volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
pa titull
G. Rada
Do të vij me gjithë ndjenjat e thella,
Dhe do t'u them rrugëve qëndisuni,
Me gjethet e verdha, dhe të kuqerremta…
Bagazhi i thellë shpirtëror do të lidhet,
Si një kurorë e ndritshme për ty,
Do të shkëlqejë si hëna katërmbëdhjetëshe me plotë feks;
Kuptoj gjethet e vjeshtës se si vallëzojnë,
Kuptoj erën e ajnikut qe fryn me aq zë të lehtë,
Kuptoj freskinë e kesaj dite,
Kuptoj vetëdijen time të nxehtë në këtë vjeshtë të stolisur...
Që më hapën shtigje të reja me këto bukuri të rralla...
Po të mundja ta pushtoj gjithë qenien time do ta kisha marrë,
Dhe për nderin tuaj do të kisha dhënë,
Në një kujtim të mirë…
Poeteshe me brume
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Modifikuar nga volter datë 22/12/2004 ora 18:26
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|