllenjke uje per te shperlare shijen e hidhur te kesaj, ose ndoshta me shume...
Eshte mjaftueshem trazuese te dish qe jemi nje hap larg, nje fjale larg, nje heshtje larg dhe heshtim me shume se vete pasioni i heshtjes per heshtje.
Ne qofte se ti ke zgjedhur “heshtjen” per t’u “shprehur” , per te “thene” , per te “ ndjere” dhe “ndertuar kate”, duhet ta kesh marre parasysh edhe te kunderten e asaj qe ke pasur ne mend kur klikove kete “opsion”.
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|