ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008
|
Si pergatitesh para nje sfide te veshtire? Cilat sinjale ndizen ne panelen e kontrollit te trurit? Nervozizem? Ankth? Apo te ndizet gjaku dhe nje sfide eshte ajo qe te ben te ndjehesh i gjalle? Ka dhe nga ata tipat e frikshem qe behen te ftohte akull dhe para nje sfide kalkulojne cdo hipoteze te mundshme duke u llogaritur gjithcka ne me te voglin detaj. Mos valle ndonje prej tyre? Une jam tip qe me kap ankthi dhe paniku gati me ze fytin naten, me mendjen qe nuk rresht se punuari. Kuptohet qe sillem i qete dhe sikur kam gjithcka ne kontroll, por para nje sfide (dicka qe vertet me gudulis mustaqet dhe me ben diafragmen te ngjitet pas mushkerive) shpesh e gjej veten te ec ne prag te nje nervous breakdown. Dridhem, perdridhem, nervozohem, ankohem, zjej nga brenda, me humbet gjumi por cuditerisht ja dal mbane. Fakt eshte qe shumicen e rasteve i kaloj veshtiresite dhe fitoj cdo sfide edhe ato me te veshtira, gati te pamundura. Ndjej nje lloj kenaqesie gati te frikshme nga dehja qe me jep sadisfaksioni kur ja dal mbane. Sidomos kur te tjere e vene re per here te pare dhe ve re transformimin tim ne syte e tyre. E di se cfare po flas? Eshte ai veshtrimi qe dikush te jep per here te pare kur ndryshon mendim per ty duke kaluar nga statusi i loser apo i dikushit ne nje individ qe meriton vleresimin e tyre.
Ah sa kenaqesi me jep ai veshtrim. Vetem momenti i pare, ai i virgjeri se shpejt e humbas deshiren per te impresionuar dike over and over again. Bile te them te drejten zakonisht humbas vleresimin qe une kam per ta kur arrij ti bej per vete. Twisted? Yeah i know. Fuck off!!!
Por sot ndjehem si i tradhetuar. Kam dy jave qe po pergatisja intervisten e sotme dhe e mjera familje ime cka hequr prej acarimit tim. Dy jave te tera duke punuar si kale dite e nate i tensionuar sa me ska, me ditet qe iknin nje nga nje dhe qe shtonin nervozismin tim. Te pakten nuk jam i dhunshem, dmth besoj se nuk ma mban te jem i dhunshem mbasi mendoj se nqs shperthej ne ndonje prej atyre momenteve do shkas njehere e pergjithmone. GJithmone me shqeteson ideja qe mund te shkas nga fiqiri ashtu papritur ndonje dite, por gjithashtu me shqeteson ideja qe mund te pesoj ndonje aksident fatal me makine apo te me merren mente dhe te bie nga llozhat e pallatit te operave dhe baletit. GJithashtu me shqeteson fakti qe ka gjithe keto gjera qe me shqetesojne. Por kjo eshte bisede me vete. Tani nuk po me shqeteson gje. Well... me shqeteson fakti qe ndjehem si i tradhetuar. Valle pse? Intervista shkoi si jo me mire dhe nuk mu desh as te mbaroja se shtjelluari te gjitha pikat e rendesishme qe me aq kujdes i kisha zgjedhur dhe formuluar per te goditur pika specifike te planit te kundeshtarit. Ndoshta kjo eshte ajo qe s'shkon. Fakti qe une prisja lufte, i armatosur deri ne dhembe dhe i bere gati te mos mbrapsesha derisa te fitoja, por ndesha me pak rezistence se gjermanet gjeten prej francezeve gjate luftes se dyte boterore. Sfide pe gjoje. Dhe tani ngas makinen per ne shtepi me nje lloj ndjenje hici ne stomak qe me ka bere te heshtur dhe paqef. As pamja e bukur e pranveres qe po avitet ngadale nuk mund te me nxjerre nga kjo gjendje dhe papritur ndjehem ne faj per gjithe acarimin tim dhe nervosizmin tim.
__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|