freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525
|
Jam dakort me ty po tani femra nuk eshte e discriminuar me asnje nuk eshte me i diskriminuar. Te jesh i lire nuk do te thote te veprosh pa menduar apo pa marre parasysh pergjegjesine qe i takon nje njeriu te rritur dhe te pjekur. Sot shumica e prinderve kane ate idene qe femija do te rritet po neve na iku jeta, dhe une simpatizohem me kete mendim deri ne nje fare pike. Sot njerezve dashuria dhe seksi u pelqen (normale) edhe te bejne aventura u pelqen po martesa nuk eshte aventure. Kjo eshte ajo qe njerezit nuk mendojne shume; rendesine dhe seriozitetin kur vjen puna tek martesa. Nje dy dhe njerezit sot po divorcohen per gjera qesharake. Njerezit duhet te mendohen mire para se te hedhin hapin e marteses. Eshte pikerisht ideja qe ne kemi per martesen. Po ta mendosh martesen si nje lidhje te shenjte, po te mendosh per familjen qe krijohet atehere une mendoj se njerezit do te mendoheshin mire para se te martoheshin. Eshte cdo gje ne koken e njeriut. Si ta edukosh veten ashtu do te veprosh. Liria eshte e mrekullueshme por, po te dish te respektosh ate te dish te respektosh dhe vleresosh gjera te tilla si martesa apo familja qe jane baze e shoqerise humane tregon civilizim dhe kulture. Martesa nuk eshte per te gjithe eshte per ata qe jane gati dhe nuk eshte e lehte. Asgje domethenese dhe kuptimplote ne jete nuk eshte e lehte te arrihet dhe dali me sukses.
__________________
Don't be afraid to show your true colors.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|