Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kur s'kane goje per te kundershtuar me fakte atehere pordhacet kalojne ne ironi.

Nje gje del nga kabllogramet. Ata qe dikur ishin kriminele te rruges tani jane vene ne krye te departamenteve ekonomike. Jo me kot zyra e tatimeve perdoret per te luftuar firmat qe s'jane me PD-ne. Eshte stil qe Berisha ka mesuar nga Nano. Por si gjithmone Berisha nuk njeh limitet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 03:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Po pra, se aty e kishim hallin, te meremi me zbulimet e ambasades amerikane, ngaqe nuk i dinte njeri.. lol.

Ik mor koktul pirdhu andej, mos na bej dengla shume.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 04:00
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Ai ambasadori amerikan ne shqiperi me duket funny looking edhe kur flet, sigurisht amerikant e kane sjedh atje me nxjerr kujin me ne lol kta e trajtojn si zot.
Eshte katandisur ai vend:dd

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 04:24
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Po pra, se aty e kishim hallin, te meremi me zbulimet e ambasades amerikane, ngaqe nuk i dinte njeri.. lol.

Ik mor koktul pirdhu andej, mos na bej dengla shume.

Koketul ka qene shprehje zyshash ne klase III fillore. Po ndoshta aq ka lene Shqiperia tek ty.

Azhornohu cik se nuk mesohet shqipja ne gmail e msn.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 05:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Une po te isha krytari i partise socialsite do dergoja agjenda ne gjermani ta rrembenin vizion qe te punonte per mua

kurt, rri aman se po e lexon kete ndonje Agjend i PS-se dhe po vjen e me merr! Rri te lutem, mos ja fut ne mend!

Rri, se jam mire ne timon Ku isha me pare thuj qe nuk hypa me kohe ne timon. Rrija e merresha me Agjensi=me shqiptaret!!!???
Eurot tani me wuuuuuu, dhe"pasagjeret" akoma me wuuuuuuuuuuu
E baj hallall zgjimin e mjesit qysh ne oren 3 apo 4.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 20:46
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kur s'kane goje per te kundershtuar me fakte atehere pordhacet kalojne ne ironi.

Nje gje del nga kabllogramet. Ata qe dikur ishin kriminele te rruges tani jane vene ne krye te departamenteve ekonomike. Jo me kot zyra e tatimeve perdoret per te luftuar firmat qe s'jane me PD-ne. Eshte stil qe Berisha ka mesuar nga Nano. Por si gjithmone Berisha nuk njeh limitet.

Kam lexuar goxha kabllograme dhe kam mesuar shume gjera.
Ne pergjithesi ne ato kabllograme do gjesh shume gjera interesante qe gazetat e Tiranes nuk i permendin fare. Ndoshta bejne mire.
Nga kabllogramet dalin shume gjera dhe jo vetem nje gje.
Jam shume i kenaqur qe ti ke kuptuar ose prekur ate qe kerkoje, mos padashje gjate atyre kerkimeve mos ke hasur edhe gjera te tjera.
Duke mos dashur te kaloj nga akuza e kunderakuza gjithsesi besoj se do mjaftonte te thoja edhe une nje gje qe del nga kabllogramet ashiqare.
Ne asnje nga keto kabllograme nuk citohet Berisha apo fjalet e tij, biles ambasadori i kerkon ndihmen nje funksionari te shtepise se bardhe. Po keshtu ne te gjitha keto kabllograme pasi i eshte bere nje radiografi e mire e qeverise, qellimeve dhe komponeneteve duke e paditur ne departamentin e shtetit, paradoksalisht ndodh e kundertadepartamenti i shtetit, pergjigjet krejt ndyshe dhe e sheh krejt ndryshe qeverine shqiptare dhe Berishen.
Mister ngelet se mos keto kabllogramet e Withers nuk i ka lexuar askush ne Uashington ose i ka derguar ne ndonje adrese te gabuar se nuk perputhen aspak me kabllogramet e departamentit te shtetit.
Mjafton te klikosh tek kabllogramet e departamentit te shtetit me fjalen e albania.
Edhe kjo ishte nje gje!

ps: Kurti ke harruar arturm se edhe ai nuk i le gje mangut Vizios

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shtator 2011 23:47
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Jo piktor e ke gabim. Arturm nese me te vertet e don partine socialiste ai duhet flasi me ze te lart kunder saj. Kjo do i bente njerzit te mblidhen pas socialistave pastaj, sepse arturm kuptohet lehte edhe nga dy vjecaret qe eshte twisted me mentaltiet te izoluar diktatori ndersa vizio eshte me shume socialist evropian.
Arturm po i shkaterron gjithe mundin vizionerit te shkrete vetem se pajtohet me te lool

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shtator 2011 01:42
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

bravo Kurt

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Shtator 2011 01:41
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Pak shaka arturm:p

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Shtator 2011 05:07
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ish- ambasadori i SHBA, John Withers, u drejtohet shqiptarëve përmes Top Channel

Të dashur Miq,

Ka kaluar tashmë një vit që kur u largova nga Shqipëria. Jeni ende në mendimet e kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do të qëndrojë gjithmonë në Shqipëri.

Gjatë javëve të fundit, në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks. Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë çorientuese dhe e pasaktë. Tani, ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar. Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por, këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që, siç e dini, beson tek e vërteta.

Edhe përpara se të largohesha, ka pasur sugjerime se unë paskam pasur një “axhendë personale” gjatë mandatit tim në Shqipëri. Eprorët e mi i kanë quajtur të tilla pohime të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë tuaj. I njëjti pretendim ka lindur sërish. Dhe prapë, mbetet i pavërtetë. Ironikisht, asgjë nuk e provon më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks këtë të pavërtetë. Në mënyrë të pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë, si dhe objektivitetin e raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje. Të gjitha partitë, personazhet dhe veprimet politike i nënshtroheshin të njëjtit shqyrtim dhe çiltërsi. As edhe një vëzhgues i paanshëm nuk do mund të arrinte në një përfundim të ndryshëm.

Në fakt, raportimi nga ambasada në Tiranë jo vetëm ka përmbushur standardet më të larta të Departamentit të Shtetit – kabllogramet tona merrnin rregullisht lëvdata në Uashington – por edhe ka qenë tërësisht në përuthje me të gjitha ambasadat anembanë botës. Edhe të tjera ambasada, ashtu si ne, ofronin vlerësime të sinqerta të njerëzve dhe rrethanave në fushat e tyre të përgjegjësive. Sado trazuese apo të sikletshme që mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është që asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhende private.” Ne jemi përfaqësuesit personalë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan. Shqip dhe shkoqur, axhenda jonë është axhenda e tyre. Cilido që sugjeron ndryshe nuk dëmton dhe aq një individ si unë, por pikërisht postin e shquar që aq shumë amerikanë të zotë kanë pasur privilegjin ta mbajnë, si dhe dëmton edhe më tej ata që na e kanë besuar neve atë post.

Si një ish-diplomat po aq sa edhe si qytetar i vendit tim, jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë jashtëzakonisht e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes. Çfarëdo veprimi që cënon aftësinë e një diplomati për të bashkëndarë informacion në këtë mënyrë apo për të punuar me diplomatë të tjerë për të mirën e përbashkët është një veprim i dënueshëm. Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty: ambasadat amerikane thonë të vërtetën.

Ky është dhe do të jetë gjithmonë parimi më i parë dhe më i lartë i diplomacisë amerikane. Sado i keq të jetë lajmi apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria. Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë. Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe median, ne e themi këtë. Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit; nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik; nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit në vend që të rendin për t’i shërbyer popullit, ne e themi këtë. Dhe nëse parimet universale të demokracisë vazhdojnë të lihen mënjanë dhe vetë demokracia bën prapa – ne e themi këtë dhe do vazhdojmë ta themi këtë deri sa të rifillojë përparimi i vërtetë. Kjo është detyra parësore e një diplomati amerikan, dhe një detyrë e tillë do të përmbushet patjetër.

Unë nuk jam më në shërbim të qeverisë, por një gjë e di: mund t’i besoni ambasadës amerikane. Mund të mos ju pëlqejë çdo gjë që ajo thotë, por mund të keni besim që diplomatët tanë bëjnë çdo përpjekje për të arritur standardet më të larta të ndershmërisë dhe objektivitetit. Nuk ka material që rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado të çjerra, që mund ta ndryshojnë këtë.

Në mbyllje, më lejoni t’ju uroj, miqtë e mi shqiptarë, gjithë sukseset dhe lumturinë e mundshme. Jeni një popull i veçantë dhe vendi juaj është një vend i veçantë. Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta.

Miku juaj,

John L. Withers II

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Tetor 2011 02:12
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.