Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Probleme Sociale > Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale. Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Për atë qëllim e postova...

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Gusht 2005 02:24
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Shqiptaret rekord ne duhanpirje

Shqiptaret shpenzojne 212 milion euro per duhan dhe Shqiperia ka perqindjen me te madhe te konsumatorve te duhanit ne Evrope.

Konsumimi i duhanit eshte ne rritje, sidomos per seksin femer, nga mosha 13-15 vjece. Ndersa ne vitet '90, niveli i perdorimit te duhanit ka qene vetem 20%, momentalisht Shqiperia eshte e renditur si vendi i dyte ne Evrope, ne lidhje me nivelin e duhanpirjes. Edhe pse nuk ka statistika qe tregojne ndikimet e nikotines mbi shendetit e popullates sidomos te rinjeve, pjesa me e madhe e te cileve konfirmojne se e konsumojne kete produkt ne mjediset shoqerore.

moret vesh o njerez....?

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2005 16:30
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Perdoruesit e droges ne RSH

Kërkon të qëndrojë në burg që të mbetet gjallë
ALMA ÇUKA


8 Mars Shqipëria, 40 mijë përdorues droge

Për përdoruesit e drogës nuk ka ndonjë pavion të posaçëm ku të trajtohen, por një pjesë e pavionit të intoksikimit në Spitalin Ushtarak përdoret dhe për ata që shkojnë për t’u intoksikuar, ose që mbërrijnë në urgjencë me gjendje overdoze. Një pjesë e përdoruesve trajtohen nga Qendra Emanues, ndërkohë ka dhe disa qendra të tjera që japin këshilla dhe shiringa, në mënyrë që të mos përdorin të njëjtën shiringë. Së fundi, prej disa muajsh ka nisur dhe trajtimi me metadon për 100 përdoruesit e parë, që kanë shprehur vullnetin për t’u çliruar nga droga. Nga një studim i bërë nga INSTAT, rezulton se vendi ka 40.000 përdorues droge, prej të cilëve 30.000 janë përdorues të rregullt. Në Tiranë mbi 15.000 përdorues, prej të cilëve rreth 7.000, janë intravenozë. Ndërkohë që te ne tani sapo ka nisur trajtimi me metadon, në Evropë trajtohen rreth 300.000 persona.

I ka kërkuar nënës ta ndihmojë për të shpëtuar. Nuk ka duruar më të injektonte pa pushim me shiringë drogën e „përditshme“. Trupi i është bërë plagë dhe gjilpëra s’gjente vend... Veten e ka parë disa herë në buzë të varrit. Është përpjekur të largohet nga vdekja e bardhë, por nuk ka mundur të rezistojë gjatë. Ka qëndruar edhe pesë muaj pa e provuar, i mbyllur në burg. Por është rikthyer. Kur ka dalë nga qelia, shoqëria e ka tërhequr në rrugën e zakonshme. Është dënuar tre herë më parë për shpërndarje droge. Quhet Bledjan Idrizi dhe është vetëm 20 vjeç. Drogën e ka filluar qysh në moshën 15-vjeçare. Ishte në shkollë kur e ka provuar për herë të parë. E ka nisur si lojë, si kuriozitet, mbase dhe si dëshirë për të provuar diçka të panjohur. Por kur është futur në botën e saj, është bërë tjetër njeri. Viktima tregon në gjykatë se ka shumë dëshirë të largohet nga sëmundja e tmerrshme që po e vret dita-ditës, por, tashmë ai nuk e kontrollon dot veten. Komandën e ka droga, ajo çfarë ai fut në trup. I ndodhur përballë fatkeqësisë që i kanosej, pranon të jetë më mirë në burg. Tri ditë më parë, ai ka rënë në duart e policisë. Në momentin e arrestimit policia i ka gjetur 3 gramë drogë e tipit kokainë. Kaq mjafton për ta akuzuar Bledjanin si shpërndarës.

Ligji

Në bazë të ligjit, një përdorues nuk duhet të ketë me vete më shumë se 0.5 gramë drogë. Gjykata e ka lënë në burg, jo sepse i pandehuri nuk kishte kundërshtim, por në bazë të ligjit. Më e tronditur nga kjo histori është nëna e Bledjanit. Ajo e ka çuar vetë drejt policisë. Për ta mbrojtur në gjykatë nuk ka kërkuar as avokat. Thotë se nuk ka nevojë për avokat, pasi e ka çuar vetë në polici dhe nuk ka para për ta paguar.

Rrëfimi i nënës

"Më mirë ta kem në burg e ta shoh gjallë se sa ndonjë ditë ta gjej të vdekur në rrugët e Tiranës". Nëna e përdoruesit Bledjan Idrizi, ka ardhur në gjykatë për të parë djalin, të cilin tri ditë më parë e ka çuar me duart e saj në prangat e policisë. E pranon se është fatkeqe dhe se sheh çdo ditë të birin të përballet me vdekjen. Tregon se është e pafuqishme ta largojë nga rruga e keqe, edhe pse disa herë është munduar ta bëjë një gjë të tillë. "E kam djalë të vetëm. Një dritë syri, siç thonë. Mua më dhemb shpirti kur e shoh me pranga në duar. Por kur mendoj se trupi i tij nuk mund të mbajë më shiringa, them më mirë të qëndrojë aty". Këto fjalë dalin nga goja e nënës së Bledjanit, e cila dje, në gjykatën e Tiranës, kishte ardhur vetëm për ta parë se si ndihej djali, pas gjithë torturave që i ka shkaktuar trupit të tij.

Frika

Ajo thotë se djalin e ka qarë për së gjalli. "Ai që e ka në shtëpi mund të më besojë. Unë e kam qarë për së gjalli djalin tim. E kam gjetur në banjë të shtrirë dhe kur e kam marrë në krahë, kofshët e tij kullonin gjak. Edhe pse e di që djali mund të më dënohet shumë, nuk jam pishman, po qe se ai do të largohet nga rruga e drogës". Nëna e Bledjanit shprehej me dhimbje se, këtë rrugë po ta filloje duhej të vazhdoje. Ajo ka përjetuar edhe shumë skena rrënqethëse. "Ai kishte raste që kërkonte edhe 60 mijë lekë të vjetra në ditë. Por, ne nuk kishim ku t'i gjenim. Ai arrinte deri atje sa më kërkonte para hapur, duke më thënë se ishte shumë keq. Së fundmi kisha frikë se më kalonte përsëri në mbidozë. Pata frikë se mos e humbisja".

Shoqëria

E pikëlluar për fatin e djalit të vetëm, nëna e Bledjanit u shpreh se nuk i vinte turp nëse do t'i thoshin se djalin e kishte në burg. Pranon se në këtë rrugë të birin ia ka futur shoqëria. "Unë e kam ndjekur vetë djalin. Ai e linte disa muaj dhe kur dukej që ishte mirë e thërriste shoqëria, duke i thënë se kishin gjetur mall të mirë". Nëna e Bledjanit u shpreh dje se, nuk është bërë pishman për atë që bëri. Tregon se ndihet më e qetë kur djali është në burg dhe nuk ka mundësi të marrë drogën. Është e vetëdijshme se mund t'i dënohet, por, gjithsesi pranon se nuk do të bëjë as përpjekjen më të vogël për ta liruar nga burgu. Megjithatë, ajo kërkon ta shohë dhe ta përshëndesë, ta shohë se është gjallë dhe burgu për fat të keq mbetet një shpresë e madhe në këtë gjendje ku ai është katandisur. Nëna tregon se trupi i tij ishte bërë plagë nga të shpuarat. Po kështu me dhimbje thotë se e ka parë në buzë të varrit Bledjanin, teksa kofshët i kullonin gjak. Pranon gjithashtu se nga përdorimi i shpeshtë, i biri ka kaluar disa herë në overdozë dhe i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 07:41
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

re

isra alkoli ka nji veti çudiberese .
psh nji nga vetit qe un ja vleresoj esht heqja e brekve me shpejtesi kozmike (vajzave) kur ju jep te pin .
a nuk esht kjo veti magjike ne çunat rim e vrasim mendjen si me i fut ne dor lol
jepi i dopjo edhe bin si kokra molle nga pema hahahahahahahahahahahaahahahaha

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2005 12:20
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belgium Kliko këtu për të kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belgium Shto belgium në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belgium në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Re: re

Citim:
Po citoj ato që tha belgium
isra alkoli ka nji veti çudiberese .
psh nji nga vetit qe un ja vleresoj esht heqja e brekve me shpejtesi kozmike (vajzave) kur ju jep te pin .
a nuk esht kjo veti magjike ne çunat rim e vrasim mendjen si me i fut ne dor lol
jepi i dopjo edhe bin si kokra molle nga pema hahahahahahahahahahahaahahahaha



sme duket teme qesharake....

megjithate, po te jete ashtu sic thua ti, mjere ato te shkreta se ne c'dore renkan... dhe KY eshte faj i alkoolit, apo jo

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shtator 2005 18:18
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
prrenjsaku
freelance/gynecologist

Regjistruar: 03/02/2004
Vendbanimi: toronto/canada
Mesazhe: 113

Talking

e vertete

eshte e vertete qe alkoli te ul
potencen seksuale ,po edhe duhani
ben te njejten dem ,po si i thone muhabetit
po nuk pime ngapak flejme tere jeten
single me krevat

__________________
i hear different things from different people at the different time,and meanwhile i hear different things from the same people at the same time

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shtator 2005 20:38
prrenjsaku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të prrenjsaku Kliko këtu për të kontaktuar me prrenjsaku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të prrenjsaku't! Kërko mesazhe të tjera nga: prrenjsaku Shto prrenjsaku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto prrenjsaku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato që tha isra


sme duket teme qesharake....

megjithate, po te jete ashtu sic thua ti, mjere ato te shkreta se ne c'dore renkan... dhe KY eshte faj i alkoolit, apo jo



isra un thash ju jap femrave alkol se vet jam sportist :-)))

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Shtator 2005 22:52
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belgium Kliko këtu për të kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belgium Shto belgium në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belgium në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diellza26
i am a good person

Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359

Re: Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato që tha belgium


isra un thash ju jap femrave alkol se vet jam sportist :-)))




a, dmth, beni si them une e mos beni sic bej une

__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shtator 2005 17:36
diellza26 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diellza26 Kliko këtu për të kontaktuar me diellza26 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: diellza26 Shto diellza26 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diellza26 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

Re: Re: Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato që tha diellza26



a, dmth, beni si them une e mos beni sic bej une


kuptohet qe po kjo taktik ka shum efikasitet me femrat ....

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Shtator 2005 23:20
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belgium Kliko këtu për të kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: belgium Shto belgium në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belgium në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Re: Re: Re: Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato që tha belgium

kuptohet qe po kjo taktik ka shum efikasitet me femrat ....



varet nga femra djali, pastaj kush pretendon se e bind nje femer per ne shtrat nepermjet alkolit, atehere ai dhe ajo jane rob te alkoolit....

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Shtator 2005 15:51
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:15 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Probleme Sociale > Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.