Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
E do te udhetosh me te pashmangerisht, sepse te ka prekur, te ka prekur trupin me mendje. S'ka nevoje te rikujtosh cdo gje, dhe pse harrohen e bukura eshte qe ngelen perseri ne mendje. Ne kohe zie emocionet jane lluks jo per te gjithe, jane menuja perfekte e diteve perfekte, antikorpet e jetes ne anen e saj me te veshtire. Njerezit me te trishte qe kam njohur kane qene ata qe nuk arrinin me te emocionoheshin, rrethi i tyre i mbyllur ish perfektesisht kaq perfekt sa kishin nevoje te emocionin te tjeret per tu ndjere gjalle.
S'ishte nje loje te shnderroje asgje-ne ne dicka, e dicka-ne ne nje dritare, por qe nuk ndricon po s'pati drite brenda. Pertej manise time per materien e bukur ndoshta s'jemi gje tjeter vec shpirtra qe ndricohen me shume ne kontakt me shpirtra te tjere, une kam te mite, ti ke te tuat, ata kane te tyret. Ndodh qe te priten si segmente, te bashkohen si elementet e nje reaksioni, e pozitivisht a negativisht asnjeri s'do jete si me pare. Hap syte por ti s'ke fytyre te njejte, linjat nderrohen, marrin forme sipas enes, ena jam une ... e une s'jam njesoj. Kjo uri marrezisht e marre te mban gjalle, s'te le te ngopesh mjaftueshem e te kerkosh prape, te lendon kur largon padrejtesisht pjese drite por te kujton se krahasimet s'duhen gjetur por jetuar. Kjo uri marrezisht e marre jo s'eshte e marre ... te marre jane ata qe s'kane me uri.
ka dhe ska lidhje por po pertoj ta ve tek temat perkatese
http://www.youtube.com/watch?v=D_ga_3bzoDs
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|