IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Ore trima a mund te me thote ndonjeri nga ju se kur do te kete drita 24 ore Shqiperia?Po ju thame jo te gjitha projekteve cdo te bejme pastaj?Nje HEC do te pakten nja 5 vjet te ndertohet dhe keshtu ne duhet te presim edhe nja 15 vjet pa te kemi te siguruar energjine elektrike per popullaten dhe per ekonomine ne pergjithesi.Nuk mund te zvarritemi me, ekonomia jone po ecen me hapin e breshkes..Fajtori duhet te dish se njerzit evoluojne cdo dite.Edhe mua me eshte mbushur mendja se ndertimi i TEC-ve eshte teper i nevojshem dhe urgjent,por duhet bere i studiuar mire,ne menyre qe mos te kete pasoja te demeshme per ambjentin.Ti BDB je i mencmi i dynjase.Ne nga ty po prisnim te na ndricoje.Po ku je or se na thave syte!Sa e dua une qytetin tim te lindjes ti nuk e do kurre,por thjesht e bene per tu gjendur si Kola ne pune,thote populli.
Iceberg mos ja vere veshin BDB se vuan nga nje semundje e trsheguar qe para vitit '90.Eshte si pune ydhre.
Me te drejte njerzit shqetesohen,por po ju them se ne mes te Londres ,aty ku kalon Merdiani i Grenuicit eshte ndertuar nje Rafineri Nafte,buze lumit Tamiz.Po pse mor djema si Uzinen e Ballshit do ta ndertoje bota Petroliferen?Patjeter jo.Dikush thote qe te shtyhet me tutje.Edhe Sazani inxhinieri i kerkimit te naftes,te cilin e njoh personalisht ashtu thote.Sazani eshte njeri shume i mire,por ai ushqehet me ate pune qe ka,sepse ndermarrja e tij u mbyll.Po a e dini ju qe ne Pish Poro te Vlores do te ndertohet nje aeroport?Mos duhet te jete ngjitur Petrolifera me te?Pra edhe qyteti jone do te jete nje qytet si shume qytete te tjera te Europes dhe botes.Te jeni te sigurt se Vlores nuk do ti prishet bukuria,por do t'i shtohet begatia.Ne Vlore njerzit shfrytezojne bregdetin e Radhimes e gjer ne Qeparo.Aty prane shtepive te qytetit ku derdhen ujrat e zeza shkojne vetem disa dembele dhe ata te ardhur qe nuk e dijne ku eshte uji i paster.Persa i perket vendit ku do te ndertohet TEC-i dhe PETROLIFERA ,ajo pjese deti eshte e shkaterruar nga mbeturinat e uzines se Sode-PVC-s.Vetem disa cecen te ardhur qe kane ndertuar shtepi pa leje shkojne ne ate pjese tejet te rrezikeshme dhe te pa riparueshme.
Iceberg ne disa konkluzione te tuat per vlonjatet ke gabuar.Referoju historise se vjeter dhe te re,Jo shume larg por vetem vitit 2003 kur u bene zgjedhjet e pushtetit lokal.Djemte e Vlores dijne t'i dalin zot vatanit.Mos ja vere veshin ndonjerit qe nga dhite eshte bere zabit ne amerike.
Ato studente qe rrinin shtrire bashke me meshkujt ne U I Qemali ishin femijet e komunisteve te Vlores.Ishin nga familja e Zabit Brokajt e krushqive te tyre dhe dikush tjeter qe mendoi se do te perfitonte.Edhe nje pjese e atyre qe dalin sot ne protesta jane po ata qe dolen me 1997 dhe kryesisht jane ish skafiste,sot hotelexhinj,familjaret e tyre dhe sigurisht edhe disa qe paguhen te brohorasin e te mbajne parulla.Asnje prej tyre nuk eshte i paster.Bile kriminelet e skafeve kane vene ne dispozicion te tyre ose kane blere edhe disa intelektual te njohur te qytetit tone,per te cilet une kam respekt.Ata jane viktima te papunesise qe solli ky tranzicion i tejzgjatur alla shqiptar.Pjesa me e madhe e qytetareve vlonjat duan pune per te mbajtur familjet e tyre.Atyre nuk ju pelcet per teorite e BDB e te ndonje perifani tjeter Ata si gjithe shqiptaret kerkojne te furnizohen me .elektricitet,H2O 24 ore.Atyre protestuesve une ju jap te drejte vetem per ate mospremtim te mbajtur nga Sali Berisha.Ai po lepine ate qe peshtyu ne fushaten elektorale me 2005.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|