WOLF_CUB
Pure Instinct

Regjistruar: 09/03/2006
Vendbanimi: Alpe
Mesazhe: 289
|
Një tufë minjsh
Një tufë minjsh dhe
Unë që kërkoj të jem mace,
Mace e mirë e jopërtace
Nje tufë minjsh që
bëjnë jetë njerëzish;
Dhe unë që s’jam as mace,
Një tufë e madhe minjsh
Minjsh me dy këmbë
Pasardhës speciesh
Që dikur, njerëz kanë qënë.
Një tufë minjsh që vjedhin gjithçka
Dhe ndonjë mace, që dot nuk i ha,
Një mace e lodhur që s’është mace
Pranë vatrës, që po shuhet, të jetës;
Një mace e lodhur që veç mjaullin
Në kërkim të së vërtetës, dhe…
Një tufë minjsh, miliona minj
Se minjtë shtohen shumë
Shumë tufa minjsh se s’bëhet ndrysh’
Macet kanë rënë në gjumë
Dhe minjtë vërtetë kanë bërë epokë,
Macet janë përgjumur e kanë frikë
Përsëri minj kalojnë rrugëve
Mbi rrugë-kanalet tona me plehra
Minjtë asgjë nuk i ngordh, asgjë
Shtohen më shumë se derrat.
Minjtë kanë qënë gjithmonë por…
A shkojnë minjtë në parajsë?
Një tufë minjsh dhe…
Unë i pamundur, që
I bëj sytë si dac.
__________________
"Teach me half the gladness, That thy brain must know, Such harmonious madness, From my lips would flow..." (Shelley)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|