Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
[QUOTE]Po citoj ato që tha Katilesha
[B]Ai me ben te ndihem sikur jam duke ecur mbi nje tel te tendosur dhe mjafton nje fryme e lehte per te me kercenuar shterngimin ,per te shkrifur kete ngerc dhe per te rene pastaj ne nje cmenduri perfundimin e se ciles e dime shume mire te dy. Eshte e mundur qe edhe kur e di se je duke bere nje cmenduri , edhe atehere kur e di se nje "shkendije pasioni" do te perfundoje ne nje tuberlance shpirterore , ne nje pershtjellim ditesh dhe ndjesishe ku lendimi dhe dhimbja, gjykimet dhe ndjenjat e fajit jane ingrediente te pashmangshem , ti me vetedije dhe deshire rend pas tij, investon ,"derdhesh mbas tij"!?
C'eshte kjo lloj cmendurie qe na ben te derdhim thase hormonesh ne nje ekstrem tonin, ne nje tingull te tendosur , melodia e se cilit e di qe nje dite do te rreshte se "kenduari" per ty!?
* * *
Ai erdhi , u "rikthye" ne nje moment kur te dy ne kishim ngritur nje kasolle dhe e kishim "burgosur" aty shkendijen tone te pasionit, i kishim vene prangen cmendurive dhe po mundoheshim te kanalizonim deshiren per njeri-tjetrin ne nje "ane tjeter" , ne nje prespektive qe do te ishte " prane nesh" edhe me vone se e tashmja. Erdhi natyrshem , si vete ai , dhe trokitja e tij ne mesnate ndezi edhe nje here motorret , duke i dhene shkendijes dimensionin e flakes qe te djeg. Ndenjem te perqafuar per gati 10 minuta dhe dukej sikur po c'malleshim me parfumin e njeri-tjetrit. Nuk e pyeta se perse kishte ardhur, thjeshte kur ndeza driten e kuzhines , e gjeta ate me koken ne frigorifer duke komentuar per "rregullin" brenda tij dhe duke thene qe ishte pikerisht ai "rregull" qe me pengonte ,qe me kishte prangosur kembet duke ia kufizuar atyre dhe hapin. Kenaqesha me veten kur e shihja e degjoja duke folur per te tilla gjera dhe duke qeshur i thashe " me behet qejfi qe te pashe". Heshtem te dy ,si per te perfunduar me mendje frazat e tjera qe do te donim te artikulonim.
Mbas pothuajse 2 oresh bisede pa i ndjere , mesova se ardhja e tij ishte nxitur thjeshte nga nje "fraze" , qe ate e kishte trembur dhe frikesuar.... Dhe ja ku "hipa" perseri ne ate telin e tendosur dhe po mundohesha te ruaja ekuilibrin , po mundohesha te krijoja nje bazament te forte te "vetes" ne menyre qe te mos kredhesha ne krahet e tij. Ne mendje me vertiteshin te gjithe takimet tona si sekuenca filmash me metrazh te shkurter dhe po mundohesha te gjeja kuptimin e gjithe kesaj , dhe nderkohe ndjeja temepraturen qe me kishte ndezur dhe syte i ndjeja te rende, sikur po me mbylleshin. Ne moment artikulova nje pyetje ( duke e ditur qe do me shpiente ne nje tjeter drejtim ) : - Nuk mendon se eshte gabim? E kam fjalen per gjithe kete? Eshte gabim per te dy ne apo....?
Nuk me la te perfundoja asgje, thjeshte me ndezi nje cingare dhe vetem pasi e thithi ai njehere ma dha mua dhe me tha : - Thithe dhe nxirre, nxirr perjashta njehere e mire ate se cfare bluan perbrenda dhe mos ler qe gjerat mes nesh te "ndertohen" nepermjet heshtjes.
Nje buzeqeshje qe ironizoj mendimet e mia , ate se cfare ndjeja ne moment u pikturua mbi fytyren time dhe u dorezova duke gjetur diferencen e pare midis nesh ne ato momente; ai ishte gati te digjej , kurse une ndonese (po) tashme kisha hequr dore ( pak para se ai te rikthehej).
Nje absurd qe bashkon fatet e dy njerezve krejtesisht te ndryshem ne cdo gje dhe i vendos ato ne nje tel , duke i ferkuar me njeri-tjetrin si guret e nje cakmaku dhe duke ndezur keshtu shkendija dhe duke bere te besueshme se e pamdunura mund te arrihet vetem sepse " jemi ne", duke bere qe flaka mund te mos djege vetem sepse "jemi ne" .....
Me duhet te ndal "vrapin" dhe te mjaftohem me idene se se fundmi jo gjithcka qe ndjej jam duke mundur ta shpreh, ose me sakte duke ditur si ta shpreh dhe te vishem e te behem gati per nje "jete" ndryshe. ( Nuk dua te them pa te, sepse e di qe ai gjithnje do te jete).
Si perfundim : Never be the same ...........
Dita e pardjeshme....
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|