ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008
|
Cudi valle cfare te ngacmon kur syte te skuqen prej hashashit apo prej tingujve te nje sonate flauti. Shume larg prej njera tjetres, e di. Cfare rendesie ka? E kush e di. Njera eshte larg normave dhe ligjeve te shoqerise (dmth... ne shumicen e rasteve), tjetra e respektuar dhe e veshur me mantel mbinatyror, gati e gjithfalshme.
…
Me pare e kam patur te lehte "te ndjek" arsyet e logjikes qe shpesh edhe kundra vullnetit tim me kane vervitur drejt te prekshmes, ndjenjes, mishit, metafizikes, abstraktes apo hicit. Ndonjehere dhe dopio, momente si tani qe po shkruaj. Well... almost. Sot hena eshte e plote, nata me e heshtur, muzika me e prekshme, orgazma me e pervecme, buzeqeshja me misterioze dhe … vetmia me therrese.
Eh kjo e shkrete arsye, ahhh per kete dreq llogjike. Fjale dritheruese, kolona dorike si ato te Partheonit, tabu per ne “freethinkers”. Per ne "ndryshe nga turma" qe keto fjale i kemi shnderruar ne alfa, guri i qoshes, guri i mesit te nje harku qe po u hoq shemb gjithcka. Ngadale veshtrimi ngryset, sic ndodh zakonshem mbas nje shakaje pakripe kupton qe kapistalli nuk eshte ornament zbukurimi, por eshte bere per tu terhequr. Ngadale siguria venitet dhe bashke me te gjumi. Valle eshte koha ajo qe vjedh te pervecmen prej palces se shtylles kurrizore?
E di.Te kafshosh gjuhen ndonjehere qenka me reflektuese se njeqind dite meditimi.
__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|