Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Zani
... i Zemres

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: Nen hijen tende...!
Mesazhe: 549

Duke degjuar zanin tend...

Duke degjuar zerat brenda Teje ....

Akoma me percjell zani jot...akoma dhimbja eshte e njejt dhe e fresket sikur te kishte ndodhur dje! akoma zani vajtues i percjell me lotete e tuj... zbret tek une fuqishem ....shpresova e mendova me gjithe shpirt te behem zani jot...u shterra e u erra me shpresa te kota, duke degjuar brenda meje zhurmen e vajit tend... lidhja jone u formua kot. Nuk dij cila force mistike qendron ne mua dhe me percjell vazhdimisht ndjenjen e vrare dhe sme liron te iku nga kjo e 'kot' ndjenje..!? apo besimi qenka dashuria!?

Shpesh qesh me 'çmendurin' time, njejt siç qesh edhe Ti me mos gjetjen e forces sime qe te jem larg teje, shpesh mendoj se bota jote psiqike ndjen krenari se dikush te do dhe vuan per Ty, te pakten keshtu me thot brendesia ime!

Por.... zani Jot ne brendesin time eshte çelikosur aq shume ...sa edhe gjithe thashethemet qe me vijne per Ty... deri me absurdet zemra nuk iu ben vend, sepse Ti u bere porta e dyerve te nje shpirti qe vetem Ti dijte ta hapesh dhe te hysh per te qendruar kaq gjate!

Ti m'u bere dashuri e te gjitha dashurive te munguara gjate jetes sime , o zani i shpiritit tim!

.........

__________________
Me mundon kujtimi per Ty...!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shkurt 2011 17:20
Zani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zani Kliko këtu për të kontaktuar me Zani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Zani Shto Zani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Re: Duke degjuar zanin tend...

Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Duke degjuar zerat brenda Teje ....

Akoma me percjell zani jot...akoma dhimbja eshte e njejt dhe e fresket sikur te kishte ndodhur dje! akoma zani vajtues i percjell me lotete e tuj... zbret tek une fuqishem ....shpresova e mendova me gjithe shpirt te behem zani jot...u shterra e u erra me shpresa te kota, duke degjuar brenda meje zhurmen e vajit tend... lidhja jone u formua kot. Nuk dij cila force mistike qendron ne mua dhe me percjell vazhdimisht ndjenjen e vrare dhe sme liron te iku nga kjo e 'kot' ndjenje..!? apo besimi qenka dashuria!?

Shpesh qesh me 'çmendurin' time, njejt siç qesh edhe Ti me mos gjetjen e forces sime qe te jem larg teje, shpesh mendoj se bota jote psiqike ndjen krenari se dikush te do dhe vuan per Ty, te pakten keshtu me thot brendesia ime!

Por.... zani Jot ne brendesin time eshte çelikosur aq shume ...sa edhe gjithe thashethemet qe me vijne per Ty... deri me absurdet zemra nuk iu ben vend, sepse Ti u bere porta e dyerve te nje shpirti qe vetem Ti dijte ta hapesh dhe te hysh per te qendruar kaq gjate!

Ti m'u bere dashuri e te gjitha dashurive te munguara gjate jetes sime , o zani i shpiritit tim!

.........



just wowwwwwwwww sa mir e gjej veten ne kto vargje saqe me duket cdo gje e shkruar ktu me perket te pakten diku me vjen mir qe sjanm e vetme te ndjehem kshu ka tjer sikur une

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shkurt 2011 23:42
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

pse Ing.? mu duken mire ashtu turbull.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2011 03:07
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Me mungon aq shum, sa se kisha menduar kurre..megjithate largesia dhe pamundesia ngel gjithmon ajo pjes qe me terheq ...dhe do mbetet pergjithmon..derisa te mos jete me e domodoshme..

ather mbase sdo jem me kjo qe jam tani...ateher ose kurre!

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Mars 2011 16:24
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Sorry al74 por po shkruaja nga cel ate nate dhe nuk doli e gjitha ndaj e fshiva. Here its all of it. Dmth cfare mbaj mend prej asaj.

Kisha me shume se dy muaj pa folur me shokun tim te ngushte ne Shqiperi dhe pas pese minutash e gjej veten duke treguar per vajzen e fundit qe perfundova ne shtrat. Pordhe? Me njeh dhemb e dhemballe qe kur isha kalaman. Dashuri? hahahaaa... jo. Valle jam bere aq i varur ndaj seksit sa eshte bere gjeja me e rendesishme per mua? Addicted?? Jo dhe aq keq besoj. Ka patur kohe "thatesire" dhe nuk kam ikur per lesh. Bile nuk ka qene dhe aq keq sa mendoja. Shenje pjekje thone. Mahh?! Shpresoj te them te drejten.
Atehere cfare? Cfare ishte kaq e rendesishme qe me erdhi ne mendje direkt dhe fillova te llomotis per bukurirat e asaj nate? Ndoshta fakti qe jam djale dhe e kemi ne gjen apo keshtu jemi trajnuar qe kur kemi qene cilimij? I dont know. Duket si nje mal me m.. qe i vjen era nje km larg dhe une jam i vetmi qe pretendon qe nuk nuhat asgje. Bote qe veshin ngadale dritaret e vockla te forteses sone me avuj uji te kondesuar nen presionin e ndryshimeve. Pamja humbet konturet e drejta dhe egzakte per tu shnderruar ne nje lloj perzjerjeje dritash dhe ngjyrash te lagura nen shiun melankolik. Nate perfekte per nje gote dhe nje cigar. E cfare tjeter mund te besh ne kete qytet? Whiskey and sex. Hmm... maybe thats why. Njerzit ketu merziten shume. Nuk kane faj. Cfare tjeter mund te besh ne kete vrime te harruar edhe nga natyra. Mes eres dhe pluhurit te fushave pajete te Teksasit pafund ke dy mundesi per argetim. Alkool ose seks. Dhe kuptohet qe te dyja shkojne jo keq. Oh une dhe ankimet e mija. Pardje nje vajze la te dashurin ne shtepi duke lojtur COD ne xbox dhe erdhi ne une. Iku mbas nje ore mbasi duhet te shkonte te bente darke. Une vazhdova te pija. Asgje tjeter interesante qe ja vlen te tregosh I guess. Asgje qe te ngjall interesin apo te shton adrenalinen. Asgje qe te ben te nenqeshesh apo te tundesh koken ne shenje pranimi. Cuditerisht I still love this town ndoshta mbase diku brenda e di qe me kupton.
This shit fucking sucks.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2011 08:57
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

ing. me terhoqen me shume ato copat me titull shkatarraq qe kishe hedh. nuk di , kishte me shume tym ne to.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Mars 2011 23:04
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Pastaj e pashe. Ishte shtrire diku midis verberise time e gjesteve qe ne te vertete kishin pasur nje deshire. Ndonjehere jam une ai femija qe duhet ti shpjegosh Abc elementare. Gjiganti qe me mbante ne gji me kish liruar vet. Te pranosh zgjedhjen e te tjereve, divergjencat e jeteve pertej projektimeve vetiake do te thote te jesh e lire ne cdo moment te rifillosh, te mendosh, te propozosh nje breg qe therret nje ishull te ri, do te thote te ndjesh nje lumturi personale malinkolike. Tani e kuptoj pse te diskutosh fundin e nje filmi me dike sikur pjesa tjeter e botes te mos ekzistonte me, eshte sikur rolet kryesore te ishin nje alternative argetuese qe mund te kishim qene ne nje jete tjeter. E vazhdoj perhere te dashuroj gjerat qe me pelqejne, e s'ka problem qe kam arritur pak vone e rendesishme eshte si i ke arritur e me ke.Naten, kur mendimet marrin forme me me shume kurajo, jam dicka me teper: me deshiren per te zbuluar, per te mbajtur gjithcka qe kam tani bashke gjate gjithe rruges, vetem keshtu gjerat ndodhin butesisht e une i le te marrin forme butesisht. Ja pse me pelqejne mengjeset e vonshme.

jemi pak dhe cfare degjojme http://www.youtube.com/watch?v=CBTOGVb_cQg

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2011 21:35
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Valle ke menduar ndonjehere cili eshte vendi me i mire per te studiuar lypsaret? As une. Pse valle duhet te mendosh per gjera te tilla? Por megjithate po fillove te mendodh, pergjigja eshte shume e thjeshte. Librarite shteterore. E pse jo? Vend publik i mbushur me karrige te rehatshme, me banja qe pastrohen... relativisht shpesh dhe me ngrohje. Nuk e kisha dalluar asnjehere kete gje dhe si i ngritur nga gjumi letargjik i qindra vjeteve fillova te shoh rreth e rrotull meje. Nje ne qoshe kishte zene vend afer me hyrjen dhe ja ngulte syte cdo personi qe hynte derisa humbnin mbas ndonje rrafti. Nje tjeter dukej sikur po bente iventarin e sendeve qe kishte, duke i nxjerre nga canta e kurrizit per ti renditur para kembeve. Kurse nje syresh ja kishte keputur gjumit dy kolltuke majtas timit. E pse jo? Njerzit jane qenie qe adaptohen lehte. Mu kujtuan ditet e kolegjit dhe dremitjet e mija ne sallat e studimit te librarise se universitetit. Eh ca gjumi. Kufjet ne vesh, xhaketen supeve, canten si jastek dhe per pese minuta ja filloja te gerhiturit. Dmth nuk e di tamam nqs gerhisja apo jo se une isha ne gjume por njerzit me kane akuzuar me pare se gerhas me raste ndaj dhe tani dua ta imagjinoj veten sikur gerhisja. Pashe nga dritarja. Dite e hirte e mbytur nga shiu qe kishte zhdepur te gjithe qytetin qe prej mengjesit te djeshem. Ndoshta duhet tja kepusja dhe une gjumit. Keshtu mund te deklaroja pa mu skuqur faqja qe kisha fjetur me nje lypsar.
Duke u zgedhire pa zhurme prej mendimeve te mija prej adoleshenti mora librin ne dore per ta marre me vete ne shtepi. Duke pritur ne rradhe tek sporteli per te treguar karten time te antaresimit vura re nje prej lypsave te ma bente me dore. Buzet po i leviznin por nuk mund te degjoja cfare po thoshte mbasi kisha kufjet ne vesh. E di. Nuk mund te dal nga shtepija pa ipodin. Nuk ja vara shume dhe ula koken te ,exoja dhe disa rrjeshta para se te me vinte rradha, kur personi mbrapa meje me rrahu lehte shpatullen. Ktheva koken dhe e hoqa kufjet nga veshi.
"Eshte radha jote" me tha dhe beri me dore nga lypesare qe me kishte folur. I humbur pashe ate dhe pastaj lypsarin per here te trete. Vetem atehere vura re qe ai ishte nga ana tjeter e sportelit dhe ne fakt nuk ishte lypesar, por punonte atje. Ju afrova dhe i dhashe librin se bashku me karten e librarise gati me mosbesim. Ai as qe nuk me pa ne sy por thjesht i mori nga dora ime dhe filloi te bente punen e vet. Fillova ta shoh me vemendje. Ishte nje burre kaluar te dyzetave me ca floke te gjate deri ne supe te pakrehur gjysem te thinjur gjysem... te palare? Topolak ne fytyre, me faqe te fishkura dhe vetulla leshtore qe dukeshin edhe me te medha mbas ca syzeve te rrumbullakta qe i shkisnin mbi hunde dhe qe i ishte bere shprehi ti ngrinte shpesh me gishtin tregues te dores se majte. Mjekra gjithashtu e thinjur rritej sic te kishte qef dhe qimet e mustaqeve te zgjatura me shume sec duhej i vareshin mbi buzen e siperme. Nje veth i vogel ndoshta prej floriri i varej ne veshin e djathte. Kishte veshur nje kemishe leshi kafe me kuadrata dhe nje tip trikoje qe dikur duhet te kishte qene e zeze, e. Ila mezi i mberthehej ne stomakun e fryre. Nuk mund te shikoja pantallonat apo kepucet por mendja vazhdoi te imagjinoje nje pale te shkurta kaki dhe nje pale sandale te veshura mbi corape te bardha mundesisht te gritura mbi nocken e kembes. Leviste ngadale dhe ju desh tre here te fuste numrin tim ne kompiuter derisa e beri sakte. Mora librin ne dore dhe ju drejtova daljes me nje buzeqeshje te cuditshme ne fytyre. "Do me pelqeje ky vend" mendova dhe kalova rrugen.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Dhjetor 2011 03:51
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ngadale durimi fillon te zbehet dhe shenjat e para te nervozizmit duken qarte tek shperthej ne mini perjudha depresioni. Them shperthim por eshte me shume nje lloj rrezimi pazhurme brenda gjoksit e copezave te besimit tek vetja. E cuditshme se sa shume e identifikojme kush jemi me aftesine per te punuar. Akoma me e cuditshme eshte fakti qe po e ve re vetem tani. Ndoshta e kam vene re edhe here te tjera por mekanizmi vetmbrojtes i njeriut fshin informacione te caktuara prej mendjes sone duke bere vend per "zbulime" te tjera qe i sherbejne aluzioneve dhe jo te vertetes. Corbe mendimesh qe nuk do te zgjidhen tani ne tavolinen e kesaj kafeneje. Sidomos kur vjedh wifi-in per 3 ore rrjesht pablere gje.
E di. I like being a bad boy.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shkurt 2012 02:12
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ngadale durimi fillon te zbehet dhe shenjat e para te nervozizmit duken qarte tek shperthej ne mini perjudha depresioni. Them shperthim por eshte me shume nje lloj rrezimi pazhurme brenda gjoksit e copezave te besimit tek vetja. E cuditshme se sa shume e identifikojme kush jemi me aftesine per te punuar. Akoma me e cuditshme eshte fakti qe po e ve re vetem tani. Ndoshta e kam vene re edhe here te tjera por mekanizmi vetmbrojtes i njeriut fshin informacione te caktuara prej mendjes sone duke bere vend per "zbulime" te tjera qe i sherbejne aluzioneve dhe jo te vertetes. Corbe mendimesh qe nuk do te zgjidhen tani ne tavolinen e kesaj kafeneje. Sidomos kur vjedh wifi-in per 3 ore rrjesht pablere gje.
E di. I like being a bad boy.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shkurt 2012 02:27
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.