lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813
|
po sjell kete artikull, meqe mu duk shume interesant
---------------------------------------------
Mbi prostitucionin (Shekulli)
Dr. Adem Harxhi
03-02-2008
Le të themi që në fillim këto dy të vërteta :
a-Prostitucioni ushtrohet në çdo vend të këtij planeti, pavarësisht në se është legal ose ilegal.
b-Askush të mos mendojë se do të zhduket prostitucioni. Prostitucioni ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë deri sa do të ketë burra që kënaqen seksualisht vetëm nga prostitutat.
Sigmund Frojdi na mëson: "Impulsi primitiv i burrave kërkon seks me gra të ndryshme dhe të reja: Të ndryshme, sepse ata vazhdimisht kanë nevojë për stimulime që të ndryshojnë. Të reja sepse i duan gratë të jenë si nënat e tyre, kur ata erdhën në këtë botë"
Ç'ËSHTË PROSTITUCIONI?
Prostitucioni është të kryesh aktin seksual në shkëmbim të parave, ose të mirave të tjera materiale. Por ka edhe marrëdhënie të tjera seksuale, dhe këto nuk janë pak, që kryhen për përfitime materiale dhe nuk quhen e as ndalohen si prostitucioni. Këto lloj marrëdhëniesh dallojnë nga prostitucioni vetëm prej këtij fakti : Prostitutat kryejnë marrëdhënie me shumë klientë dhe kanë pak ose aspak mundësi për të zgjedhur partnerët e tyre seksualë.
Deri sa në këtë praktikë seksi konsiderohet thjesht një mall që shitet në tregun e hapur, prostitucioni pa dyshim, është një biznes fitimprurës për sipërmarrësit që janë shumica burra dhe shumë më pak fitimprurës dhe një detyrë me rreziqe për ato (shumica gra ), trupi i të cilave është nxjerrë për shitje.
Prostitucioni shpesh është quajtur profesioni më i vjetër i botës dhe ka qenë i pranishëm në shumicën e shoqërive të studiuara nga antropologët. Një bordel i shekullit të katërt u zbulua kohët e fundit në Izrael. Aty u gjet një vaskë e vjetër për ujë të ngrohët, jastëkë me formë zëmre dhe llamba vaji të zbukuruara me skena erotike.
Kur shtëpitë e prostitucionit u shtuan në shoqëritë perëndimore, prostitutat u licencuan dhe të ardhurat e tyre u tatuan. Kështu ishte vepruar në Kinë, shumë kohë më përpara se në shoqëritë perëndimore .
Autori Ned Polsky e përcakton prostitucionin si "Profesion i seksit jashtë martesës". Ky definicion pranon atë që shumica e njerëzve mendojnë për prostitucionin, por nuk u jep përgjigje këtyre dy pyetjeve :
1-Pse shumë shoqëri, midis tyre edhe kjo e jona, e kanë kriminalizuar prostitucionin si praktikë?
2-Cili element i kësaj praktike është veçanërisht i dënueshëm?
Prostitucioni ndryshon dhe praktikohet në mënyra të ndryshme në shoqëri të ndryshme. Në Kolumbi, për shembull, tutorët nuk kanë rol të madh. Në bordelet e Perusë, niveli ekonomik i klientëve përcakton mënyrën se si ata do të trajtohet. Klientët e pasur hanë e pinë në grupe të ngazëlluara, ndërsa klientët e varfër vetëm zgjidhin pantallonat për një marrëdhënie të shkurtër. Në SH.B.A, Europë, Azi e kudo prostitucioni ka marrë sotshumë forma të larmishme.
PSE EKZISTON PROSTITUCIONI?
Edhe pse prostitucioni është kryerja e aktit seksual për para, drogë ose shpërblime të tjera, ai vazhdon të jetë legal në shumë vende të botës dhe kjo ndodhpër këto dyarsye te thjeshta:
1-Të gjithë burrat, thellë në veten e tyre, dëshirojnë të kënaqen herë pas here me seks anonim, me një grua "të ndaluar", të pasjellshme por të shpejtë.
2-Ata dëshirojnë të bëjnë seks pa u shqetësuar për kënaqësinë seksuale të partneres, pra një kopulim që të jetë një akt seksual thjesht egoist.
"Civilizimi", thoshte Frojdi, "është ngritur……mbi përpjekjet për të abandonuar impulset primitive". Por, këto impulse primitive nuk janë zhdukur. Ato ekzistojnë tek të gjithë njerëzit. Në disa njerëz në mënyrë më të fuqishme se në të tjerë. Një burrë i civilizuar, i ka të "zbutura" impulset seksuale dhe e arrin kënaqësinë seksuale me një grua morale dhe të dashur, me të cilën ndërton marrëdhënie. Burra të tjerë, që kanë impulse primitive të forta, mund ta arrijnë kënaqësinë seksuale intensive vetëm me një grua anonime, të cilën e shikojnë si inferiore.
Sipas një studimi të ri të Universitetit Popullor në Pekin, rezulton se kinezët nuk bëjnë shumë seks. Sipas këtij studimi 6.2 % e çifteve nuk kanë bërë fare seks vitin që kaloi dhe 28.7% kanë bërë seks më pak se një herë në muaj. Por në se çiftet kineze nuk bëjnë seks, kjo nuk do të thotë se burrat kinezë nuk angazhohen në seks. Po i njëjti studim tregon se 11.3 % e burrave kinezë, nën moshën 40 vjeç, vizitojnë prostitutat.
Këto të dhëna kineze ndryshojnë prej atyre amerikane. Çiftet amerikane në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar bënin seks 3 ose 4 herë në javë. Në vitet e mëvonshme kjo u rrallua deri në një herë në javë.
Në numrin e Qershorit 2003 të revistës Personality and Social Psycology, Profesor David P. Schmitt nga Bradley University publikoi rezultatet e një studimi që përfshinte 16.288 burra dhe gra nga 50 vende të ndryshme të Botes. Rezultatet ishin të rëndësishme : Kur u pyetën se sa partnerë ata dëshironin të kishin në muajin pasardhës, burrat mesatarisht thanë 1.87, ndërsa gratë thanë 0.78. Kur u pyetën pas dhjetë vjetësh, burrat donin 5.95 partnere, ndërsa gratë donin 2.17 partnerë.
Këto rezultate kanë hedhur benzinë në debatin e nxehtë midis biologëve evolucionistë, sociologëve dhe sociopsikologëve. Biologët evolucionistë thonë se burrat dhe gratë nuk i kanë të njëjta dëshirat natyrale për seks dhe për partnerë të ndryshëm seksualë. Ndërsa sociologët dhe social- psikologët thonë se diferencat kanë arrësye kulturore, nga "dopio standardi".(Një burrë që ndryshon partneret është një "damaz", ndërsa një grua që ndryshon partnerët është një "lavire").
Kërkuesit, lidhur me këtë çështje, mendojnëqë sociologët tremben të pranojnëgjenetikën si argument, sepse të dhënat gjenetike tregojnë se pabarazia gjinore duket se është e bazuar biologjikisht dhe u jep burrave një arrësye më shumë për sjellje të këqija. Studimi i cituar më lartështë shumë interesant dhe përfshin edhe konkluzione të tjera lidhur me diferencën midis burrave dhe grave në arenën seksuale.
Disa shoqëri të zhvilluara që kanë ligje kundër prostitucionit e arsyetojnë këtë qëndrim me këto dy fakte:
a-Prostitucioni është shqetësim për moralin publik.
b-Frika nga përhapja e sëmundjeve që transmetohen seksualisht.
Lidhur me këto arsye një studim i kryer në Nevada të Sh B A, ku prostitucioni është ligjor, tregoi se rastet e infeksioneve me sëmundje seksualisht te transmetueshme midis prostitutave, janë thuajse zero. Kjo është rrjedhojë e përdorimit të kondomeve dhe ekzaminimeve mjekësore të detyruara dhe të shpeshta që u nënshtrohenprostitutat.
Në shumë vende prostitucioni është kundravajtje. Dënimi për të është burg i shkurtër dhe pagim i një gjobe. Shumica e prostitutave dënohen, për shqetësimin që u shkaktojnë qytetareve kur ofrojnë haptazi seksin për klientët e mundshëm. Klientët shumë rrallë ndalohen dhe dënohen. Ata zakonisht janë në moshë të mesme, të klasës së mesme dhe të martuar.
CILAT JANË KRIMET MË SERIOZE TË PROSTITUCIONIT?
Krimet më serioze në industrinë e seksit, janë të ashtuquajturat "pandering" (tregtaret e seksit), "procurement" (tu ofrosh prostituta njerëzve), dhe "pimping" (të rekrutosh prostituta dhe të jetosh me të ardhurat e tyre). Tek ne këta quhen tutorët e prostitutave. Këto krime kudo dënohen ashpër. Tutori, është një burrë që kujdeset për një ose disa prostituta. Ai u jep atyre teshat, u siguron fjetjen, ushqimin, i përdor ato seksualisht dhe merr shumicën e fitimeve të prostitutës.
KUSH JANË PROSTITUTAT?
Prostitutat mund të jenë gra, burra dhe fëmijë.Në krahasim me gratë e tjera, ato që bëhen prostitutat, më shpesh, kanë histori jetësore të turbulluar. Ato nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me prindërit e tyre. Kanë pasur më shumë probleme në shkollë, madje, edhe kur krahasohen me gra të burgosura për krime të tjera. Prostitutat adoleshente kanë më shumë çrregullime emocionale nga shoqet e tyre, përfshi edhe ato vajza që janë dënuar për një arsye tjetër që nuk lidhet me prostitucionin. Është e pashpjegueshme pse prostitutat, në shumicën e rasteve, janë fëmija i parë i familjes dhe që ka pasur motivacion të fortë për të mbaruar shkollat. Kur rrethanat e kanë penguar avancimin e tyre për edukim të më tejshëm dhe për karrierë të suksesshme, këto gra e shohin prostitucionin si një mënyrë për të arritur qëllimet e tyre financiare.
Shumica e vajzave që bëhen prostituta kanë qenë të përfshira në marrëdhënie incesti dhe përdhunimi. Vajzat që bëhen prostituta janë nga ato që janë angazhuar në interkursë seksuale shumë herët dhe janë viktima të përdhunimit të hershëm seksual. Nga një studim rezulton se 65 % e prostitutave kanë qenë përdhunuar së paku një herrë, para se të bëheshin prostituta.
A DUHET LEJUAR PROSTITUCIONI?
Gratë përgjithësisht shprehen më negativisht dhe janë më restriktive në drejtim të prostitucionit,në krahasim me burrat. Në një studim në disa universitete djemtë thonë se do të dëshironin të jepnin para në shkëmbim të aktit seksual, ndërsa janë të pakta vajzat që e pranojnë këtë ide. Gratë besojnë se prostitucioni degradon dhe shfrytëzon gjininë e tyre. Burrat më shumë se gratë e mbështetin legalizimin e prostitucionit. Ndërkohë që të dy sekset mendojnë se çdo përpjekje kundër prostitucionit nuk do ta pakësonte atë.
Në shumë shoqëri reaksionet negative ndaj prostitucionit janë të forta dhe shprehen në masa drastike për ta diskurajuar këtë praktikë. Në Iran prostitutat ekzekutohen. Në disa vende të tjera masat i drejtojnë kundër klientëve të prostitutave.Në Pakistan ku zbatohen ligjet Islame, një burrë që viziton një prostitutë dënohet me një gjobë të rëndë. Në ShBA emrat e frekuentuesve të prostitutave në disa qytete bëhen të njohura me anë të radiove të veçanta, në orë të veçanta. Ndonjë herë emrat vihen edhe në gazeta. Për arrësye se shumë nga këta burra zotërojnë fuqi ekonomike dhe politike, këto praktika shpesh kalojnë në heshtje dhe neglizhohen.Vetëm në raste të rralla ndodh që një klient të dënohet me një gjobë të vogël, ndërsaprostituta burgoset deri tridhjetë ditë.
Duket se shoqëria hedh më shumë faj mbi gratë që ofrojnë shërbime seksuale, se sa mbi burrat që i kërkojnë këto shërbime dhe paguajnë për to. Kjo është edhe një faktor tjetër më shumë që prostitucioni nuk do të dorëzohet.
Në shumë vende si edhe tek ne, ndërmerren bastisje të herë pas hershme për prostitutat e rrugëve dhe bëhen kontrolle nëpër motele dhe bordello. Pavarësisht se prostitutat operojnë në zona urbane, ligji kundër prostitucionit, zakonisht nuk është i fortë. Prostitucioni është i vetmi "krim"seksual për të cilin gratë ndëshkohen më shumë se burrat.
Shpesh herë është ngritur pyetja : A duhet të jenë çështjet që lidhen me moralitetin objekte të kodit penal? Kjo është një pyetje që bëhet në shumë vende dhe lidhur me të zhvillohet një debat i nxehtë. Prostitucioni është një krim pa viktima, prandaj nuk ka asnjë arrësye pse të dënohen gratë që angazhohen në një aktivitet që ato vetë e dëshirojnë dhe që për këtë paguhen nga burrat. Argumenti më i mirëkundër prostitucionit do të ishte ai që do të bazohej mbi shëndetin publik dhe jo ai që bazohet në terrenin moral.
Për këto arsye dhe për ta përmirësuar situatën juridike lidhur me prostitucionin, opinionet e specialistëve mund te klasifikohen ne këtë mënyre:
a- Të forcohet akoma më shumë ligji kundër prostitucionit. Kjo do të thotë që klientët e prostitutave te paditen si fshehës të kësaj praktike seksuale jashtë martesës
b- Të legalizohet prostitucioni dhe shteti te nxjerrë ligjet e përshtatshme. Të regullojë licensat dhe taksat për ata që shesin seks.
c- Të dekriminalizohet prostitucioni dhe shteti te mos marrë masa rregulluese. Ata që mbështetin dekriminalizimin nuk duan ta bëjnë prostitucionin të ligjshëm. Ata mendojnë se ka shumë mundësi që të rregullohet sjellja e bezdisshme publike edhe pa e shpallur prostitucionin një akt kriminal. Personalisht e konsideroj më te përshtatshëm këtë opsion.
Prostitutat e quajnë veten punonjëse seksi dhe u shërbejnë heteroseksualëve, biseksualëve dhe homoseksualeve.
Disa prostituta janë adoleshente dhe punojnë larg vend banimit të tyre. Ato punojnë rrugëve, në zonat urbane. Shumë prej tyre janë dependente të drogave. Vajzat dhe djemtë e bareve dhe prostitutat e hoteleve janë më të pavarura nga punonjëset e rrugëve, të cilat zakonisht punojnë për tutorët. Në këtë situatë janë sot, sipas shtypit, rreth 30,000 prostituta shqiptare nëpër rrugët e Europes. Ky fenomen që sot nuk është më i ri, është shumë alarmues për moralin, shëndetin dhe reputacionin e shoqërisë tonë, prandaj dhe kërkon masa shëruese urgjente.
Ka shumë lëvizje nëpër botë, që duan ta legalizojnë prostitucionin. Këto lëvizje kërkojnë që të hiqet dënimi për prostitucionin, por të ndëshkohen rreptë tutorët. Të tjerë mendojnë se legalizimi i prostitucionit do të legalizonte të gjitha aspektet negative të këtij biznesi. Ka dhe të tjerë që tremben nga heqja e dënimit për prostitucionin, sepse kjo thonë ata, do të risë krimin e organizuar, krimin e rrugëve, përdorimin e drogës dhe pornografinë
Këtu është vendi të themi se studimet e kryera në ato vende ku prostitucioni është i lejuar kanë treguar se nuk ka tendence për rritjen e kriminalitetit, në të kundërtën, krimi në përgjithësi dhe krimi seksual në veçanti, janë ulur nga viti në vit..
Në një konferencë te organizuar kohët e fundit nga "The Forces of Demand in Global Sex Trade", u insistua te gjendeshin arsyet pse ka kaq shumë kërkesa për shërbimet seksuale. Konferenca konstatoi se janë rritur kërkesat që nxisin zhvillimin e pornografisë dhe te trafikut teseksit ose te së ashtuquajturës skllavëria seksuale. Konferenca identifikoi forcat që sipas tyre rrisin kërkesën për shërbime seksuale. Midis tyre ato me influencë më te madhenegative janë interneti, industria e porno-videove, gazetat që bëjnë njoftime seksuale, strip clubet, "gentlemens clubs", librat telefonike me njoftime për shërbimet e masazheve. Ndër më të këqijat ata theksuan edhe politikën e organeve të policisë që arrestojnë prostitutat dhe lënë të lirë klientët e tyre. Po nuk u dënuan klientët e prostitutave, prostitucioni nuk do të pakësohet. Në konferencë u theksua me forcë se baza për kërkesën gjithnjë në rritje për industrinë e seksit është – vetmia, dëshpërimi, frustrimi dhe paaftësia për të pasur marrëdhënie të kuptimta -në atë kontingjent burrash që konsumojnë shërbimet seksuale.
Shumëqytete përpiqen ta kufizojnë seksin komercial, në zonat që janë për "argëtimin e të rriturve". Ato shpallen zona të kufizuara dhe përpilohen udhëzime të pushtetit vendor për rregullimin e funksionimit te tyre.Këto zona përfshijnë dyqanet pornografike, teatrot pornografike, shfaqjet peep, dhomat (parlor) e masazhit, saunat, klubet e dancit lakuriq dhe te lëpirjeve (lap), si dhe video-arkadat tërësisht seksuale. Këto biznese, shpesh, përfshijnë edhe shërbimet e prostitucionit.
Prostitucioni kurrë nuk është parë si sjellje dashurie. Por ligji, as kodi ynë i ri i familjes, në asnjë rrethanë nuk ndalon per se, interkursën seksuale pa dashuri. Ligji nuk kërkon të dijë nëse martesa është bërë me dashuri, për komoditet apo për përfitim. Martesa për para, mund të jetë shoqërisht e shëmtuar, por ajo nuk është shkak për censurë nga ligji.
Në këto kushte natyrshëm lind pyetja: Pse praktika seksuale e motivuar për arrësye ekonomike, ndalohet në një formë (prostitucion), kur është e pranuar në një formë tjetër(martesë, bashkëjetesë)?
Prostitutat nuk duhet te arrestohen për aktin e prostitucionit, por për reklamimin që i bëjnë atij. Reklamimi i seksit prej prostitutave shqetëson jetën private te publikut. Ne Angli për shembull, reklamimi i hapur i prostitucionit konsiderohet ilegal, ndërsa vetë prostitucioni nuk është i ndaluar. Njoftimet e fshehta lejohen dhe personat e interesuar për këto shërbime që ofrohen nga prostitutat, mund t'i gjejnë lehtësisht, por natyrisht, jo në ekranet e televizioneve.
Prostitucioni në botë është një industri bilionë dollareshe. Numri i prostitutave është disa milionë. Përfituesit në këtë biznes nuk janë prostitutat, por të tjerë që e krijojnë dhe e mbështetin këtë biznes. Këta janë tutorët, manaxherët e hoteleve dhe moteleve të lira që frekuentohen nga prostitutat dhe klientët e tyre; gjykatësit që janë specializuar në mbrojtjen e prostitutave. Elementet e krimit të organizuar që janë të lidhur me procesin. Të gjithë këta, shumë rrallë ndeshen me sistemin gjyqësor. Gratë janë ato që dëmtohen dhe paditen. Për të evituar arrestimin, prostitutat, hyjnë në marrëdhënie seksuale me policët në shumë forma korruptimi. Gratë ish prostituta ndjejnë se nuk heqin dot dorë nga"zanati".
Sistemi i sotëm i prostitucionit nuk mund të jetë pa viktima. Gratë janë të stigmatizuara dhe të poshtëruara. Pagesa shumë e ulët dhe pjesëmarrja në krimin e organizuar, sjellin rritjen e rasteve të violencës në zonat me prostitucion të lartë. Rrahja e prostitutave është një gjë e zakonshme. Këto fenomene janë karakteristike e prostitucionit ilegal. Brenda shtëpive publike, atje ku ka të tilla, është vërtetuar se nuk ka krime seksuale.Në përgjithësi, studimet tregojnë, se kriminaliteti në vendet ku prostitucioni është legal është në shifra më të ulta nga vendet ku ai është i ndaluar.
Praktika e prostitucionit ka ekzistuar prej shekujsh, por sot flitet më hapur për të. Një nga problemet kryesore për prostitucionin sot, është përhapja e sëmundjeve që transmetohen seksualisht dhe HIV/AIDS. Siç e theksuam edhe më lart, këto sëmundje janë pakësuar në vendet ku prostitucioni është legal. Rregullat zyrtare në këto vende, kërkojnë që prostitutat të kryejnë kontrolle të shpeshta mjekësore për sëmundjet që transmetohen seksualisht. Në shumicën e këtyre vendeve, gratë duhet të punojnë në të ashtuquajturat zona me dritë të kuqe dhe duhet të kenë gjithmonë një certifikatë ku të tregohet data e kontrollit të fundit mjekësor. Ështëe vështirë te besohet se në një vend si ky i yni ku mungon uji, drita dhe ku dyshohet për mungesë steriliteti dhe pastërtie në spitale e salla operacioni, te ketë pastërti dhe mbrojtje nga sëmundjet në një bordel.
Në vendet ku prostitucioni nuk është legal, siç është edhe vendi ynë, ai praktikohet në rrugicat e errëta dhe në zonat me kriminalitet të lartë. Prostitucioni në këto vende shoqërohet shpesh me sulme, rrahje dhe vrasje. Incidenca e sëmundjeve që transmetohen seksualisht në këto vende është më e lartë nga vendet ku prostitucioni është legal.
Për arsye se "vajzat" e licencuara janë profesionalisht të sofistikuara, marrëdhëniet seksuale me to, janë zakonisht të sigurta dhe shumë rrallë shoqërohen me kriminalitet të vërtetë. "Vajzat" përpara se të shesin seksin, i vëzhgojnë klientët e rinj me kujdes për shenjat e dukshme të sëmundjeve që transmetohen seksualisht. Shtëpitë publike dhe dhomat e masazhit janë shumë të shqetësuara për përhapjen e këtyre sëmundjeve.
Prostitutat më të rrezikshme janë të ashtuquajturat "vajzat e rrugës", ose gratë që zënë vend nëpër qoshet e rrugëve. Shumë nga këto gra ofrojnë shërbimin e tyre në zonat me kriminalitet të lartë. Shumica janë dependente të drogës, ose kanë qenë të tilla më parë. Ato janë nën kontrollin e tutorëve dhe nuk bëjnë kujdes për të prevenuar përhapjen e sëmundjeve që transmetohen seksualisht.
Tani që unë i mbylla këto rreshta, natyrshëm, në mendjen e gjithsecili lind një pyetje e cila është bërë shpesh edhe publikisht: Çfarë qëndrim duhet të mbajmë ndaj prostitucionit?
Sigurisht, nuk është në kompetencën time të bëj rekomandime. Por me bindje të pa tundur personale, them se problemi duhet rishikuar me kujdes.
Sa herë më është dashur të them ndonjë mendim për probleme delikate, gjithmonë i jam drejtuar Poetit. Unë e di se zëmra e poetit nuk gabon kurrë dhe prej tij gjithmonë kam mësuar të vërtetënKëtë radhë pyeta poetin e madh amerikan Ëalt Ëhitman-in. Ja ç'thotë ai në poezinë:
"Prostitutës"
Te jeshe qetë-mos u shqetëso nga unë- unë jam Ëalt Ëhitman
liberal dhe i fuqishëm si Natyra.
Deri sa dielli të pranon edhe unë të pranoj,
Derisa ujërat spërklojnë plot ngjyra për ty dhe gjethet bëjnë fllad për ty,
a mundet që fjalët e mia të mos spërklojnë plot ngjyra
dhe të bëjnë fllad për ty?
Vajza ime, lashë me ty një takim dhe unë paguaj që të përgatitesh
ashtu si ti e di, që të meritosh takimin me mua
Unë paguaj që ti të jesh e duruar dhe e përkryer deri sa unë të vi.
Deri atëherë të përshëndes me një vështrim domethënës
që të mos më harrosh.
Ëalt Ëhitman
( Lives of Grass )
Për Frojdin, prostitutat e "këqija" ekzistojnë, që gratë e "mira"dhe nënat të shihen në altarin e vyrtitit. Po të mos ishin prostitutat, Madonna nuk do te ish kaq e pastër dhe e dëshiruar.
E lejojmë ose jo prostitucionin, ky është një problem që mund të diskutohet, por ajo që duhet ndaluar pa asnjë mëdyshje dhe që duhet dënuar shumë ashpër me të gjithë forcën e ligjit, është prostitucioni fëminor. Për këtë do të gjej rastin të shkruaj një herë tjetër.
__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|