amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Kam kuptuar qe ne kete bote askush s'mund te zoteroje mendimet vetjake ne forme permanente, lumturia qendron intakte ne duart e tua. Une jam njeriu qe mund te vendose nese dua te jem e lumtur apo e trishtuar. Ndryshe opcione tjeter do ishte nje jete ne keqardhje vetjake, ankesa, karma negative,...Cdo njeri ne lindje ka me vete nje valixhe te madhe lumturie si dhurate per qendrimin e tije ne kete bote. Kam kuptuar me keqardhje qe ka shume pak njerez qe e perdorin permbajtjen e saje qe te shijojne jeten e natyrisht njerez te tjere t'a shijojne bashke me ato. Shumica e tyre e mbajne te mbyllur dhe e lene te lire vetem kur zihen vertete ngusht.
Natyrisht jetojme ne nje shoqeri me grupe variabel veprimet e te ciles nuk mund t'i kontrollosh, por buzeqeshjen dhe qendrimin pozitiv ndaj shume situatave e kemi ne dore.
Shpesh lumturine time e kam perkufizuar ne terma profesioni por dhe ketu nje qendrim i mirefillte pozitiv ka qene çelesi sekret; qe te arrija kete lumturi isha gati te punoja shume, te beja hapat e duhur,...e nese s'arrija kete sukses ishte faji im. Mund te korigjoj veten, une, keshtu mund te bej veten te lumtur. Por...nese suksesi im ose mungesa e tije do varej nga dikush qe mund te shkaterroje mundesite e mija do isha prape e lumtur? Duhet te ia lija fatit perfundimin e kesaj ngjarjeje?
Veprimet e mija- pune e rende, kembengulje, qendrim, etj. me bejne nje njeri te lumtur. Rezultati i veprimeve te mija, nese s'eshte ai i duhuri, mund te me beje te palumtur. Por rezultati i veprimeve te tjereve? Ah, jo, ky thjeshte mund te me shkaktoje nje alterim humori pak sekondash.
***
Ja ku isha ulur, shkujdesur ne karrigen time, kembet mbeshtetur mbi tavoline. Ai me afrohet ndersa hedh syte ne ekranin e laptopit e me masazhon krahet. Fillon e me spjegon ngadale, ne terma me njerezore, ate qe po lexoja ne slides. Ishte vertete e nevojeshme? Jo! Por trupi i tije i ngjeshur per shpinen time, gusha mbi sup, duart qe me pershkojne krahet dhe syte e tije qe s'i ndahen ekranit ne ato momente, me japin nje kenaqesi te çuditeshme. Ne nje moment sillem nga ai, i ndreq jaken e kemishes. Nje tjeter largim, kesaj here per ne pune. Ndersa le dhomen s'mund te rri pa i dhene nje shpulle ne te prapme.
"E mjaft me kete monogami te qelbur! Po fillon te m'a neverise. S'meriton te konsumohesh me nje femer te vetme! Ashtu siç nuk meritoj une natyrisht"- i them ndersa ai tashme gjendet tek dera me doren tashme ne dorezen e saje. Ai qesh.
"Shpirti, sa nenvlereson aftesite e mija ne ca gjera"- shkel syrin duke nenkuptuar ujera te turbullta me thellesira te panjohura. Zot sa terheqes qe eshte!
Ne ate moment syte e mi perplasen ne grumbullin e çelsave qe pushojne mbi tavolinen time; duplikate e cdo dere ne jeten e tije! I marr dhe i tund ne ajer.
"Zemra, zemra, beso dhe kontrollo!"
"Ti e di, besoj, qe ca gjera ose behen ne forme perfekte ose s'behen fare! Vetem njerezit e dobet mund te zihen mat ne ca gjera"- vazhdon egoja e tije.
"dhe mua me pelqejne gjerat e bera ne forme perfekte! Nese ti do beje aq mundim duplikativ dhe nese do arrije t'ju shpetoje syve te mi...do kishe vetem admirimin tim te plote. Perfeksioni- edhepse inegzistent- me çmend, me shpie ne ekstaze!" I pergjigjem duke qeshur.
"Ah, harrova E., that was pretty kinky, my love! Shpulla them" dhe dera mbyllet serish!
Ngela mbrapa duke qeshur me te madhe. Ja cfare kam dashuruar tek ai nga momenti ne te cilin kam vene sy mbi te para shume vitesh: mundesia per te pasur dhe prape, refuzimi i tije per te pasur me teper se "monogamine e qelbur"!
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Modifikuar nga amor alucius datë 02/11/2008 ora 19:53
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|