Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Ne anen tjeter te Henes! Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Mungesë

Shkëlqimi i Hanës
duar m’u ba
duar, që ngulën rranjë përkëdheljesh
e prekjesh t’djersta
n’flokt e njomun nga lot i derdhun s’di prej ku.

Ky moment,
pengohet akrepave t’orës,
e minutat e zhdërvjellun fushës së pakohësis
bahen orë t’veshuna me t’kuqen e ditve dashunore
tuj gjunjëzue toreadort e trishtimit lajmëtar.

Ti, flok malli ulun përmbi qërpik,
rreze Dielli mbjellun n’prag mëngjesit lozonjar,
nuk më je ktu,
por Je, e kjo mjafton,
mjafton sonte n’kyt natë me hanë t’rilindun qiellit.

©e.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Maj 2011 13:07
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Maj 2011 13:09
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Enderr!

Me pluhur buzeqeshesh,mezitjen buzeve ta largoja...

S'do doja asgje me shume,sesa embelsia fytyren tende ta mbulonte.

Rrahja e zemres tende,jete dites sime t'i jepte.

Tingujt e zerit tend plot dashuri rrugicave te drites te me shoqeronin.

Buzeqesh,per mua!

Tregome shpirtin e enderrimtar,ne nje buzeqeshje...

Tregome endrren ne dy fjale...

Tregome realitetin ne nje frymemarrje...

Tregome rrugen ne nje perplasje sysh...

Shkelqimin e syve,dua te kundroj ...

Fjalet e zemres tende lehte ne vesh te mi peshperisesh...Melodi shpirti le te behen...

Endrren ne dore fort ta shtrengoje...

Fjale shpirti t'i mermerisje...

Perqafime dashurie t'i dhuroje...

Me notat e kenges se zemres..forcen t'i jepje...

Krahet t'i hapte...

Fluturimin drejt qiejve te merrte...

Drejt jetes te udhetonte...

Ne realitet pushim te gjente...e aty te ndalonte...

© E.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2011 15:08
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Xixëllonjat


E kundrova mbramjen fije e për pe,
E solla dhe e mbështolla n’pllambë t’synit
Thue ishte nji e porsalindun qiejsh.
N’xhep t’errësinës,
Xixëllonjat fole kishin ndërtue
Me fjalët e kapërdime nga gojë e heshtjes.
Mjaftuen pendët e frymës eme,
Akujt që i mbanin t’ngujueme me i shkri,
E nji rrëbesh fjalësh nga Qielli me fillue me frye.
Fjalë që t’kacavjerreshin trupit me shpresen me tu ba tingull,
Rrinin n’zgrip t’buzëve me dëshirën me u tu ba ndjenjë,
E syve i hapërdaheshin me iu ba sezban shikim.
Ata nuk flisnin, por belbëzonin!
Diçka t’randësishme po donin me rrëfye,
E dallohej nga zori n’vallen e pa harmonizueme n’ajër,
Sikur nji trupë e stonueme balerinash amatore,
Por unë s’i kuptova asnji fjalë.
E n’hatër tyne e t’vedit,
Tan naten e kalova tuj hangër me sy kafshatë për kafshatë
Cohen e zezë t’errësinës.
N’rreze t’parë t’ditës,
Ai grumbull hareje t’gzueme që ma n’fund Unë i kisha falun lirinë
E prej akujve t’heshtjes i kisha çlirue,
U shpërthiqen n’hapsinë si flluska sapunit aromë mirë,
Se binin erë lule dafine.
E bashkë me ta u shpërthiq edhe e vërteta që
Nuk i mjaftoi nji natë me ma rrëfye.

Për nji copë herë mbeta me aromen e tyne nepër hundë,
masandej ktheva shpinen dhe....Ika!

08.06.2011 ©

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2011 14:56
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

goca

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2011 15:35
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Dashuria jote

Dreq o dreq!
me mbyte me kete furine tende,
ashtu sic mbyt cdo sekonde
vala bregun,
si buke me djathe shpirtin ma hengre,
me do te gjalle apo te vdekur?

s'te pelqej keshtu sic jam?
une s'mund te ndryshoj,
s'jam prej plasteline,
s'jam serbi qe naten te te sulmoj,
ti s'je thika tradhetare
qe me ngulet mbas shpine.

C'ben keshtu, me shterngaten tende,
me mbyte ashtu sic mbyt
vala shkembin.
si Prometeut melcine ma hengre,
gjithe qelizat e trupit me therin,
me dhembin.

Djall o djall!
me fundose , sic fundos vala bregun,
s'e kuptoj,
ti, me do te gjalle apo te vdekur?

e gjeta diku psh po me pelqeu

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2011 15:58
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
goca



__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2011 16:09
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Bukur Kat

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2011 16:26
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Bukur Kat


Faleminderit Bionde!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2011 17:31
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re ddddd.jpg
Ky file është shkarkuar 30 herë.

~ Eklips ~

Hënë,
Balluket e shiut të kanë mbuluar sytë.
Harbueshëm,
Si duart e dashurisë
Të kanë mbuluar fytyrën,
Të përkëdhelin,
Të puthin me bulëza,
E pastaj
Dënesin,
Dënesin djersëve të purpurta
Që në dridhje të afshëta
Avullojnë pasqyrës së qiellit.
Hënë,
Dukesh lozonjare nën petkun e kuq të pasionit,
Tunduese,
Far i një deti të zi dhe të qetë,
Aspak i frikshëm,
Që murmurit me buzët e shiut
“ Ho fame della tua bocca” të Nerudës.
Hënë,
Trupi i Diellit rënduar
Si një shi kokërr malli
Që mezi pret të shkëputet nga Qielli
Po shuan etjen e tij në krahërorin tënd.
Po pi me buzët e shpirtit
Në kroin e pafajësisë tënde,
Po mbytet me hyjntësinë tënde,
Që të përhapet trupit si
Qershi e kuqe, e ëmbël, e athët…
Hënë
Ngjan si një sy i përgjumur
I përskuqur nga zjarrët e pasionit
Që rëndohet
Rëndohet,
Dhe errësohet nga duart e panjohura të
Një tjetër ëndrre,
Që do ngjizë në barkun e syve
Një tjetër
Hënë dhe
Një tjetër Diell.

16.06.2011 ©

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2011 21:03
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Ne anen tjeter te Henes!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.