Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Idem Inge,

E njejta situate edhe kendej nga une...Vetem se une nuk kam bajamet, por kam gum

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Prill 2010 22:19
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Goditjet qe te jep jeta kurve s'kane mbarim por kur te vijne me vrull njera pas tjetres ah s'di c'te them...eshte si te ndjesh ne gjoks shkendia zjari te pishtarit qe pikojne me vrull ndersa shkrin parzmorja e gjoksit...Kur e di qe shpresa eshte shuar, mer fryme thelle, gelltit lemshin e mbledhur ne gryke dhe i dorezohesh fatit. Nuk ta leshoj doren, mos u frikeso!!!!!!!!!!!!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2010 00:39
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Hmm. Po kjo? Ndoshta eshte nje tjeter "ndoshta" ne llogjiken time. Nje tentative e arsimuar (deri diku kuptohet) per te thjeshtezuar ose komplikuar sipas rastit permes arsyetimit gjysem llogjik-gjysem fantastik veprimet e mija dhe sasine e hormoneve ne gjak. Shkurt hesapit te kuptoj pse nuk po me gjen bytha rehat ne kete kafenene e ere. Pse ndryshova kafenene do te ishte pyetja e pare? Sepse nuk mund te shkoja me tek e vjetra do te ishte pergjigja ime prej inxhinjeri. Pse nuk shkon me dot do te pyeste ndonje mistrec perseri dhe une do ti perdridhja veshin derisa te fillonte te kercente me nje kembe duke kuptuar qe ca gjera duhen lene rehat, por tani nuk mund t'ja perdredh vetes veshin mbasi do te dhembe dhe nuk jam shume tifoz i dhimbjes. Perkundrazi perpiqem ta evitoj sa me shume si ate fizike dhe ate tjetren. Kur isha i vogel ndodhte shpesh te me therrisnin qullac mbasi sa here qe gervishtesha duke lojtur futboll e ngrija zerin deri ne kupe te qiellit dhe i caja menderen atij qe me kishte rrezuar te thuash ti sikur po jepja shpirt. Por isha goxha i mire ne futboll dhe nqs me therriste ndonje qullac nuk shkoja te luaja kur luanim mehalle me mehalle, ndaj me linin rehat. Nuk po perpiqem te evitoj pyetjen me lart, thjesht po perpiqem te fitoj ca kohe sa te gjej nje pergjigje bythe e zgjuar. Le te themi qe mbasi nje sasie X alkooli ne tru sensi i humorit shdnerrohet komplet nga ai i cili eshte i pranueshem ne shoqerine e civilizuar. Edhe cfare? Ate mendova dhe une te nesermen duke krojtur koken, por shpejt kuptova qe ndodhi te tilla behen shkak per ca ngjarje gati te pabesueshme te cilat duan kohe dhe vemendje te vecante per tu treguar.

Keshtu qe tani jam duke u dredhur dhe perdredhur mbi karrigen qe papritur eshte bere jashtezakonisht e parehatshme te kesaj kafenese se re sikur te kisha bythen me maje. Per te gjitha "fjalet e urta" mbi ate pjese specifike te trupit duhet te falenderoj babain. Po te mendosh qe eshte doktor do te supozoje qe komentet e tij do te vertiteshin rreth ndonje pjese me aristokrate te trupit si puna e trurit apo melcise, por jo. Babai im gjente menyren te fuste fjalen "bythe" ne cdo bisede dhe ne nentedhjete e nente pike nentedhjete e nente te rasteve dukej si gjeja me normale. Ne mbrojte te tij duhet te pranoj qe metaforet dhe idiomat e tij kane qene goxha efektive duke konsideruar qe i mbaj mend akoma ne kete moshe. Gjithashtu ajo ishte e vetmja fjale "e piste" qe kam degjuar te dale prej gojes se tij, dicka qe ai vertet u perpoq te ngjitej tek une, por si duket pati nje efekt te kundert dhe fjalori im skuq edhe nje marinar me raste.

"Keshtu eshte kur i ben punet me bythe". "Laraska hu me hu derisa ti hyje huri ne bythe". "Nuk nxjerr gje ne drite po nuk e shtrove bythen". "Meso derisa te te behet bytha me kallo". etj etj etj. Mendoj qe efekti viziv ka te beje goxha, sidomos kur je dhjete vjec dhe ke mesuar se po te thuash fjale te pista as nuk e kupton nga te vjen shpulla turinjve. Eh... Fakti mbetet qe tani kam mbetur si cifutet kur iken nga Egjipti dhe te humbur ne shkretetire i mundonin enderrat e se kaluares dhe fjala shtepi. Dhe une tani duke perdredhur buzet prej shijes se te ashtuquajtures "kafe" kujtoj kafenene time te vjeter dhe mbushem plot. Aroma e kafese se sapo blojtur qe te gulugicte hunden sa hyje ne dera, ajka e trashe e ekspresit qe mund te mbante dy luge sheqer pa frike (jo se une e pij kafene me sheqer po nejse) dhe divanet e rehatshem prej lekure ne te cilet zhytesha i gjithi dhe ashtu pa kuptuar isha ne Paris duke pire nje gote me Ravikun apo ne Pianosa duke psheretire para mini-minifundit te sekretares se gjeneralit se bashku me Yossarion dhe pilotet e tjere perpara se ti drejtonim bombarduset ne Dresdenin e varfer. Ndersa tani nuk gjej dot rehat dhe kurrizi ka filluar te me dhembe. Kafeja sic thashe oh zot na ndihmo. Keshtu ndodh kur banakieri ngjan me nje kopje te shkurter te Axel dhe degjon Burzum me ze te ulet me radion e tij te vogel.

Edhe te lesh librat dhe te fillosh te vezhgosh njerzit nuk eshte pune. Njerez te cilet shoqeria i quan me se normale, te lumtur me ato cfare kane, me libra best-seller ne duar apo duke pire chai tea me qumesht dhe tre paketa shqer. Te tjere studente te devotshem qe mezi presin te mbarojne studimet dhe te shkojne ne boten e te rriturve per te zene nje pune tete me pese dhe te shtune te djele pushim. Te zene prej klasave verore qe po marrin kerrusen para laptopeve te tyre kontrollojne facebookun apo tweeter. Perseri me shkon mendja tek kthina ime e preferuar ku mund te kaloja ore te tera duke vezhguar syreshe qe pinin kafe amerikane me nje dopio ekspress brenda tek shpalosnin para meje botet e tyre te turbullta prej muzikes rock depresuese te kohes sone, inatcinjte e mesimeve qe me kufje ne vesh zgjidhnin problem pas problemi 4 ore para testit, prodhiumet e pergjithshme te sorroritive dhe fraternitive, vajzat qe babai nuk i kishte dhene mjaft dashuri dhe qe ato i denonin duke fjetur me cdo djale qe i dilte perpara, vajzave pa self esteem qe pispilloseshin sikur makiazhi dhe rrobat verbuese do te kryenin funkisonin e allcise per te fshehur fytyrat e trembura apo te mbushura me pikepyetje mbi veten. Oh sa dite te kendshme ishin ato. Variacioni qenka fruti i jetes. Fruti i ndaluar i jetes. Frut qe eshte atje per tu pare dhe adhuruar, por jo per tu konsumuar. Nje tjeter paradoks i se shtrenjtes jete qe si duket nuk mund te kenaqet me "knock knock" jokes apo "your mama is so fat" jokes, por kerkon situata te detajuara satirike qe shpesh mbarojne me parpalize shpirterore nga ana tone per tu argetuar. Gjithcka qe mund te bejme eshte te shpresojme qe jeta u kenaq me kete reng te fundit qe na fali dhe te jete ne rregull per nja pesembedhjete vjet.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Qershor 2010 02:21
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

E gjithe nata kaloi zgjuar. Ashtu si pa kuptuar filloi te agoje dhe bashke me diellin ndjeva se si u shperndane mendimet e nates. Rruga ne erresire ka shije tjeter. Edhe rruge te njohura prej kohesh kur zhyten ne misterin e nates qe shpohet nga feneret e makines, duken si autostrada fati qe te ftojne ti eksplorosh me shpirtin e mbushur plot prej zjarrit te aventures. Kullos syte rreth e rrotull dhe mahnitem. Ne te gedhire asfalti gjarperues, kurrizi i ketij zvarraniku gjigand, i lagur nga vesa e mengjesit duket sikur perpiqet te me shkunde bashke me makinen prej kurrizit te tij. Majat e zhveshura dhe fisnike te maleve qe me rrethojne as qe nuk te denjojne me nje veshtrim, por kryet i kane te mbeshtjella nga re e mjegull. Vendi im i dashur dhe kryenec qe te pelcet shpirtin me kokefortesine e tij per te ndryshuar ma ndez gjakun edhe me keq. Duket sikur lengu i jetes qe gelon brenda meje njohu burimin nga vjen dhe tani shkumbon e gazon neper deje dhe muskuj. Pejsazhe te palekundura nga valet e kohes qe kane mbetur njesoj qe ne ngjizjen e botes duket sikur qeshin nen buze me ne njerzit modherne qe rendim, punojme, zhurmojme, shpresojme dhe kur kemi kohe edhe jetojme...

Tani jam ne Tirane. Atje ku majat e pishave jane zevendesuar nga antenat e kompanive te celulareve, bari i bute i fushave prej betonit e asfaltit dhe malet shpatullgjere prej pallateve shumekatesh larash-balash. Por edhe ketu ne kafenene akoma te qete ne keto ore mengjesi ndjehet karakteri i ketij vendi. Njerez te bukur dhe krenare qe edhe sa jane zgjuar nga gjumi e mbajne koken lart dhe kurrizin drejt, por shpesh edhe atehere kur nuk duhet. Edhe atehere kur nuk duhet...

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Modifikuar nga ingmetalboy datë 15/08/2010 ora 06:09

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Gusht 2010 06:00
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

as qe dua ti degjoj zerat mbrenda meje me
me jane merzitur tjeter jane ato tjeter jam une ,une jam e kunderta e tyre dhe sdua te ndryshoj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Gusht 2010 08:58
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

merr fryme ngadale...edhe pak do te mblidhesh ne petkun e gjumit, vellait te vogel te vdekjes dhe per nje moment do harrohesh...tek perpiqesh te mbash syte hapur, kupton qe dicka e tille nuk eshte e mundur...dhe ngadale leshohesh embelsise qe te ofron...perpelitjet e fundit dhe cdo gje mbaron...do te deshiroje te beje nje permbledhje te gjerave qe ke bere dhe do deshiroje te beje por ne kete pike duket sikur asgje nuk ka me kuptim...tani deshiron vetem te mbyllesh syte dhe te mos mendosh me asgje! Ne heshtje nje frike te pushton zemren, nje boshllek qe nuk e ke kuptuar...do deshiroje te mos flije ne keto momente...ke akoma shume gjera per te bere! po sikur koha te mos jete e mjaftueshme per ti bere!
pas nje dite aq te lodhshme e prisje kete moment qetesie me aq deshire dhe tani e shoqeron me nje pike loti te nje mendimi qe heret e vone do te permbushet...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Gusht 2010 02:34
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Lojrat qe luajme fshehurazi ne fushen e minuar te lokaleve te mbushura me tym, alkool dhe epsh, valle jane per bashkeudhetaret e shpresuar te nates apo per veten tone? I'm wondering that right now after a few beers and a weird illumination that reminded me that we are not who we think we are specially around people that we like.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2010 12:12
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

zhurma eshte me e forte nga jashte , nuk te le qoshe qetesie te degjosh memecllekun tend po edhe sikur goje te kete e te gerthasi ahhh...ne shurdheri do perplaset...kshuqe , te vishemi sic na duan vetja imjuaj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shtator 2010 02:58
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Gjumi iken me cigaren e fundit dhe pakuptuar as vete se si e gjej veten ne maje te catise se shtepise. Eshte nje nga ato catite alpine me dyfaqe qe ngrihen lart shpejt e shpejt per tu bashkuar ne vijen e holle mbi te cilen po aventurohem une tani. Ne qiell hena e plote derdh magjine e saj mbi mua dhe gjysem i hipnotizuar filloj dhe eci ne drejtimin e saj. Tjegullat nen meje kerkellijne alarmueshem, por hapat e mi nuk ndalen. Nje hap i gabuar dhe do te njihem me afer me anet e catise. Njera eshte e ndricuar dhe mund te shoh shkoqur tjegullat e thyera prej peshes se debores apo bresherit, tjetra eshte nen erresiren pus dhe mund te jete e lemuar sa me ska ose cope e therrime. Cfare rendesie ka? Te dyja ne te njetin vend do me cojne, nje krah apo qafe te thyer mbas nje reshkitjeje prej disa sekondave qe vetem zgjatin renien. Por ne kete vije te holle te majes se catise hena duket kaq provokuese...
4 in the morning. Fuck I have to wake up in 3 hours.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shtator 2010 14:09
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Fshehur mbrapa nje frymemarje te thelle ishte nje tjeter kujtim i yti dhe perseri e gjej veten ne labririnthin tashme te njohur te veshtrimeve te tua. Buze qe ndjellin. Buze engjelli ne ferr apo djallusheje ne parajse. Veshtroj perreth, kete radhe qenka disi ndryshe. Fut duart ne xhep dhe filloj te eci ne drejtim te diellit te plagosur i cili i gjakosur rrezohet mbas fijes se fshehte te horizontit. Perendim qe duket sikur vazhdon perjetesisht. Koha si duket qenka vertet pjelle e trupit njerzor. Lavjeresi meshon nga te dyja anet, por nuk i rrezohet asnjeres ndaj ritmi vazhdon te mbahet. Nje, dy, tre. Nje, dy, tre. Melodi qe fillon luhet ne mendjen time dhe hapat kercasin ne tabanin e plasur te tokes se thare me te njetin rritem. Shkretetire. Asgje rreth e rrotull meje pervec diellit qe nuk po e le te jap shpirt. Nje puhize e lehte ngre pluhurin e hicit lart dhe luan me te duke vizatur gjithfare linjash dhe konturesh. Silueta qe frymemarjen ndalin dhe kaq. Melodia eshte magjepese. Te shtyn pa e kuptuar ne thellesite e hapesires mendore dhe frymemarjet shpirterore me po te njejtin ritem qe te drejton drejt gjumit te perjetshem. Kerkesat e rradhes per ndryshim shtyhen tutje me percmim dhe kersherija per te zbuluar me tej me ben te ndez nje tjeter cigare dhe te vij perseri ne karrigen time.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Tetor 2010 09:38
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.