Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Shtatzania Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Dhe pse nuk eshte tema e pershtatshme per urime , dhe te na fali ''doktori'' Ju falenderoj nga zemra o njerez

p.s Vajza quhet Violeta

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Korrik 2006 13:37
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Myzo shume Urime dhe nga Une, Shpresoj qe vajza te te ngjan ty, sepse me te vertete do te ishte nje Princeshe.

Te uroj jete sa me te gjate per Violete. nga ana ime per te 3

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Korrik 2006 15:54
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

T`ju rroje engjellushja, myzeqari!Uroj shume fat te kete.E te uroj dhe ty per prezencen tende aty,me gezon fakti.Te shau ndocik mo,sic bejne neper filma ?:p

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Korrik 2006 16:43
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari
E Hene
10 Korrik , ora 10:48 pm lindi goca me bukur qe me kane zene syte ndonjehere , princesha ime



Hajde me jete te gjate vajza,babush

Kujt i ka ngjare? Bej gati dorashkat e boksit qe tani qe te largosh cunat qe do i sillen verdalle

P.s. Urimet ketu se ja beme temen NS-6 lemsh :

http://www.forumihorizont.com/showt...;threadid=11955

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datë 11/07/2006 ora 17:00

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Korrik 2006 16:48
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
darke
Syri i Natës

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: night
Mesazhe: 2545

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari

10 Korrik , ora 10:48 pm lindi goca me bukur qe me kane zene syte ndonjehere , princesha ime

what what what!!!! ohhhhhhhhhhhh it's what I think it is??? CONGRATULATIONS dady myzeqari for you litte Violeta . Very beautiful name! .... and we want fotos! please please please:p 

__________________
No, no dejéis cerradas las puertas de la noche, del viento, del relámpago, la de lo nunca visto.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Korrik 2006 20:52
darke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të darke Kliko këtu për të kontaktuar me darke (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: darke Shto darke në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto darke në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

shef tiiiiiiiiiiii...urime myzo,me behet qejfi jasht mase per vajzen ...i uroj jete te gjate dhe te lumtur!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Korrik 2006 03:52
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Duke analizuar periudhen nentemujore!!!

Cod. B23072006

Gjithçka
që duhet të dini mbi jetën dhe ndjesitë e fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë. Mësoni të deshifroni sinjalet që mund t’ju vijnë herë pas here nga “rezidenca” nëntëmujore e bebit dhe përjetojeni shtatzaninë si periudhën më të bukur, mbi të gjitha, nuk është një sëmundje

Natyra ju ka dhënë nëntë muaj për të njohur fëmijën tuaj, për të mësuar ta doni dhe t’i përkushtoheni, për të krijuar atë raport unik, që e lidh në mënyrë të pazgjidhshme nënën dhe fëmijën. Me shtatzaninë nuk ndryshon vetëm trupi, por edhe mënyra juaj e të qenit: keni qenë gjithmonë vetëm bija, gjatë shtatzanisë do të mësoheni të bëheni nëna.
Gradualisht, muaj pas muaji, do të kuptoni si të lexoni sinjalet që vogëlushi që mbani brenda ju dërgon, dhe ai nga ana e tij, do të mësojë të njohë t’ju njohë ju dhe zakonet tuaja: si dhe çfarë hani, sa flini, si lëvizni... Në kundërshtim me si mund të mendohet, fetusi jeton brenda mitrës së nënës një jetë ndjesore intensive dhe domethënëse, dhe sipas disa studimeve, duket të jetë i aftë për të perceptuar të njëjtat emocione dhe ndjenja të provuara nga nëna. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme ta jetosh në mënyrë të qetë dhe të lumtur këtë periudhë, pa ankthe e dyshime, duke përfshirë edhe partnerin  sa të jetë e mundur, në këtë eksperiencë të mrekullueshme dhe të papërshkrueshme që është shtatzania.
Pas muajit të parë
Në fund të muajit të parë të shtatzanisë fetusi është i gjatë (maksimumi) 5 mm, e megjithatë zemra ka filluar të rrahë dhe truri ka filluar të formohet. Seksi, edhe pse nuk është ende i dukshëm në ekografi, është përcaktuar.
Midis javës së 8-të dhe të 9-të
Fetusi është rritur deri sa arrin një gjatësi prej 22 mm. Është kjo periudha kur fillojnë të formohen sytë, goja, veshët, duart, këmbët, mushkëritë, mëlçia, zorrët dhe veshkat.
Midis javës së 10-të dhe të 14-të
Fetusi është formuar plotësisht dhe mund të arrijë deri në 85 mm gjatësi. Që prej këtij momenti e në vazhdim duhet të fillojë të rritet dhe të maturohet. Vogëlushi fillon të lëvizë (edhe pse lëvizjet e tij nuk perceptohen nga nëna) dhe rrahjet e tij të zemrës janë të dëgjueshme vetëm me ultratinguj.
Midis javës së 15-të dhe të 22- të shtatzanisë
Fëmija rritet me shpejtësi dhe në mënyrë të pandërprerë. Është kjo periudha kur nëna e ardhshme fillon të perceptojë lëvizjet e fëmijës së saj. Mbas 22 javësh shtatzanie fëmija mund të arrijë të peshojë deri 3 hektogramë e gjysmë.
Midis javës së 23-të dhe të 30-të
Fëmija fillon të reagojë ndaj stimujve ndjesorë. Njeh zërin e nënës dhe të babait, i pëlqen të dëgjojë muzikë, arrin të dallojë dritën nga errësira. Në këtë periudhë fillon të thithë gishtin e madh të dorës me insistim, duke nisur kështu të përgatitet për thithjen e qumështit; mund të ndodhë jo rrallë ta zërë edhe lemza. Pas javës së 24-t, edhe pse me shumë vështirësi, fëmija mund të arrijë t’i mbijetojë një lindjeje të parakohshme. Në fund të javës së 30-të gjatësia e tij është rreth 24 cm dhe pesha rreth 1.400g.
Mbas javës së 31-të
Që prej këtij momenti dhe në vazhdim fëmija fillon të rrotullohet për t’u vendosur me kokë poshtë. Lëvizjet e tij shtohen në mënyrë të ndjeshme, ndërkohë që në javën e
37
-të fetusi fillon të kryejë frymëmarrjen e parë. Rreth javës së 40-të gjatësia e tij mund të arrijë deri 50cm.
 
THUHET...
Jeta embrionale ka qenë objekt studimesh të gjata dhe të kujdesshme këto vitet e fundit. Frojdi, babai i psikoanalizës, ka hedhur hipotezën se nëntë muajt e kaluar në mitrën e nënës influencojnë në mënyra të ndryshme në sjelljen e ardhshme të fëmijës. Midis zbulimeve të shumta të viteve të fundit, këto janë pa dyshim më të “pabesueshmet”:
-Fetuset shohin ëndrra. Sipas disa studimeve, në fakt, duke fillura që prej javës së 30-të, bëhet aktive ajo fazë e gjumit që quhet REM, në të cilën përqendrohet pjesa më e madhe e aktivitetit ëndërrues të një personi. Se çfarë ëndërron një fëmijë para se të lindë, është ende për t’u përcaktuar, por që ëndrra i shërben fëmijës për të zhvilluar koren e trurit dhe për të stërvitur kujtesën është e padiskutueshme.
-Fëmijët në barkun e nënës mësojnë të njohin tingujt dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Zbulimi i vërtetë është ai, sipas të cilit, thuhet se fëmijët edhe pas lindjes arrijnë të kujtojnë atë që kanë dëgjuar gjatë nëntë muajve (këngë, melodi, zëra...). Zëri i nënës dhe i babait janë zërat e parë që fëmija arrin të dallojë menjëherë mbas lindjes.
-50% e personalitetit të fëmijës formohet gjatë nëntë muajve të “rezidencës” në barkun e nënës, pjesërisht për shkak të trashëgimisë gjenetike, pjesërisht për shkak të eksperiencave të përjetura gjatë periudhës së shtatzanisë.
-Dëshirat nuk janë thjesht një legjendë popullore, por një mënyrë e adoptuar nga fëmija për t’i komunikuar nënës që shija e një ushqimi (e përcjellë nëpërmjet gjakut) i ka pëlqyer dhe do të dëshironte dhe një tjetër.
Përtej faktit nëse këto gjëra janë të vërteta ose jo (askush, për fat të keq, nuk kujton gjë nga jeta paralindjes), përpiquni me aq sa është e mundur që të jeni të qeta, duke mësuar jo vetëm ta doni vogëlushin që mbani brenda trupit tuaj, por edhe ta respektoni, duke u pëpjekur të evitoni sjellje, të cilat e dini që mund të jenë të dëmshme për të voglin.



Mare nga revista "Jeta"

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datë 10/05/2007 ora 03:38

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Korrik 2006 02:51
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

spermatociti: gameti mashkull

Cod. A05012007

ok,ju paraqes me gametin e mashkullit:spermatozoin (spermatocitet kur mberrijne fazen perfundimtare dmth).prodhohet ne testikujt e mashkullit me ane te nje procesi qe quhet spermatogjeneze (duhet te shpjegohet me disa detaje me teper ky proces,por per momentin ndaluni me ato qe do tu them me poshte) me nje shpejtesi prej 1000 spermatocitesh ne sekond.spermatogjeneza eshte ne baze nje proces meioze qe con ne formimin e ketyre qelizave qe kane vetem gjysmen e materialit gjenetik!spermatogjeneza behet nen mbikqyrjen e qelizave te sertolit dhe lejdingut te cilet vete jane nen kontrollin e hipofizes dhe hipotalamusit!qeliza e lejdingut prodhon testosteronin kurse qelizat e sertolit jane shenjestra e hormoneve hipofizare.
spermatozoi ne strukture ka nje bisht dhe nje koke.bishti ka nje strukture tubulare dhe nder te tjera permban edhe dineinen e shumperfolur qe eshte shkaktare per infertilitet kur nuk punon mire (detajet e saj do ti shihni tek tema e biologjise molekulare,me vone).po ashtu te ben pershtypje fakti qe ne bisht jane te mbledhur te gjithe mitokondrite qe do japin shtysen e duhur kur te jete ne udhetim.duhet te keni parasysh qe bishti nuk futet tek ovociti dhe kjo eshte arsyeja pse semundjet gjenetike mitokondriale trasmetohen vetem nga femra si dhe fakti qe nese kerkohet te dihet qe 2 femije jane nga e njejta nene,mund te kontrollohet materiali gjenetik mitokondrial...nejse se u largum nga misioni ...qe po thonim,ky ishte bishti.kemi pastaj koken qe ne vehte mban materialin gjenetik...23 kromozome qe do bashkohen me 23 te tjere per te formu nje qelize serish me 46 kromozome qe quhet zigote,qeliza e pare staminale njerezore
koka ne maje ka edhe nje tip qese (akrozoma) qe permban enzima degraduese,te rendesishme per te care ate shtrese qelizash qe rrethon ovocitin...
tani vjen bukuria e gjithe procesit:
pasi qe prodhohet spermatozoi dhe kalon ne epididim,nuk eshte i afte as te levize as te fekondoje...prandaj,ato qe jane tek veglat e mashkullit jane "kot"...kur te kaloje ne epididim,do ti nenshtrohet upgrade-it (maturimit) te pare qe do ta beje te afte te levize (nuk i kam mekanizmat molekulare te asaj qe ndodh ne ate moment dhe do me duhet ti kerkoj sepse jam edhe vete kurioz).me pas do kaloje ne afersi te qeseve seminale (pak para se te futet tek prostata) ku do ti shtohet ca sheqerna(fruktoza),dhe ne brendesi te prostates qe do coje edhe ajo nje sasi lengu te vetin...gjate kalimit neper aparatin gjenital te mashkullit do ti shtohen edhe sekrecione te tjera!
pastaj nje kercim ne erresire dhe kalohet nga ana tjeter...spermatocitet qe kalojne ne aparatin gjenital te femres nuk jane ne gjendje te fekondojne ovocitin...vetem pasi te kalojne tek aparati i femres,i nenshtrohen nje procesi te dyte upgrade-i qe i ben te afte te fekondojne ovocitin...ketu fillon kalvari deri tek gameti femer qe ndodhet ne tubet e fallopit...shumica e spermatozoideve shkaterrohet rruges si pasoje e ambientit "te eger" qe eshte: makrofage,neutrofile qe i shkaterrojne.
ato qe mberrijne tek ovociti kane edhe nje detyre te fundit...perdorimi i enzimave qe ndodhen tek koka per te care deri tek muret e ovocitit...aty pastaj njeri futet dhe sapo futet brenda,duke lene bishtin pas,shkakton nje depolarizim te mureve te ovocitit dhe bllokon te gjithe spermatozoidet e tjera qe te mos futen...ato qe ngelen jasht te bojn harakiri se e hongren
pra,cdo ovocit fekondohet vetem nga nje spermatozoid (kush pyet po si ka mundesi qe kemi 2 binjake homozigote,i them qe me pas zigota gjate blastocistit ndahet ne 2 dhoma qe formojne 2 femije,kurse per ato qe pyesin per binjaket heterozigote u them qe jane 2 ovocite qe prodhohen nga vezoret e femres dhe qe te dyja jane fekonduar...gjithsesi keto jane gjera qe kerkojne postime te tjera...)

ky ishte pak a shume per sa i perket rruges se gametit mashkull...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 05/01/2007 ora 15:41

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Janar 2007 04:03
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

foto e struktures se spermatozoidit

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 1907.jpg
Ky file është shkarkuar 369 herë.

Cod. B05012007

atehere ketu keni edhe figuren e nje strukture te spermatozoidit...ato qe ju duhet te dini jane:

1. berthama qe permban materialin gjenetik.
2.pjesa e bishtit qe ka perqendrimin me te madh te mitokondrive( mitokondrite jane numri 7)
3.flagjeli...eshte ai qe leviz me shume gjate ecjes dhe qe permban nje strukture tubulare dhe ne perberjen e vet ka edhe dineinen qe mund ta keni degjuar edhe me para...struktura tubulare ka kompleksitetin e vet po ashtu!
6.akrozoma...pjesa qe permban enzimat qe do nevojiten per te care shtresen qe rrethon ovocitin
4.membrana e brendshme
5.membrana e jashtme

per ato qe kam harruar pa treguar mund ti tregon ndoshta me vone...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datë 10/05/2007 ora 03:53

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Janar 2007 04:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

korregjim i vogel (gabim i imi)

hmmm..do doja te beja nje korregjim tek pershkrimi i figures...4 eshte akrozoma,dmth pjesa qe ka enzimat ,ndersa 6 eshte e gjithe berthama qe ka materialin gjenetik

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Janar 2007 15:46
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Shtatzania

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.