sUgA__tIlOnCe
nGaDaLe

Regjistruar: 01/09/2003
Vendbanimi: ~*~nZ~*~
Mesazhe: 1069
|
Bashkangjitje: flamuri_zelane_re28112005_tn.jpg
Ky file është shkarkuar 52 herë.
e keni par kte...
2 dhjetor 2005/TN
Nga Sabit ABDYLI, Zelande e Re
Me rastin e festes sonë te madhe, falë iniciativës se Astrit Bashës, Flamuri Shqiptar i ardhur enkas për këtë ditë tonën të madhe, me 28 nëntor që nga ora 6:00 e mëngjesit për 12 orë u valëvit me krenari në qiellin e shtetit të rregullit dhe qetësisë në Zelandë të Re, pikërisht mbi urën gjigante Harbor Bridge që lidh dy brigjet e qytetit të Auclandit veri-jug, të ndara nga ujët e Oqeanit paqësor.
“I shihja flamujt sa here e kaloja urën, thotë Astrit Basha, i ardhur këtu me familje nga Tirana para 4 vjetëve, dhe gjithmonë kujtoja sa bukur do të ishte sikur të valëvitej edhe flamuri ynë lart në qiell përball atij zelandez.
Rashë në kontakt me personat zyrtar të qytetit dhe m’u dha leja që edhe flamuri ynë dy ngjyrësh mund të ngrihet lart mbi urë.
Pa humbur kohë porosita flamurin enkas për festen e 28 Nëntorit dhe me ndërmjetësimin e ambasadorit shqiptar në Kinë flamuri erdhi. Ja sot, siç po shihni, sa bukur po valëvitet” - përfundoi i gëzuar, Astrit Basha.
Gjatë tërë kohës sa valëvitej flamuri mbi urë shqiptaret vizituan urën, urën që u dukej e praruar, bën me qindra fotografi duke zgjuar te ta ndjenja të forta krenarie dhe mallëngjimi. Ketë e përjetoi edhe autori këtij shkrimi.
--------------------------------------------------------------------------------
__________________
*Wn we wer kids, belongin felt gd,I c death roun d corna Bt havin respect,tht feels even better*
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|