amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Citim: Po citoj ato që tha Endri
Femijet kuptojne me shume se sa disa prinderit kujtojne. Me ngrihen nervat kur disa prinder i trajtojne femijte e tyre sikur nuk dijne gje. Sikur jane lodra. Ata kuptojne dhe jane aq te zgjuar sa i duket qesharake kjo gje.
Yeah, Endri, femijet kane boten e tyre te perceptimit te gjerave dhe eshte e keshillueshme te perdoret nje fjalor normal me ato, duke iu respektuar karakterin por dhe duke iu vene kufinj te qarte. Nganjehere me teper fitoj nga nje bisede me kete mushkonjen me çizme sesa me njerez te rritur. Pavaresisht se disiplinimin e kam te veshtire pasi na eshte rritur neper duar dhe kur ishte beb ka qene e brishte por shume e dashur.
Nje dite po me pyeste nese doja ate me shume apo partnerin tim Hajde e spjegoji pastaj llojet e ndryshme te dashurise por qe jane te barazvlefeshme, si puna e gishtave te dores qe jane te ndryshem por jo me pak te rendesishem,... Imagjino habine time kur nje kalama dy pellembesh te thote"po ti duhet te me duash mua me teper se ate nuk e ke ne familje kurse mua me ke" 
Si perfundim, jane me fat te gjithe ato qe kane kane ditur te bejne zgjedhjet qe kane dashur ne jete dhe zgjedhjet per te cilat jane ndjere te pershtatshem(ne kete rast te qenit prinder). Natyrisht jane poashtu me fat qe jane bekuar nga qenie qe misherojne nje ndjenje sublime. Dhe une ndihem me fat qe kam ne jeten time nje qenie engjellore, qe mund t'jua marr borxh per ca ore prinderve te saje dhe mund t'jua kthej sapo te nise te beje te veshtiren(meqe une jam nje nder ato qe s'ndihen akoma te thirrur ne apel per misherime te tilla )
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Modifikuar nga amor alucius datë 31/07/2008 ora 17:22
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|